Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 167 168 169 170 171 172 173 174 175 [176] 177 178 179 180 181 182 183 184 185 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Sateliti i rrjeshtave te sotshem rrotullohet tek ajo nate e mbushur me alkol. Dhe cuditerisht liria alkolike coka ne burgosjen brenda casteve retorike perqark meje. Avuj alkoli dhe shpirtra qe nuk njohin vetveten. Skenare te njohur nga njerez marioneta. Ndoshta kjo eshte vetem nje "alibi" tjeter per te fshehur paaftesite e mia integruese me boten e te gjalleve. Pra nje forme e zhvleresimit te rrushit nga ana e dhelpres qe aplikohet perpikemerisht sa here epruvetat prej njeriu zbrazen drejt shtepive te tyre dhe aftesia ime studjuese mbetet boshhhh...
Ne kete loje teatrale lengjet eksperimentale perzihen per te prodhuar substanca te reja, me elektrone nga te dyja (ose nga te gjitha) palet. Dhe natyrisht qe te shikosh keto reaksione duhet qe ti te mos ndryshosh, te kesh nje sistem referimi. E keshtu lumenjte e mi te rrembyer ndalojne ne nje cast fotografik. Asgje nuk pipetin, te gjithe heshtin, ndersa burimet vazhdojne te derdhin materialet e tyre pafundesisht... derisa fotografite shperthejne ne caste filmike te cmendura. Detajet nuk jane vetem imagjinare, por evidente. Flashe mendore qe kapin levizjet e menjehershme dhe njerezit shfryhen ne format e tyre te turpshme.
Ne nje dite si kjo, kur dashurite me rrethojne realisht, as vete nuk e di pse strukem ne vogelsira imagjinare. Ndoshta gjithe ai sensibilitet qe vjen nga pertej faqeve te nje libri apo telit te nje telefoni me kthen ne format e mia me negative, qe shume thjesht do gjejne zgjidhje ne kohet e ardhshme dhe organet e puthshme te ndonje femre.
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 167 168 169 170 171 172 173 174 175 [176] 177 178 179 180 181 182 183 184 185 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.