Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 167 168 169 170 171 172 173 174 175 [176] 177 178 179 180 181 182 183 184 185 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Kur tymi i dendur i cigares djeg syte
dhe ajri i mbushur me grimca alkooli
deh cdo qelize te dobishme pergjegjesie,
koka turbullt fillon te pergjoje mendimet
ku e kaluara kohe te lavdishme zbulon.
Citate heronjsh te lidhur ne zinxhire,
te zhytur ne balten e harreses,
apo tek gremisen humneres duke buzeqeshur,
valeviten perpara si flamuj besimi
per format me te vyera te humanizmit
qe e sotmja damken e nuses shterpe i dha.
Truri perpin cdo fjale,
cdo figure te transformuar
aq lirshem nga shiritat e se kaluares
dhe nga brenda fillon te zjeje.
Gjakun neper vena fillon e vlon
dhe ben trupin te gjalle te ndjehet serisht
para se stomaku te filloje te tradhetoje
acidin dhe alkoolin pafund
nper pllakat e ndotura te lokalit,
fushebetejes se gjenerates "z".
E tashmja avitet pa asnje reagim
dhe zvarritja ne dysheme cuditerisht
ndizet nga nje vegim corrodites
ku heronjte e dikurshem buzeqeshin
dhe duke pranuar si nje prej tyre
japin kurajo me gishtat te drejtuar nga dera
si per te peshperitur ne vesh
qe formati ne kete dyluftim
mbart vec se vetveten.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 167 168 169 170 171 172 173 174 175 [176] 177 178 179 180 181 182 183 184 185 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.