Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 167 168 169 170 171 172 173 174 175 [176] 177 178 179 180 181 182 183 184 185 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha Niqua
po bje bore ne NYC hahah
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Gjesi AD!
Ti ke shkrujt per rendesine e lirimit te vizave si qellim ne vetvete. Une, nuk shkrujta se s'ka vlere lirimi por, ky lirim i sherben VETEM nje grup njerzish dhe jo mases duke pare keto shifra!
Ti thua qe, Bosat-Biznesmenet kane mundur te dalin edhe kur nuk ishin liruar vizat, e drejte por, tani ato nuk duhet te shkojne neper Ambasada sic duhet te benin si te gjithe te tjeret para lirimit te vizava dhe, kjo eshte lehtesi per to! Ato si kane problem t'i paraqesin keto shuma Eurosh neper pikat hyrse! Kurse, njerzit pa biznes dhe me nje pune normale vallahi shume veshtire e kane. Marr shembull nje mesuese dhe, jo vetem ato,(sic eshte motra ime ne El.) qe merr tek 350 mije leke ne muaj!? Nuk po zgjatem te bej llogarine ne detaje sepse kete e ben cilido shume shpejt me keto shifra=rroge mujore!
Jane nje sere pyetjesh qe dalin kur shikon ato kerkesa-detyrime=shifra qe duhet te kete nje udhetar.
Ku eshte LIRIA ketu kur nje person duhet te kete PATJETER bilete kthyese!?
Pra, per mua eshte =Kufizim Vizash dhe JO Liri te njeriut.
N.q.se nje person vjen ne nje shtet dhe ka menduar te rrije nje jave por, mbas disa ditesh aty mendon te rrije dhe nje apo dy jave te tjera, si veprohet? A s'paska te drejte nje Shqiptar ta zgjasi nejtjen sipas deshires?
Pra, per mua ky eshte =Kufizim Vizash dhe JO Liri te njeriut.
Tjeter, perse u dashka qe nje person te paraqesi shuma Eurosh kur ky person ka nje njeri ne shtetin qe deshiron te hyje dhe, ky njeri e pret dhe mbulon per te jetesen per kohen e ndejtjes!?
Edhe ne rastin kur s'ka njeri ne ate shtet, perse u dashka Bileta e kthimit kur, duke iu permbajt dhe shprehjes se popullit e cila njihet edhe ketej qe "Ikja dihet por kthimi Jo"!?
Pa lirimin e Vizave, nje person qe kishte Garanci merrte vizen ne Ambasade dhe NUK i kerkohej asnje Euro te paraqiste, qe do te thote, "X" person s'duhej te ishte Bos apo Biznesmen me xhapat plot per te ardhe ne nje nga shtetet e Shengenit!
Pra, per mua s'ka Lirim por, Kufizim te Shqiptarve ne levizjen e lire!
Ne nje vend ku Populli akoma merr ushqimet me te nevojshme te jetes me LISTA=Borxh, te flasesh per LIRI te VIzave duke pare keto SHIFRA qe kerkojne shtetet e Shengenit!?
As te semuret dhe ato qe duan te Operohen, Vizitohen ketej NUK do munden te dalin sepse, pervec Eurove te Vizites mjeksore dhe Operacionit (qe s'jane shuma te vogla) do iu duhet te paraqesin dhe Eurot e jeteses se tyre dhe SHOQERUESVE te tyre=families!
Jane dhe disa pyetje ose pika te tjera por, nuk po zgjatem ketu me "cercaf".
Pra, te mos ngaterrojme ne diskutim qellimin ne vetvete te lirimit te vizave me funksionalitetin e tyre ne fakt.
Une, keshtu e shikoj dhe llogjikoj. N.q.se nuk do te ishin keto Shumat e kerkuara, atehere PO, as nuk do diskutoja tani dhe do ta cilesoja me plot gojen; Lirim te Vizave dhe Liri te njeriut!
Nuk çalon gomari nga veshet.
Megjithate une u kam mesuar nje truk njerzve, u kam thene mbajini me vete nja 200 euro, nese u kerkon polici sa leke ke me vete dhe thuji se do rrish e shumta nje jave tek djali.
Ndoshta eshte hera e pare qe ne Shqiperi behet nje proteste qe ia vlen.
Eshte fjala per protesten kunder importit te pleherave.
Nuk me intereson fare ceshtja ne fjale, por vlera qendron ne faktin qe eshte proteste jo politike.
Thua te kete proteste jo-politike ne Shqiperi? Se di kete te plehrave, por degjova qe opozita mbeshtet protestat ne Dukat... qe dukeshin spontane fshatare.
Vizat, fushatë raciste në Zvicër. Foto fyese për gratë e vajzat shqiptare
Një parti me ndikim të konsiderueshëm në jetën politike të Zvicrës ka publikuar foto fyese dhe provokative, duke ofenduar shqiptarët dhe duke vlerësuar se heqja e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët do të sjellë pasoja negative për këtë vend.
Është Partia Popullore SVP e Zvicrës, ajo që ka vendosur të kërkojë një referendum mbi emigracionin dhe këtë e ka bërë duke prezantuar në publik, dy fotografi që kanë si synim të vendosin në dilemë zviceranët lidhur me dy vendet të cilave iu liberalizuan vizat së fundmi, Bosnjes dhe Shqipërisë.
Fotot janë fare të pavenda dhe fyese. Fotot synojnë të bindin zviceranët që të triumfojë kërkesa e kësaj partie për të bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe boshnjakë në Zvicër, ngaqë ata më së shumti janë të fesë myslimane, - njoftoi agjensia e lajmeve NOA
Fushata ka për qëllim të paralajmërojnë zviceranët në atë që mund të ndodhë në vend, në qoftë se lejohet hyrja e shtetasve të huaj në mënyrë të mëtejshme.
Fushata vjen në një kohë kur zviceranët janë duke u përgatitur për të kaluar një ligj, sipas të cilit emigrantët që kryejnë krime të rënda duhet të deportohen automatikisht. Fushata online është prodhuar nga Partia Popullore SVP Zvicerane, forcë e madhe politike në vend dhe ndër kryesoret në Parlament.
Në një foto, tregohet bregu i liqenit të Zyrihut, ku gjenden disa vajza lakuriqe që kanë nxjerrë vithet jashtë, çka për Partinë Popullore zvicerane është realizuar për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sjelljes së përkundërt të myslimanëve me gratë.
Për këtë parti të djathtë zvicerane, "shqiptarë e boshnjakë" identifikohen në një "kategori" të vetme: myslimanë me sjellje të përçmuara sipas kuptimit të kësaj partie.
Në foton e dytë-lart, gjenden një grup grash me shami në kokë dhe rroba në trup duke u larë në ujë me baltë. Sipas shpjegimit publik, kjo parti tha se në atë foto, janë gra shqiptare dhe gra nga Bosnjë-Hercegovina dhe paralajmëron në mënyrë fyese se "edhe ne do të përfundojmë si këta". (!)
Prodhimi i kësaj fushate provokative me vajzat lakuriq është bërë sipas organizatorëve, për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj myslimanëve dhe sjelljes së tyre të mbyllur me femrat.
Linku: http://www.telegraph.co.uk/news/wor...ked-models.html)
Tiranë, shpërthen automjeti, plagoset drejtuesi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë në zonën e rrugës së Elbasanit.
Sipas informacioneve të fundit një automjet me tarkë TR 2029 T ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i tij ka pësuar plagë.
http://www.facebook.com/photo.php?pid=16018396&id=135633570353
Re: Tiranë, shpërthen automjeti, plagoset drejtuesi
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë në zonën e rrugës së Elbasanit.
Sipas informacioneve të fundit një automjet me tarkë TR 2029 T ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i tij ka pësuar plagë.
http://www.facebook.com/photo.php?pid=16018396&id=135633570353
Re: Re: Tiranë, shpërthen automjeti, plagoset drejtuesi
Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
Hemmmm ......... interesante ........... S'eshte as ndonje makine luxoze ....... Mitsubishi ......... (prodhim per ameriken duket) ........... . Mahhhhh ......... .
Do kete lidhje me processin e Napolit ............. Moratti po kerkon te zhduke deshmitaret ...............
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 167 168 169 170 171 172 173 174 175 [176] 177 178 179 180 181 182 183 184 185 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.