Forumi Horizont Gjithsej 223 faqe: « E parë ... « 168 169 170 171 172 173 174 175 176 [177] 178 179 180 181 182 183 184 185 186 » ... E fundit »
Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Kush e stis urrejtjen krahinore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14713)


Postuar nga Piktor datë 31 Tetor 2007 - 00:06:

Re: Rënia e miteve

Citim:
Po citoj ato që tha ariskratos
Rënia e miteve

Për rënien e miteve, dhe bashkë me të të atij versioni të historisë evropiane dhe botërore, që na është paraqitur deri tani, po kontribuojnë çuditërisht po ato qarqe evropiane të cilat e kanë fallsifikuar vetë historinë. Po përse po e bën Evropa këtë zbythje? Kuptohet, dy janë arsyet e këtyre zbythjeve të Evropës. Kur zbulohen “gjëra të reja” para publikut

1. Zbythja duhet të bëhet përsëri sipas kanoneve të tyre ideologjike
2. Evropianët, duhet të jenë përsëri të parët në këto rizbulime.

Duke u nisur nga premisa të tilla të dobëta, joshkencore dhe alogjike, këto prapazbythje do të jenë gjithmonë të mangëta dhe burim satire.

Dje mbrëmë, në emisionin e vet Voyager, Rai Due, një institucion që përcjell ideologjinë e shtetit italian e të Vatikanit në Itali e më gjërë, kumtoi se harta e botës ku pasqyrohet dhe Amerika është hartuar 30 vjet para udhëtimit të Kolombit, më 1487, dhe gjendet në Itali.. Dhe ku u gjet, do të thoni ju? Në majë të tavanit të një vile italiane.

Tregohet një anekdotë andej nga Kavaja. Djali ishte kthyer në shtëpi nga studimet në Evropë dhe i habitur pyet të jatin se si kishte mundësi që një copë e madhe bajgë të ndodhej në tavan. Si ka arritur ta bëjë lopa një kryevepër të tillë?

Kështu dhe kjo bajga e italianëve. Përse italianët ngjiten deri në tavan për të gjetur një hartë? E para për të ndrequr një gomarrllëk që ata bashkë me evropianët e tjerë kanë thënë deri më sot, se Amerikën e zbuloi Kolombi. E dyta, ata e kërkojnë këtë hartë në muret e tavanet e vilave dhe jo në arkivat e tyre dhe të Vatikanit sepse s’duan të dalin në dritë gomarrllëqe të tjera.

Sipas historiografisë evropiane në hartat e Evropës (medemek ato të Ptolemeut) deri në mesjetë toka konceptohej e sheshtë. Ky konceptim vjen deri në vitin 1492 kur gjermani Martin Behaim (1459 - 1507) harton hartën e parë të botës, por pa Amerikën?! Kjo hartë duhej të ishte e tillë sepse ishte programuar pra që një Kolombus do të shkonte më 1492 e të zbulonte i pari Amerikën! Ja se ç’shkruan italiani diku:

Il 12 ottobre del 1492 Cristoforo Colombo, dopo una lunga ed estenuante traversata oceanica alla ricerca delle mitiche Indie, raggiunge le terre che in seguito verranno chiamate America.
Më 12 tetor të vitit 1492 Kristofor (Q Ar ishte bërë) Kolombi ( Si Yll Vij), pas një kalimi të gjatë dhe rraskapitës oqeanik në kërkim të Indive mitike, arrin në tokën që do ta quajnë më pas Amerika.

Ky është versioni që Vatikani dhe Aristokracia ka shpërndarë në të gjithë botën deri në Japoni.

Por si ka mundësi që Kolombi të nisesh pa hartë për në Amerikë kur harta nuk ishte dhe aq larg prej Spanjës, por në Itali, bile në majë të tavanit, që më 1457?

Ore me "llogje kavaje" -thote Raimond  merresh ti. E di ti sa anije jane mbytur, kane humbur dhe sa njerez jane vrare deri ne gjetjen e atij kontinenti. Pastaj mjafton te shikosh hartat e Magjelanit dhe skicat e rruges e do ta kuptosh se si dhe qysh u zbulua amerika.


  Gjithsej 223 faqe: « E parë ... « 168 169 170 171 172 173 174 175 176 [177] 178 179 180 181 182 183 184 185 186 » ... E fundit »
Trego 223 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.