Forumi Horizont Gjithsej 251 faqe: « E parë ... « 168 169 170 171 172 173 174 175 176 [177] 178 179 180 181 182 183 184 185 186 » ... E fundit »
Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Vajmedet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18769)


Postuar nga Piktor datë 08 Nëntor 2014 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


absolutisht po
edhe nga ata qe dekretuan qe Trebicken e vrau qeni i vet
edhe nga ata qe shpetuan Lulin me procedure
edhe nga ata qe shpetuan Fatmir Mediun
edhe nga ata qe vendosen qe video e Ilir Metes ishte e manipuluar
edhe nga ata qe liruan Llupon apo Prendin
edhe nga ata qe liruan Fullanin
.
.
.
edhe nga Gjin Gjonajt e Jarencat e rradhes
etj etj etj

nga te gjithe Piktor, ti e di se si e mendoj une.

Une te fola per anen njerezore sepse (pavaresisht fajeve prinderore, e kush nga ne nuk ka gabuar me femijet, edhe pse jo ne grade te tille) nga cfare kam pare ketu ne Itali me te droguarit meshiroj c'do familje qe, per nje arsye apo per nje tjeter femija i hyn ne tunelin e droges.

Edhe une po shkruaj nja dy fjale sa per te shkruar. E di se nuk i lexon ashtu si duhet. Kjo eshte teme me vete me te njejtin titull. Ku trajtohet psikoza e njeriut pse ai eshte gjithmone i prire per te besuar gjera qe nuk duhen besuar. Reales dhe shpifjes. objektives dhe subjektives. Meqe keto nderthuren keqas ndermjet tyre.
Kur isha i vogel degjoja lloj lloj gjerash. Ne fund te fundit deri me sot nuk i kam besuar ndaj nuk jam ndeshur me to.
Thonin se ka fantazma, - kurre nuk pashe fantazma.
Thonin ka shtriga e shtrigaj, -kurre nuk ia kam njohur. Nese me eshte dashur te quaj dike shtrige, mund te kete qene ndonje mesuese, ndonje vajze ose ndonje thashethemxhie apo thashethemxhi.
E plot te tjera.
Tani tekthehemi tek realiteti.
Objektivisht une jam dakort ne parim se drejtesia ka problemet e saj. Ashtu sikurse jam i prirur te besoj se problemi i drejtesise nuk ka ngjyre por zgjyre: Them kete se nuk me mbushet mendja, zor se mund te besh drejtesi ne kete vend me kete fryme.
Besoj se ketu duhet te jesh dakort edhe ti.
Drejtesia sipas meje behet nepermjet ndeshkushmerise se personave si shembuj te korrupsionit etj e jo nepermjet heqim Hysenin e vejme Hysniun.
Mirpo kjo nuk i intereson askujt, flas per politikanet qe kerkojne te vejne ne pozicione kyçe te drejtesise njerez te tyre qe te jene te mbrojtur nga pandeshkueshmeria.
E para.
Me çfare argumenti nuk mund te rihapet çeshtja e korrupsionit te pretenduar prej jush per rrugen durres Kukes. Atehere ketu ligji çalon dhe duhet rishikuar qe kjo çeshtje dhe shume çeshtje si kjo te hapen e te ndeshkohen fajtoret. Gjithnje nese duam shtet te se drejtes.
Te njejten gje mund te them per Mediun e te tjeret qe citon ti.
Plus ose shto edhe qe me eshte mbushur mendja mua dhe ky nuk eshte faji im.
Qe te gjitha jane shpifje dhe nuk ka asnje element per ti inkriminuar perveçse shpifjeve te fabrikuara nga selia roze mbi kedo e gjithshka per te erresuar mendjet e njerzve dhe te shikojne fantazma dhe shtriga.
Them se ka funksionuar per bukuri dhe funksionon akoma perderisa askush nuk çohet e i kerkon llogari e ti thote te votuam per drejtesi per begati dhe jo per llafe te bukura dhe taksa e shtrengime.
E dyta.
Per çeshtjen e videos se Metes besoj se nuk eshte i inetersuar ai i pari juaj. Jo se i dhimbset por i duhet. Tjetra eshte se kjo do te ishte ngjarja e shekullit dhe nuk ka as bythe as komoditet ta beje Rama kete. Ne kete pike them me mire ta harrojme se ka lenduar shume dhe mund te lendoje akoma me shume. Me nje gje qe kush e di ku shtrihen fijet qe nuk e lejojne kurre Ramen ta beje nje hap te tille.
Trebicka vdiq. vdiq apo e vrane nuk jam ne gjendje ta di. Ajo qe di eshte se ishte shtetas amerikan dhe kane bere hetime dhe amerikanet per ate çeshtje.
Per komplote mund te flasim sa te duash.


  Gjithsej 251 faqe: « E parë ... « 168 169 170 171 172 173 174 175 176 [177] 178 179 180 181 182 183 184 185 186 » ... E fundit »
Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.