Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 168 169 170 171 172 173 174 175 176 [177] 178 179 180 181 182 183 184 185 186 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 25 Nëntor 2010 - 01:36:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth
Do kete lidhje me processin e Napolit ............. Moratti po kerkon te zhduke deshmitaret ...............


Shume e sofistikuar si bombe gje qe me ben te mendoj qe nuk eshte thjesht hakmarrje aq me shume kur personi ne fjale punonte per 1 kompani celulare


Postuar nga AndreaPirelli datë 25 Nëntor 2010 - 02:19:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Shume e sofistikuar si bombe gje qe me ben te mendoj qe nuk eshte thjesht hakmarrje aq me shume kur personi ne fjale punonte per 1 kompani celulare



Shprehu deri ne fund .....................


Postuar nga AngelDevil datë 25 Nëntor 2010 - 02:39:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth


Shprehu deri ne fund .....................



Jo se pengoj hetimet


Postuar nga Fajtori datë 28 Nëntor 2010 - 09:22:

Wikileaks perfshin Shqipërine dhe Greqine





Në dokumentat sekrete të Wikileaks që parashikohet të publikohen së shpejti përfshihet edhe Shqipëria, më saktësisht prapaskenat e marrëdhenieve diplomatike mes vendit tonë dhe Greqisë.
Lajmi njoftohet nga burime pranë Ministrisë së Jashtme greke sipas të cilave ambasadori helen në Uashington ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm grek, Drucas për rrjedhjen e këtyre dokumenteve të cilësuara si të klasifikuara.

Dokumentet pritet të nxjerrin në pah fakte tronditëse në lidhje me marrëdheniet mes Tiranës dhe Athinës, për rolin e Greqisë në jug të Shqipërisë dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.

Në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhenieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm grek, Drucas ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si “top secret” nga qeveria greke.


Postuar nga lezhjani-82 datë 28 Nëntor 2010 - 15:38:

Shum interesante...e thoni pastaj se US s'ka gisht kudo.


Postuar nga AngelDevil datë 29 Nëntor 2010 - 01:40:

Ceshtja eshte me sensitive nga c duket ... uroj mos behen publike


Postuar nga Fajtori datë 29 Nëntor 2010 - 02:18:

Po, se popujt jane te trashe dhe nuk duhet te dine cfare bejne qeverite...


Postuar nga AngelDevil datë 29 Nëntor 2010 - 02:22:

Epo jane ca gjera qe me mire mos i dijne ose mos behen publike me mire .... ignorance is bliss,fiks per ket rast vlen kjo shprehje


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 21:50:

Shpallet fatkeqësia natyrore

Qeveria shpalli për herë të dytë gjatë këtij viti gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës kritike në Kaskadën e Drinit.Kryeministri lajmëroi në mbledhje të qeverisë se qeveria po evakuon banorët e zonës së Nënshkodrës.


Postuar nga AngelDevil datë 01 Dhjetor 2010 - 21:52:

Shkodër, liqeni hyn në qytet

Shkodra po përjeton sërish orë ankthi. Prurjet e Drinit kanë penguar Bunën dhe për pasojë uji ka nisur të mbulojë edhe rrugët e qytetit, ndërsa harta e përmbytjeve në zonen e Nënshkodres zgjerohet në menyre të frikshme.

Mjetet levizin me veshtiresi ndersa per shkak te rritjes se nivelit te liqenit ne siperfaqe kane dale edhe ujërat e zeza. Policia ka vendosur shirita ne rruge per te treguar vendet se ku automjetet dhe njerezit duhet te kalojne per te mos rrezikuar rrezimin ne kanale apo edhe ne vendet me te thella te liqenit te Shkodres.

Niveli ujërave po rritet me shpejtesi dhe shume banore nga zonat prane liqenit po largohen nga banesat e tyre per ne vende me te larta per te shpetuar.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 168 169 170 171 172 173 174 175 176 [177] 178 179 180 181 182 183 184 185 186 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.