Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 169 170 171 172 173 174 175 176 177 [178] 179 180 181 182 183 184 185 186 187 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 14 Shtator 2008 - 06:28:

Duke ecur mbi kenetat e shpirtrave shqiptare mundohem te mos behem pis, te mos baltos kembet. Dhe si rrjedhoje i hyj ketij mesazhi me çizme, si nje maçok i vjeter i fantazive tona.

Sot kuptova se nuk kemi nje filter, kemi disa. Si nje rende djathi e çmendur, apo si nje nga ato makinerite per te hapur tunelet, jemi vetem qenie qe pranojme nje lloj materiali te caktuar. Dhe keshtu filtrojme, bluajme dhe modifikojme ambjentin, per ti lene vetes te pranoje vetem disa gjera, disa meshkuj, disa femra, disa situata. Po kusuri? Ah kusuri nuk eshte problem, mundohemi ta marrim vesh nga te tjeret, te cilet sigurisht nuk kane filtrat tane, prandaj na duhen, ti kemi shoke, ti perdorim, te na perdorin.

Eshte nje efekt i çuditshem ky i plakjes. Duhet te jesh ti ai qe zvarrit boten me jarge dhe mendime te mbrapsura. Por cuditerisht eshte bota qe ecen avash. Dhe çuditerisht behet e parashikueshme, deri ne detaj, deri ne thelb, deri ne palce. Atehere pyet veten si ka mundesi qe nje plak i rrjedhur, i lodhur shpirterisht me internetin dhe shpirtrat internetçinj, te akordoje telat kaq kollaj dhe te parashikoje 7 notat qe e perbejne. Nje "do-re-mi-fa-sol-la-si" qe nuk sherben me as per te stervitur gishtat. Se di. Eshte koha per "ndoshta".

Ndoshta nje zemer ka nevoje te shfryje anash, jashte sistemit hidraulik te valvulave te veta ritmike. Paskemi nevoje per ate shfryrje te pa-parashikueshme, njesoj si Matrix kishte nevoje per hajdutet dhe kusaret qe te funksionoje. Njeriu perfekt, pra, nuk ekziston. Lereni c'deklarojne mjeranet e euforise amerikane, qe jashteqisin ate pelten prej bebe te prodhuar nga homogjeniteti i qumeshtit te nenes. Faljani kete here arrogancen, ne emer te dashurise qe si popull paskemi per injorancen qe na rrethon.

Mireserrini njerez me rrenje.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 169 170 171 172 173 174 175 176 177 [178] 179 180 181 182 183 184 185 186 187 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.