Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 169 170 171 172 173 174 175 176 177 [178] 179 180 181 182 183 184 185 186 187 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 03 Dhjetor 2010 - 11:30:

Shkodra, nen uje!!!


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2010 - 11:36:

Tani arriti lajmi te FH e ?

Vitin qe shkoi Sala tha nje here ne 100 vjet ndodhin kto fatkeqsi natyrore. I bie qe te kete 100 vjet ne pushtet tani. Gjalle ne bote se me besohet qe fajin e ka shiu. Si mund ti lene ato liqene mush tumllas duke dit qe Buna nuk ma gjithe ujin qe i hedh ne dimer. Hajt se Shkodra ka lidhje antike me Venezian, do i dergojne gondola si ndihme humanitare


Postuar nga Vizioner datë 03 Dhjetor 2010 - 11:54:

Mot i keq, 15 të vdekur në Europë



Kaos total ne trafik dhe viktima. Keto jane pasojat e motit te keq qe po mban ne Europe.
Te dhenat e fundit flasin per 15 viktima, si pasoje e te ftohtit.



Polonia ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve nga i ftohti, me tetë viktima. Temperaturat më të ulëta kanë qenë -20 gradë celcius.


Aeroportet në Angli, Zvicër, Gjermani, Francë e Çeki, për shkak të rreshjve të dëborës, kanë pezulluar shumë fluturime. Shqipëria dhe Italia përballen me përmbytje si pasojë e rreshjeve të shiut.


Venecia është përmbytur, derisa mësohet se janë shembur dy mure të kohës romake në Pompei.


Aeroporte janë mbyllur në Britaninë e Madhe, Francë dhe Zvicër. Dhjetra fluturime janë anulluar në Gjermani dhe Spanjë.


Në Italinë veriore, shirat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha gjatë kësaj jave. Zyra e Mbrojtjes Civile paralajmëroi autoritetet se përmbytje më të mëdha priten ditët në vazhdim.


Në kryeqytetin rus, Moskë u shënuan temperaturat më të ulëta në këtë periudhë, që nga 1 dhjetori i vitit 1931, -23.6C.

* * *

Tani e gjeti ky Mot, kur iu lirun Vizat Shqiptarve, t'ja veshtirsoje levizjen!?
Mbas dates 20 dhjetor do jete dhe ma keq! Gjynaf!
Te gjithe (gati te gjithe) Aeroportet jane blloku!!!!


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2010 - 14:00:

Nga Greqia behej plazh degjova ne lajme.

Hajde mot tekanjoz hajde.


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2010 - 13:04:

Hapin portat e liqenit: dallga merr perpara makinat qe po kalonin uren.

Shpetojne te gjithe.




Thuj ti qe shqiptari nuk vu nga budalliku. Kane hap 2000 m3/s uje dhe s'kane mendu qe poshte ka ure me makina. Te ndodhte ne vend tjeter kjo do behej nami. Ne Shqiperi thote deputetja s'ka problem.


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2010 - 13:18:

04/12/2010 08:45 - Shkodra me 20 cm uje me shume

Në qytetin e Shkodrës ujërat po përparojnë me dhjetra metra drejt qendrës së qytetit.
Sipas informacioneve të fundit të bëra publike nga autoritetet lokale, niveli i ujit është rritur me 20 centimetra.

Ndërkohë, në rrugën kryesore të qytetit verior ka nisur tregtia e cizmeve të gjata, të domosdoshme në këtë situatë të rëndë.

Ndërkohë banorët e Shkodrës, të izoluar nga përmbytjet, vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike dhe ajo e ushqimeve.

Gjendja e krijuar është shumë herë më e rëndë se ajo e fillimvitit dhe përmbytjet këtë radhë nuk prekin vetëm fshatrat përreth, por kanë goditur qytetin në zemër të tij.



-------------------------
04/12/2010 08:50

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ndërpret me urgjencë vizitën e tij në Kazakistan, për të ardhur në Shqipëri pas emergjencës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër dhe pjesë të tjera të vendit.

Presidenti Topi, nëpërmjet një deklarate për shtyp, bëri të ditur se po nis përgatitjet për mbledhjen e këtij forumi të rëndësishëm, i cili mblidhet në rastet e fatkeqësive natyrore ose për çështje të tjera të sigurisë së një vendi. Institucioni që drejtohet nga Presidenti dhe ku marrin pjesë drejtues të qeverisë, ministra por edhe përfaqësues të Parlamentit, ushtrisë, policisë dhe Shërbimit Informativ do të diskutojnë për rrezikun që i kanoset sigurisë kombëtare të vendit, nga një gjendje e rëndë e krijuar jo thjesht në përmbytjen e shumë sipërfaqeve të tokave, por edhe rrezikut që i kanoset vendit nga rritja e nivelit të digave të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin.


Postuar nga lost_soul datë 04 Dhjetor 2010 - 22:26:

Sa e nimo shiu kte Salen re.
Neli transparenca pa u bo.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 04 Dhjetor 2010 - 23:08:

Po dje mbyllur autostrada Tiron Durres se ishte bo liqen ,bllokim komplet .. 2 muj knej nuk kam pare nje pjese europiane si mburren politikanet ketu mer plak eshte nje Kandahar i papame ...........


Postuar nga Fajtori datë 05 Dhjetor 2010 - 14:00:

NGA LAGJA NE LAGJE, VARKA 3 MIJE LEK

Plas tregu i zi në lagjet "veneciane" të Shkodrës. Në lagjet e përmbytura të këtij qyteti, udhëtimi me varka kushton afro dhjetëfish më shumë se udhëtimi nga Shkodra drejt Tiranës. Pazari i "ferrit" nis në lagjen "Xhabie" që në orët e para të mëngjesit. Sapo zbardh dita, pronarët e varkave nisin maratonën e transportit të njerëzve që kanë familjet e tyre të "ngujuara" në zonat ku uji arrin 1 metër, 2 deri në 2.5 metra. Në bisedat e para me varkëtarët që kanë mbushur mjetet e tyre lundruese plot me njerëz, bukë, shishe uji dhe ushqime të tjera, gati sa nuk bind veten se çdo gjë bëhet për humanizëm. "Sa lekë kushton varka deri në "Xhabie" zotëri?" Asnjë lek moj zonjë, transportin e njerëzve e bëjmë falas. Kjo është përgjigjia që merr nga secili prej tyre. Por kjo përgjigje është vetëm për të huajt kureshtarë dhe gazetarët. Pak minuta më pas e kupton se je mashtruar nga "bamirësia" e varkëtarëve, të cilët i tremben përballjes me policët bashkiakë apo të Rendit që ndodhen në vendin ku sapo nis vala e ujit. Në çdo moment mbërrijnë varka me gra, burra dhe fëmijë, ndërsa varka të tjera nisin lundrimin në drejtimin e kundërt me qendrën e qytetit, për në dalje të lagjes "Xhabie", për në lagjen "Tophanë", Livade" etj. (Shkeputur nga Gazeta Shqiptare)


Postuar nga Vizioner datë 07 Dhjetor 2010 - 15:16:

Sot, Protesta ne Tirane


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 169 170 171 172 173 174 175 176 177 [178] 179 180 181 182 183 184 185 186 187 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.