Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 170 171 172 173 174 175 176 177 178 [179] 180 181 182 183 184 185 186 187 188 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 27 Shtator 2008 - 07:58:

Butonat me kane lodhur. Cdo teme po krijon nje spango karakteri qe te tjeret e ndjekin me kureshtje. E pra, ashtu si ne realitet nuk dua te perkufizohem nga nje rast, nje teme, apo nje kenge. Fundja eshte pikerisht aspekti yne i pa-parashikueshem qe i jep shije botes. C'dreqin presim nga njerezit monotone, qe dihet cfare kishin dje dhe ku do shkojne neser.

Keto dite kam kuptuar dicka interesante. Jemi te gjithe si rruge te nje metropoli. Afrohemi dhe largohemi nga njeri tjetri dhe gezojme pafundesisht castet qe ecim paralel. Pastaj zbythemi, shkeputemi, dhe perjetojme serisht sensacionin e ndarjes, shkelyrjen e guard rail-it qe dikur behej puthja e rruges tone. E shikojme sesi trajektoret ndahen domosdoshmerisht dhe rrjedhim pafajtesine tone mbi orbitat e pa perkufizuara. Eshte pamundesia jone ajo qe na shfajteson perjetesisht mbi cdo shkelyrje dhe na vendos pas xhamit... Njesoj si tek pasqyrat e diukurshme te lodrave, ku ti mund te shikosh tjetrin 5 cm tutje pa arritur ta prekesh dot.

Nesje, keto jane pune njerezore. Rruget tona i vendos tjeterkush. Ose keshtu na pelqen te besojme qe te ndihemi rehat brenda guackes se breshkes ku jemi futur. E te mendosh qe ka kafshe te tjera qe guacken dine ta nderrojne me mire. Ja per shembull gjarpri nderron lekure. Ujku qime. Por prit... Keshtu i bie qe cdo ndryshim te beje pjese e botes se eger, te ciles njerezit i kane friken. Atehere le te leme secilin brenda kores se tij per te vazhduar ndonje nate tjeter. Ose ose... maksimum mund ti fusim ne solucionin e mesazheve te tilla qe te zbuten deri ne shplarjen perfundimtare.

Nderrojme teme. Naten e mire.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 170 171 172 173 174 175 176 177 178 [179] 180 181 182 183 184 185 186 187 188 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.