Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 170 171 172 173 174 175 176 177 178 [179] 180 181 182 183 184 185 186 187 188 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga lezhjani-82 datë 07 Dhjetor 2010 - 15:18:

Mos i ngaterro protestat me grevat !


Postuar nga AngelDevil datë 07 Dhjetor 2010 - 15:22:

Re: Sot, greve ne Tirane

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner



ne cfare ore di gje?


Postuar nga Vizioner datë 07 Dhjetor 2010 - 15:23:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Mos i ngaterro protestat me grevat !


Shume e drejte lezhjani.... gabim i imi!


Angel, tani, po e jep TV-ja Live, sic e shikon ke postimi im.


Postuar nga AngelDevil datë 07 Dhjetor 2010 - 15:39:

Se dija pa do kisha dale


Postuar nga RIP Gibbs datë 07 Dhjetor 2010 - 16:14:

Wikileaks, arrestohet Assange

Policia britanike arreston themeluesin e Wikileaks, Julian Assange. Lajmin e konfirmon site i Sky News.
Arrestimi ndodhi në një stacion të policisë londineze, ku 39-vjecari u prezantua bashkë me avokatin e tij. Assange do të dalë gjatë ditës para gjykatës.

Mandati i arrestit është dhënë pasi dy gra e akuzojnë Assange se i ka sulmuar seksualisht, pretendime që pronari i Wikileaks i ka mohuar gjithnjë.Pak ditë më parë qarkullonin zërat se gazetari australian do të dilte para drejtësisë të martën. Interpoli e kërkonte prej kohësh për akuzën e sulmit seksual në Suedi.

Të hënën avokati i Assange, Mark Stephens, deklaroi se ishte në kontakt me Scotland Yard për të organizuar marrjen në pyetje të klientit të tij, duke shtuar se 'takimi' do të ndodhte së shpejti.

Disa burime të tjera thanë për "The Guardian" se Assange i kishte kërkuar mbështetësve të tij që t'i dilnin garant dhe të mblidhnin një shifër prej 100-200 mijë stërlinash, për të fituar lirinë me kusht.


Postuar nga Vizioner datë 08 Dhjetor 2010 - 13:58:

'Azil politik sapo të hiqen vizat'

100 ish-të persekutuar paralajmërojnë nisjen kolektive dhe veprimin ekstrem pas heqjes së vizave. Protestë me zinxhirë te Parlamenti Europian. Udhetimin e pazakonte e paguan biznesmeni Beqir Caushi.



Thonë se u ka sosur durimi. Deri në atë pikë sa, sapo të hiqen vizat do të nisen ta kërkojnë shpëtimin dhe fatin drejt Brukselit. E jo thjesht me ndonjë takim protokollar me krerët më të lartë drejtues të Europës së ëndërruar edhe kur shumë shqiptarë të tjerë e përbuznin. Por do të shpërthejnë shpirtin që iu vlon kaherë pa shpëtim në vendin e tyre, ku as dikur, as tash nuk po e gjejnë veten. Dhe do shprehen vërtetësisht, ashtu siç ndiejnë. Me një grevë të paqtë e njëkohësisht tronditëse urie, mu përpara Parlamentit Europian. Duke kërkuar deri azil politik, e jo në kohët e Shqipërisë komuniste, por paradoksalisht të asaj postkomuniste.

"Do të kërkojmë azil politik, do të futemi në grevë urie, që ta dijë Europa se në ç'gjendje i ka katandisur ish-të burgosurit politikë shqiptarë atdheu i tyre, në të cilin as ka pasur, as ka demokraci dhe drejtësi. Një vend ku fitojnë e janë ende në pushtet ata që na vranë e persektuan. Një vend ku ndihesh i huaj, pasi fitojnë vetëm hajdutët, imoralët, kontrabandistët, servilët, spiunët", shprehet Gjergj Ndreca, sekretar i Shoqatës së Rehabilitimit për Drejtësi dhe Dinjitet të ish-të persekutuarve politikë, e cila numëron 450 anëtarë. Dhe jo thjesht me fjalë, por me vepra për këtë qëllim janë mbledhur 100 ish-të burgosur të komunizmit, të cilët fill pas 16 dhjetorit, ditës kur s'do të ketë më viza, do ta kenë të afërt ditën e nisjes për rrugë drejt Brukselit.

Ndërkohë që në kryeqendrën e institucioneve europiane, Bruksel, i presin edhe 50 ish-të burgosur të tjerë, të cilët do të mblidhen aty posaçërisht nga diaspora. "Shpenzimet e rrugëtimit tonë kolektiv do t'i marrë përsipër biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, Beqir Çaushi, nipi i Hysen Haxhisë, i cili ka bërë 16 vjet nëpër burgjet komuniste", thotë Ndreca.
Dhe jo vetëm grevë urie. Si simbolikë të protestës në Bruksel janë blerë edhe 220 metra vargonj hekuri, nga ai që përdoret për të lidhur makinat në dëborë, dhe me të do të rrethojnë simbolikisht Parlamentin Europian.

"Disa njerëz të qeverisë, të cilët e kanë marrë vesh gjithë sa u tha më sipër, për të na zmbrapsur na pëshpërisin se po të shkojmë atje do na rrahin policët e BE-së. Por ne do kërkojmë të drejtat tona paqësisht. Edhe po na rrahën, neve na kanë rrahur komunistët në Qafë të Barit, Spaç, Burrel. Na e kanë thyer kurrizin, kështu që nuk kemi frikë.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Dhjetor 2010 - 14:55:

Cmimi i energjise nuk do pesoje rritje.

Protesta beri pune


Postuar nga AndreaPirelli datë 08 Dhjetor 2010 - 16:46:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Cmimi i energjise nuk do pesoje rritje.

Protesta beri pune



Kur jane zgjedhjet????


Postuar nga kurt datë 08 Dhjetor 2010 - 18:48:

edhe kjo i mungon shqiperise Vizioner, qe ta lejm name mire neper bote.
lexova vetem ato fjalite e me boje.
sa komb qesharak paskena ken!


Postuar nga lost_soul datë 08 Dhjetor 2010 - 19:58:

Kurti paska shku te top channel.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=199453&ref=ml


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 170 171 172 173 174 175 176 177 178 [179] 180 181 182 183 184 185 186 187 188 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.