Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datë 29 Maj 2006 - 04:19:

apoptoza,migrimi qelizor dhe limitet e organeve

Cod. A29052006

Naim,ai proces qe po permend ti quhet "apoptoze" dhe eshte nje proces ku qelizat vdesin ne menyre te programuar. Me pak fjale eshte nje lloj vetevrasje e qelizave qe eshte e programuar nga vete gjenoma e qelizave qe vdesin. Ky proces sic the ti con ne formimin e hapesirave mes gishtave te duarve dhe te kembeve. Ndoshta ne shume raste e ke menduar qe procesi i apoptozes perfundon gjithmone me vdekjen e qelizes por kjo gje nuk eshte e vertete: Qelizat qe formojne kristalin e syrit nuk e perfundojne procesin por ndalen pikerisht ne momentin qe qeliza largon te gjithe organelet. Me nje fjale behet trasparente,nje vecori qe do jete themelore per funksionimin e kristalit.
Akoma nuk po kuptohet se si arrijne qelizat ta ndalin ate proces ne ate pike dhe nese kuptohet mund te kontrollohet vdekja e nje qelize si dhe ndalimi i semundjeve qe vijne si pasoje e vdekjes se nje numri te madh qelizash me apoptoze.
Normalisht qe e gjithe kjo drejtohet nga vete gjenoma e qelizes dhe eshte nje proces shume kompleks. Po ashtu eshte ajo qe qelizat emigrojne drejt zonave te caktuara qe do formojne organet e ndryshme. Edhe keto jane procese qe kerkojne nje precizion te madh. Thjesht po te permend qe skizofrenia mendohet te jete nje semundje ku qelizat nuk kane emigruar gabimisht ne pozicione te gabuara...etj pa u zgjatur. Ndoshta me vone mund te permend edhe migrimin e qelizave megjithse akoma nuk jane arritur te gjitha rezultatet me kerkimet.
 
Po ashtu eshte komplekse dhe akoma e panjohur plotesisht se si ndalet rritja e organeve te ndryshme por mund te thuhet se edhe keto varen nga gjenoma e qelizave si dhe nga nderhyrja e faktoreve te tjere si psh hormonet (hormoni i rritjes,e tiroides etj)...
 
Shpresoj qe per apoptozen te te kem dhene nje pergjigje sa do te dobishme. Per informacione me te gjata mund te kontrollosh edhe tek tema e kancereve....


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.