| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Te jesh vetvetja... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15494)
Ne fakt ashtu eshte, por duhet bere nje dallim. Te tjeret mund te na shikojne si te duan po kjo nuk zevendeson veten tone. Me pak fjale te tjeret jane vetem mjet per te kuptuar pjese te karakterit. Intuitat e tyre jane vetem pjese te ekuacionit te madh, te cilin s'mund ta kuptojne ne teresi.
Dje po flisja me nje te aferm dhe po diskutonim edukimin qe me eshte dhene. Nisur nga tjetri "une kisha dale per bukuri", por nisur nga vetja i rrjeshtova disa difekte qe vareshin komplet nga edukimi. Aty e kuptoi qe isha i sakte dhe me ne fund relativizoi ate qe tha me pare.
Ne fakt po te relativizojme qenien tone mund te lengezojme pjeset e ngurta dhe mund te kuptojme shume me mire pse sillemi ne menyre te caktuar. Pse filan sjellje e bejme se jemi mashkull apo femer, dhe nje tjeter sepse jemi shqiptare apo emigrante. Gjithmone duke patur parasysh se te kuptosh nuk domethene te pranosh.
Ekzistenca e te tjereve ne bote behet keshtu nje thumb qe ngacmon pjeset tona qe nuk njohim akoma. Per kete aresye dhe renia ne dashuri eshte thuajse gjithmone nje adhurim i vetvetes qe ka prodhuar raporti me tjetrin dhe jo nje dashuri per menyren si eshte gatuar tjetri. Ndryshe i bie te duam tjetrin e te hedhim poshte veten dhe kjo nuk ka asgje kostruktive brenda.
Pyetja qe mbetet eshte: a jane te domosdoshem te tjeret qe te njohim veten? Une mendoj se po, perderisa jemi kafshe shoqerore dhe menyra si e konceptojme veten sot eshte e lidhur me marredhniet sociale. Ndryshe do ishte sikur karakterin tone ta tregonte menyra si gjuanim kafshe te egra apo si ndertonim kasolle ne nje ishull te vetmuar. Pra, eshte vete menyra jone e jeteses (rrethuar me miliona njerez cdo dite) qe na ka mesuar qe karakteri yne te mos ekzistoje vecse ne raport me te tjeret. Por nuk duhet harruar se te tjeret mbeten te tjere, pra njerez qe nuk zevendesojne dot shpirtin tone 100%. Te tjeret, pra, jane vetem qenie komplementare te perkohshme.
| Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.