Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18]
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- A do kemi nje lufte tjeter ne vendet Orientale? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17121)


Postuar nga robert datë 08 Tetor 2014 - 23:30:

Nje popull i vjeter ne trojet e tij, populli kurd po masakrohet para syve tane nga llumi i botes, qe esht rreshtuar tek ISIS. Kobani po bie dita me dite ne dore te ISIS. Te gjithe politikanet tane europiane dhe perendimore, te cilet deri para pak ditesh u cane neper skena te ndryshme me shuot e tyre per luften ndaj ISIS dhe mbrojtjen e kurdeve, jane fshehur tani pas shalve te grave dhe dashnoreve te tyre.
Gjermania gjoja na paska probleme me difektet ne armatime. Amerika gjoja nuk di c'te bej dhe hedh tek-tuk ndonje bombe. Anglia eshte kthyer ne Sherlok Holms te gjeje therresin e qytetarve te saj. Franca ka probleme te tjera. Turqia nuk do tu hyje aventurave vetem dhe gjoja ben sikur fton perendimin ne loje. Pas gjith ketij shou, ISIS po merr Kubanin.
Vertet qe ISIS nuk e ka jeten te gjate, e shumta 1-2 vjet, sa te kryeje punet e pista qe perendimi nuk i ben dot vete. Por c'faj kane kurdet te masakrohen?! Edhe sikur ne nje te ardhme tjeter kurdet te kene me shume favore, qofte dhe per nje shtet te tyren, c'faj kane tani mijra te vriten dhe masakrohen? Perse perendimi nuk u jep arme kurdeve, vetem kaq, ARME, te luftojne vete, se dine ata si ia ndreqin samarin kaubojsve islamike-sunite qe i sherbejne fshehtas (me dashje apo pa dashje) perendimit.
Nuk e di pse mediat e botes nuk po gjemojne tani ne keto dite? Un nuk po e kuptoj me kete bote! Islamistet marrin arme menjhere nga perendimi, e biles te sofistikuara, ndersa kurdet jo!!!


  Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18]
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.