Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prezantimi i Anëtarëve të Forumit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=251)
-- Ju pershendes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18560)


Postuar nga robert datë 19 Shkurt 2012 - 19:35:

I dashur xhunior, nuk qenke vetem ne moshe i ri, por dhe nga mendja. Edhe ne komentin e Lules shihet se keto martesa sjellin tek-tuk merira, fjale, veshtrime mosbesuese; une dhe gjithe farefisi im eshte me fe te perziera, po ashtu dhe emrat. Keshtu me rreth 1/4 e shqiptarve te Shq.. Gjera te zakonshme, apo jo!
Mirpo ne historine tende jane dhe po shtohen ca me shume detaje cuditberse, rrahje, arme, kercenime. (Te pakten ne vend te krahasimit me Shote Galicen, te kishe vene te shoqin e saj, Azemin, pasi vjerri qe erdhi i armatosur ishte burre dhe jo grua!)
E gjithe kjo histori, gjoja naive dhe e sinqerte, permban ne thelb te saj viktizimin e nje myslimani te mire e te urte si puna jote, pra gjithe myslimaneve praktikante, nga njerez te prapambetur anadollake... oh me fal, te prapambetur mesjetare kryqetare, si ai vjerri yt, i cili jo vetem i del ndesh dashurise se paster se dy te rinjve, por edhe ka paragjykime krejt boshe ndaj njerezve besimtar te feve te tjera (!). Ja kete perpiqesh ti te na tregosh, -dhe mos kujto edhe ne kete rast, sic kujtove me shamine e kokes, se dua te mbroj vjerrin tend, apo kristianin paqesor! Jo, duhet te ta bej te qarte se sa inferior paraqitesh ti me gjithe fene te cilen don te mbrosh, duke e vene ne fillim veten ne rolin e njeriut qe shikon punen e tij, e pastaj te njeriut te persekutuar nga paragjykues te anshem, njekohesisht tregon si padashur (gjoja) se je nje besimtar praktikant i riteve fetare. E pas gjith kesaj historie pret qe ne te themi: i shkreti i ri, si e peson nga keta mesjetare ... kristiane, dhe deri tani kishim kujtuar se ishin keta myslimanet agresive, por jo, paskemi gabuar!...
E kupton tani pse ke ngelur i ri nga mendja! Sepse kujton se keto lloj historirash do kaperdihen menjehere nga lexuesi! Te lutem, nese here tjeter na sjell raste konfliktesh fetare, (qofshin dhe ato kur vertet ndonje i krisur kristian dhunon ose don te dhunoje dike te nje feje tjeter, myslimane, budiste, etj.), kaloi ato raste ne ato vende ku feja ka ate rendesi te (ke)tille, e nga te cilat po infektohen serish disa nga brezi i ri i shqipfolseve sot. Ndryshe, jo vetem do harxhosh kohen kot me lojra te tilla, por do tregohesh edhe qesharak. Te jesh i sigurte se keshilla ime, edhe ne mos qofte me e mira, eshte e sinqerte.


  Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.