Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 17 Shkurt 2013 - 00:04:

(vazhdim) Kështu panvarsia e Shqipërisë erdhi me vonesë, aq sa shumë zëra të komshinjve tanë përhapën fjalë, sikur shqiptarve ua sollën ata panvarsinë; -kryengritjet shq. kundër osmanllinjve dhe xhonturqve nuk i llogarit kush (!?). Kjo vonesë u kushtoi shqiptarve humbje të mëdha territoresh të banuara nga ‘ta prej shekujsh, për t’mos thënë prej mijra vjetësh. Edhe tani, kjo pa-varsi e mëtejshme pengohet jo vetëm nga të huajt, çfarë është e llogjikshme, (sejcilit i ha shati nga vetja), por kjo panvarsi e mëtejshme shq. pengohet sa nga lloj-lloj rrymash fetare islami-ke, aq dhe nga të krisur nacionalistë, që duan të bëjnë provoki-me të bujshme e të parakohshme. Ndaj këto rryma duhen diskretituar në opinionin shqiptar e botëror, që bota të mësojë se shqiptarët e duan panvarsinë e tyre jo se janë kundra popujve komshinj, por sepse ata kanë qenë prej qindra dhe mijra vje-tësh në ato troje. Pse shumë zona ngelën më pak të zhvilluara nga pjesët e tjera të shqiptarve apo të komshinjve të tyre, -kjo edhe i pengoi në pavarsinë e tyre-, kjo ka arsyet e veta, shkaqet e të cilave i gjejmë qysh nga faktorri terren, qysh nga prapa-mbetja oriental-osmane, qysh nga politika europiane dhe ajo sllavo-ruse, e deri tek lakmitë e fqinjve dhe organizimi i tyre shtetëror para atij shqiptar. Ndaj, para se pavarsia e mëtejshme e shqiptarve të cungohet e të bëhet kokoshi një thellë, çfarë d.t.th. ky proçes të dështojë në një masë të madhe, i duhet treguar vendi këtij opinioni provokatorësh daltonësh, para se forcat nacionaliste të fqinjve ti tregojnë shqiptarët si provokatorë konfliktesh dhe si ripushtues të rinj osmallinj.
Duket sikur ne paraqitemi kundra dëshirës së Danajve shq. . Përkundrazi, ne tregojmë atë rrezik ku duan të na fusin disa forca nacionalistësh, të cilët nuk paraqesin asnjë alternativë konkrete si do arrihet dhe në cilët kufinj do arrihet ky bashkim shqiptarësh. Këta nuk analizojnë aspak të metat e shqiptarve gjatë pushtimit osman në Ballkan, këta as nuk tregojnë qartë ku ka ngecur në të kaluarën proçesi i bashkimit të trojeve me shumicë shqiptare, këta as nuk dinë si, qysh dhe ç’pengesa ka ky proçes. Pra ata duan thjesht vetëm një marrje flake nga ana shqiptarve, pa plan, pa organizim e pa ide të përbashkëta me këta fqinjë, në mënyrë që lëvizja e tyre të udhëhiqet nga forcat më me komplekse, më konservatore e më të egra, pra nga ata që do i diskretitojnë shqiptarët qysh në aksionet e para, kështu faktori ndërkombëtar mos ta ketë të vështirë për ti dënuar ata, e së fundi tu lerë sa për plane sirtaresh të së ardhmesh disa pjesë të vogla, ku të shtypen e të hanë kokën me njëri-tjetrin. E në këtë proçes do jenë me qindra shqiptarë të tjerë paqësorë që do ngelen në ato anë të fqinjve, ku kapitali i madh do nisë investimet dhe zhvillimet e mëtejshme; këta qindra shqiptarë do evolojnë sëbashku me fqinjët në atë proçes zhvillimi, ndry-she kjo quhet edhe asimilim, e të cilët vetëm do shprehin keq-ardhjen si fillim për bashkombasit e tyre të trashë që nisën konfliktet e panevojshme, dhe brezat pas-tyre as do të ndjehen më të këtij trungu ku ka kanë qenë gjyshërit e tyre, ashtu siç nuk ndjehen as sot qindra mijra të tjerë në këto vende, parakaluesit e të cilëve dikur (para shumë shekujsh) kanë folur gjuhën arbërore.Kjo është sinteza e këtyre daltonëve shqiptarë. Kjo është e ardhmja e tyre. Kjo është tragjedi-komedia që ata pregatisin. Por vetëm nëse ky popull ka ngelur krejt pa mënd!
12-14 Janar 2012


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.