Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Vllaznia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1935)


Postuar nga AlbJuve datë 24 Shtator 2003 - 19:22:

VLLAZNIA :

Shqetësim mbetet dëmtimi i Sinanit, Martinit dhe Belishës, të cilët janë në dyshim për të shtunën

Vllaznia, nisin përgatitjet anti-Tirana

Ka nisur java e përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës, me Tiranën, për Vllazninë. Në fakt, kjo javë stërvitore ka nisur me probleme, sepse tre lojtarë të formacionit bazë të kuqebluve janë të dëmtuar. Madje ende nuk dihet nëse Sinani, Martini e Belisha do të jenë të gatshëm për të shtunën. Një dileme të tillë i shtohet edhe mungesa e Telit, të dënuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit. "Gropa" e hapur në formacionin kuqeblu, kësisoj, duhet mbushur. Nëse Sinani e Martini nuk bëhen gati për ndeshjen e së shtunës, trajneri Haxhiosmanoviç nuk ka lojtarë të tjerë për t'i vendosur në vijën e parë. Por, duke mos e menduar të keqen, shkodranët kanë filluar të bëhen gati për sfidën me bardheblutë. Fitorja e fundit me Elbasanin, përveç rikthimit të
qetësisë në kampin shkodran, ka "shpëtuar" edhe rrogat e futbollistëve, të cilat mund të shkonin gjobë, nëse Vllaznia nuk do të merrte tri pikët. Këtu nuk bëhet fjalë për rroga dosido, por për shuma që variojnë nga 600 mijë deri në 1 milion lekë të vjetra për çdo futbollist. Por, më tepër sesa për të shpëtuar rrogat, kuqeblutë kanë luajtur për të mbrojtur dinjitetin e skuadrës që përfaqësojnë, atë që do të kërkojnë ta bëjnë edhe këtë radhë, ndaj skuadrës "së pathyeshme" të El Sajedit. Përgatitjet për këtë gjë tashmë kanë filluar dhe skuadra po punon e qetë. Njëkohësisht, gjatë këtyre ditëve është duke u vazhduar puna edhe për testimin e futbollistëve të rinj që kanë ardhur në skuadër. Dëshira e të gjithëve është që t'i tregohet mbarë opinionit sportdashës shqiptar se Vllaznia nuk ka "vdekur", se mbetet ajo skuadër që gjithnjë ka dhuruar spektakël dhe emocione në ndeshjet që ka luajtur. Dhe e tillë ajo premton të tregohet edhe brenda në "Qemal Stafa", këtë fundjavë.

Gjergj Kola 'SPORTI SHQIPTAR'


  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.