Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK. Partizani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2264)
Braziliani i ashpër i të kuqve thekson se stoli e ka detyruar të japë maksimumin në fushë
Rosha: Konkurrenca po më bën më të fortë
Braziliani i të kuqve, Rosha, nuk ka luajtur të mërkurën në Vlorë, sepse ka qenë i skualifikuar për arsye kartonësh. Sidoqoftë, mesfushori brazilian, pas problemeve fizike të ndeshjeve të fillimit të kampionatit, duket se e ka kaluar ngërçin e vështirë dhe është kthyer në gjendje optimale. Rosha mendon se konkurrenca është e fortë, sidomos në mesfushë, ndaj jo vetëm ai, por të gjithë duhet të japin maksimumin e mundshëm, pasi askush nuk e ka qejf stolin. "Në këtë sezon, konkurrenca është shumë e madhe. Me sa shoh, më shumë konkurrencë ka në repartin e mesfushës, sepse këtu ka më shumë lojtarë në numër. Kjo ka bërë që të gjithë të luajmë fort, duke dhënë maksimumin. Unë mendoj se është shumë pozitive një gjë e tillë. Kjo më ka detyruar edhe mua që në ndeshjet e fundit të bëj të pamundurën që të fitoj besimin e trajnerit dhe të tifozëve," - thekson braziliani i të kuqve. Rosha nuk është aktivizuar me minutazh të plotë në javët e para të sezonit, sepse, sipas trajnerit të Partizanit, ai ka pasur probleme fizike. Madje, Rosha ishte në diskutim për të luajtur edhe në ndeshjen derbi ndaj Tiranës. Kur trajneri ia komunikoi lojtarit pas stërvitjes se mund të qëndrojë edhe në stol, braziliani, tepër i acaruar, nuk e pranoi një gjë të tillë, duke argumentuar se ka ardhur nga Brazili për të luajtur futboll. Në momentin e fundit, trajneri i të kuqve vendosi ta aktivizonte që nga minuta e parë. "Derbi ka qenë paraqitja më e mirë që kam bërë deri tani dhe mendoj se me formën që tregova kundër Tiranës e meritoj një vend në formacionin e parë. Sidoqoftë, ishte vetëm një ndeshje. E di që ende nuk jam në gjendjen time më të mirë, por kam besim se shumë shpejt do të jem në gjendje të luaj edhe më mirë se një sezon më parë," - vijon më tej braziliani, që për arsye të tre kartonëve të verdhë nuk luajti në Vlorë kundër Flamurtarit. Ai pritet të kthehet këtë javë në formacinin e parë në takimin e radhës, kundër Besës së Kavajës. "Nuk besoj se do të jetë e lehtë për të marrë një fitore, por, nga ana tjetër, Partizani nuk ka ndër mend të lërë pikë në fushën e vet. Deri tani kemi mposhtur në Tiranë ekipe pretendente për titull, duke marrë pikët maksimale, kështu që ndaj Besës duhet të konfirmojmë se jemi vërtet ekip me pretendime. Partizani duhet ta mbyllë fazën e parë në krye të kampionatit. Për këtë do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos e humbasim edhe në tri fazat e mbetura të sezonit," - flet me optimizëm për të ardhmen e skuadrës së tij energjiku i mesfushës së kuqe. Ashtu si patrioti i tij, Abilio, edhe Rosha ka rënë dakord me drejtuesit e kuq që të luajë deri në dhjetor dhe më pas të diskutojnë sërish për kontratën e re me ekipin e Partizanit.
Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.