Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 04 Tetor 2005 - 17:38:

Kjo ska te beje shume me shkollen e dashurise por ama mendoj se eshte e mire...

Me pare njeri te jesh.

Kjo bote sec u shthur e filli s'gjendet me
fajtor do te jesh, ne veten tende s'gjen
akuze ti mos ngri, askurre e per aske
por dhe padine lufto ,shpifjen mos e pelqe.

Me lengun tend rro e veten shfaq parreshtur
si nje njeri jo humbes, manjak jo per kurore
me lypes meshiro, me krale prano ndeshje
tiran s'dua te te shoh, kuptohet skllav te gjore.

Me gjuhen tende fol me hapin tend te ecesh
trokit ne porten tende me mend trokit ne qiell
te kundershtosh forcen e urtesine te pyesesh
te drejten merre drite genjeshtren shporre terr.

Ne do te jesh njeri ta duash ti njerine
ti engjejt mbaj ne shpirt, ne ferr ke hedhur djallin
dhe nese bote e cmendur e prish te saj catine
catine e shtepise tende ti ruaj mos te t'kallin.

Beso si beson burri ne rrugen qe je nisur
jeto aq ndershmerisht menyren qe te ben te jetosh
te dashurosh me zjarrin qe zemra ka prushitur
ti jetes vetem lindje ne jete ti kerkosh.


Shtepine e gjukimit ndertoje permbi friken
kurore te kesh keshillen ,thesar vellai im
ti shortin mos e hidh me kurthin e te ligen
mos e lakmo kuleten e shtegun ne gremine.

Mundimin mos e thirr, mos humb ne rrokullime
i trishte eshte gjithmone fati e dashuria skice
asgje me lart se vuajtja ste ngre vellahu im
orakuj e shortare mos pyet e magjistrice.

Ti drejtesine kerko ne rrugen e diturise
gjithmone te pastrosh veten nga cdo shpirteligesi
kalores ji, jo rob ne fron e dashurise
te falesh mekatarin vet mekatar mos ji.

Mos loz me fatin tend mos loz as me te tjere
ne smund dicka te mire,ti keq mos i bej tjetrit
mundohu te jetosh jeten, jetohet vec nje here
e nderin ruaj fort, nga njerezit e nga dreqerit.

Ne rrugen e diturise do ngjitesh mjekerbardhe
te ndjek ne udhet e fatit keshilla kam besim
por mbaji mend mire e mos harro keto fjale
me pare njeri i Zotit te jesh vellai im.

Mund ta kenilexuar edhe me pare.


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.