Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Ambasadoret skandalizohen nga justifikimi i dhunes ndaj Mero Bazes
Ja cfare thote ambasadori amerikan, troç fare:
"Kam lexuar me kujdes gjithcka qe eshte shkruar dhe reagimet ndaj sulmit. Me duhet te them qe disa prej atyre reagimeve une i gjej qe jane tejet te veshtire per t’u kuptuar. Ne fakt kam lexuar editorial dhe komente te tjera qe lene te kuptoje se ajo qe Mero Baze ka bere ka qene e merituar dhe se ai e ka provokuar kete me shkrimet e tij. Ishte e trishtueshme qe ne bisedat e mia personale me disa qeveritare dukej sikur i bashkangjiteshin ketij qendrimi. Ne fakt duhe te them qe u shokova kur mbreme degjova nga zotin Frangaj gjate emisionit “Opinion†qe rrahjet jane te justifikuara ne kete situate. Jam kategorikisht kunder asaj qe ai shprehu, por gjithashtu doja t’i thoje se une i jap te drejten qe ai te shprehi mendimin e tij pavaresisht se nuk jam dakort me teâ€, u shpreh Withers.
Pastaj shton:
“Shqiperia ka nevoje ta provoje veten se e ka merituar anetaresimin ne keto aleanca te fuqishme (ref. NATO). Ajo qe une dua t’ju them eshte qe nje test i kesaj gadishmerie do te jete menyra sesi institucionet shqiptare do te pergjigjen ndaj ketij sulmi.
Ne te njejten vije me zyrtarin amerikan ishte edhe ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=166991
--------------------------------------------
Ike plaku Merre...
Me ne fund po perplaset ne fytyre mentaliteti i poshter qe kane shqiptaret e te gjitha niveleve. Ai mentalitet qe justifikon dhunen me idene "e kruajti vete".
.
ky ambasadori lexova sot qe kishte perkrahur berishen per denimin e shpejte qe i kishte bere agresorit.
budalliqe...
ne fakt fajtori une jam i idese, qe tjetri nese ta ben borxhe (''e krruajti vete'') o vrite o mos e ngacmo kot sa per zhurme
pak a shume siç bejne ne rusi... hiqe qafe e mbaroj muhabeti
Citim:
Po citoj ato që tha erious
.
tjetri nese ta ben borxhe (''e krruajti vete'') o vrite o mos e ngacmo kot sa per zhurme
pak a shume siç bejne ne rusi... hiqe qafe e mbaroj muhabeti
E bukura eshte qe ky Taç Vajguri eshte aq plehre,sa i dergoi Tgcom-it (te pseudo shokut te tij,Berlusconi) nje mesazh ku bente si viktime !! Sipas versionit te Taçit, nuk kish pas asnje kontakt midis tij dhe Meros,e jo me ta kishte rrahur !! Jane te tera shpifje te qellimshme pasi un jam biznesmen i fuqishem e duan te me shkaterrojne !!
Tallu Taçi tallu ....per me shume ka filluar e i ben qejfin vetes,ben dhe si interesant e thote qe do te bleje Milanin por Berluska nuk ja shet
E kush,Rezart Taçi .... po ik bli ndonje Shkumbin apo Beslidhjen thuaj e leri pordhet e shumta se grisin breket e reja ....thote populli !
Kjo eshte e keqja e Shqiptareve ne pergjithesi. E shikojne dhunen si dicka normale, te pranueshme. Dhuna eshte e vetmja zgjidhje, dhe me e keqja i ben te ndihen me krenar e triumfant ne syte e te tjereve. Eshte me e rendesishme opinioni i te tjereve se vet ligji.
Pavaresisht nese Taçi ka rrahur Mero Bazen apo jo, llogjika e politikaneve tregon se jemi nje popull barbar, pa elite dhe pa rregulla. Ambasadori amerikan nuk e ka hallin tek Mero Baze, por tek fakti qe njerez te qeverise arrijne te perdorin llogjiken "e kruajti vete". Me pak fjale qeveritaret konfirmojne se nuk ka drejtesi ne Shqiperi.
Fjalet e ambasadorit jane nje leksion sesi ndertohet shteti. Ne amerike ja bejne femijeve 5 vjeç, kurse ne Shqiperi duhet t'ia beje gomereve qe perdorin teorine "e kruajti vete". Baza e demokracise eshte shprehja e mendimit te lire. Nese Mero Baze abuzon, ofendon apo shpif duhet te funksionojne institucionet e drejtesise dhe jo druri pas qafe. Prandaj "i jep te drejten Frangajt te thote ate qe do, sepse eshte e drejta e tij"... edhe kur thote budalleqe.
Ah si eshte kjo pune, njerezit ankohen per politikanet dhe politikanet vazhdojne te mbijetojne fale injorances se njerezve.
Nga Erl Murati
-----------------------------------------------------------
E vërteta është tkurrur aq shumë saqë sot, atë duket se e thotë vetëm një njeri -imagjinoni - Mero Baze. Ç’tragjikomediâ€.
Kështu e mbyllja një koment për dosjen e Gërdecit, të botuar në gazetë më 1 shtator të këtij viti.
“Tragjikomedi†– tragjike sepse njerëzit që thonë të vërtetat janë gjithnjë e më të paktë dhe komike sepse Mero Baze është një gazetar që të vërtetat i ka po aq subjektive sa ç’ka edhe interesat e bindjet politike ndër vite. Fati i keq e desh që Mero Baze të bëhej këto ditë protagonist i një ngjarjeje të shëmtuar ku ai ishte viktima. Pa i hyrë debatit për shkaqet e këtij incidenti, vlen për t’u theksuar se Mero Baze atë natë tek “Capriccio†përfaqësoi median shqiptare duke duruar pasojat e tentativës së rradhës për t’i mbyllur asaj gojën. Ky rast, duhet të na bëjë të reflektojmë edhe një herë mbi situatën e komunikimit në Shqipëri.
Shumëkush tenton të hedhë baltë mbi punën e gazetarëve, politika e sulmon sistematikisht, biznesi mundohet ta joshë dhe opinioni publik, për të qenë të sinqertë, qëllon që ia përbuz faktet që s’ia pëlqen. Por, duhet thënë në krye të herës që media në mos më i besueshmi, është ndër institucionet me të besueshme të shoqërisë. Media ka për qëllim të informojë të vërtetën dhe të vërtetat nuk janë asnjëherë të thjeshta. Ndaj, ka gazeta dhe televizione “të pavarura†dhe të pavarura, të majta e të djathta, të gjitha këto informojnë. Në një botë që nuk ka vetëm dy ngjyra, informacioni s’mund të jetë bardhezi. I takon publikut ta shohë realitetin me sytë e “Gazetës Shqiptareâ€, “Shekulliâ€-t apo “Standardâ€-it, “News 24â€-s, “Topâ€-it apo “Klanâ€-it. Secili mund të zgjedhë atë që dëshiron, bota e informacionit funksionon mrekullisht. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht, misioni i medias mbaron tek informimi. Eshtë shoqëria dhe institucionet e tjera të saj që duhet të bëjnë punën e tyre.
Pak ditë më parë, një koleg i tha gazetarit Tedi Blushi, i cili zbuloi skandalin e “dhurimit†të Jonit nëpërmjet marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë: Hë, s’po shkruani më për detin apo e kuptuat që e kishit gabim?! Më duhet të kujtoj se “Gazeta Shqiptare†publikoi për gati 1 muaj, çdo ditë, informacione ekskluzive që hodhën dritë mbi këtë marrëveshje dhe bënë transparente arsyet e nxitimit të qeverisë për ta ratifikuar atë në Kuvend. Misioni ynë mbaroi aty: i takon Gjykatës Kushtetuese, Parlamentit dhe Presidentit të Republikës të bëjnë detyrën që ia ngarkon Kushtetuta. “New York Times†botoi vetëm një shkrim, tek-pullë, për trafikun ndërkombëtar të armëve dhe ngriti në këmbë Kongresin amerikan, Pentagonin, Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë. Ata bënë detyrën e tyre, ndaj sot Efraim Diveroli rrezikon 5 vite burg. Por “New York Timesâ€-i nuk botohet sigurisht në një vend ku gazetat konsiderohen letra higjenike dhe gazetarët “prostituta të fjalës së lirëâ€.
Ç’duhet të bëjë media më tepër: a nuk ishte e përditshmja “Albania†ajo që hodhi dritë e para mbi skandalin e rrugës Rrëshen-Kalimash, 63 kilometrat e së cilës po na kushtojnë mbi 1 miliardë euro? Mediat e tjera i dhanë zë aferës: prokuroria nisi hetimet, zbuloi një vjedhje 320 milionë euro, por drejtësia e mbylli dosjen. Ministri përgjegjës u gradua në një post më të rëndësishëm. Si për ironi, Lulzim Basha është personi që sot duhet të japë urdhrin për ndalimin e agresorëve ndaj Mero Bazes.
Liria për të folur është ngjizja, thelbi, fillesa e demokracisë. Liri për t’ia futur kot, edhe me deklarata të tipit: po qe grua dhe po e pate mbiemrin Qirjako, ke lidhje me drejtorin e Hipotekave – Mero Baze apo dhe inate personale të tipit: mirë ia bënë, se Mero është kampioni i shpifjes – Aleksandër Frangaj. Rrota e demokracisë ecën për sa kohë lubrifikohet nga liria e të shprehurit; më tej, përgjegjësia është personale, syri i Zotit dhe i ligjit na vëzhgon e na gjykon të gjithëve.
Ndaj u ndjeva mirë që kolegu Aleksandër Çipa ndërmori dje nismën e një proteste për t’u solidarizuar kundër rrahjës së kolegut Baze; ndaj u ndjeva mirë që kolegë që nuk thanë asnjë fjalë në mediat e tyre për incidentin (normale, media është biznes, as kishë – as xhami) ishin të pranishëm në këtë protestë. Ndaj u ndjeva keq, kur pashë njerëz të aparatit të PSSH-së dhe të G99 që tentuan të na e vjedhin këtë protestë duke hedhur këpucë të vjetra në oborrin e kryeministrisë.
Askush nuk ka moralin të flasë në emër të mediave apo t’i përfaqësojë ato, sepse mediat flasin vetë. Në këto 10 vite të punës sime si gazetar, presionet nga “e majta†kanë qenë po aq intensive sa ato nga “e djathtaâ€. Ndoshta është normale të jetë kështu, për sa kohë politika jeton përmes medias.
Unë e di që ka gazetarë që e kanë filluar karrierën e tyre me “Mountain Bike†dhe po e vazhdojnë me “Tuaregâ€-ë. Siç do të thoshte Montanelli: ata s’kanë lidhje me gazetarinë pasi ky zanat nuk të bën të pasur. “Nëse takoni një gazetar të pasur, mos i zini besëâ€, shton ai.
Por, di edhe që në festat e fundivitit të kaluar, “Canale 5†e çeli edicionin e lajmeve me një intervistë bajate të Berluskonit, ku ‘Kavalieri’ foli mbi 10 minuta për dashurinë e tij për popullin italian dhe planet për rindërtimin e Italisë europiane.
Dua të them, media nuk është perfekte. Askund.
Por, a është vallë faji i medias që prokuroria druhet të thërrasë dëshmitarë Fatmir Mediun e Shkëlzen Berishën në gjyqin e Gërdecit? Apo është faji i saj që Gjykata Kushtetuese tallet dhe në vend që të shqyrtojë ligjshmërinë e marrëveshjes me Greqinë, ka shpallur në kërkim statutin e Partisë Socialiste?
Aq më pak është përgjegjëse ajo, për faktin se 10 shqiptarë nuk bëhen dot bashkë për të protestuar për rritjen katastrofike të çmimeve, për energjinë që po rifillon të mungojë, për tarifat abuzive të telefonisë, karburanteve etj.
Eshtë momenti që në bangën e të akuzuarve të ndërgjegjes së opinionit publik, të vihen ata që po bëjnë simfoni me shurdhërinë ndaj skandaleve që po zbardhen në media. Ka ardhur momenti që ky opinion t’u jetë mirënjohës gazetave dhe televizioneve. Sepse ndoshta ai ka qeverinë që meriton, por duhet të bëjë më tepër për të merituar median që e informon.
--------------------------------------
Nje koment:
Nje nga shkrimet me te llogjikshme qe kam lexuar. Eshte rasti me i mire per ti vene zjarrin oligarkise dhe per te distancuar median nga pushtetet e tjera. Vecse nuk kuptoj pse Erl Murati me rezulton shok me Shkelzen Berishen ne Facebook.
http://www.facebook.com/people/Erl-Murati/708620132
Pak ore me pare TV italian tregoi jeten e Peppino Impastato-s, djalit qe tallej me mafiozet siçiliane. Dhe te mendosh qe ai nuk i jepte as doren mafiozeve kur i erdhen ne varrimin e te atit. Ndersa ketu dora i jepet edhe ne largesi, duke i bere shoke ata qe neser ndoshta duhen denoncuar neper artikuj.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Hajde hajde ca arsyetimi.
E di si eshte puna e ketij muhabeti njesoj si ajo shprehja fshati digjet e k.... krifet
Mediat dhe njerzit jo te merren me problemet kryesore qe ka Shqiperia por merren me M.Bazen e Tacin kane me shume se 1 jave. OK ndodhi ai incident ligji te veproje e kaq ska pse behen martira kot me kot apo skane me ca te mbushin gazetat dhe emisionet televizive ....
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.