Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 07 Tetor 2011 - 00:22:

Pooo, ishte vertet nje humbje per njerezimin. Ai ishte nje gjeni. Ju prehte shpirti ne paqe...


Postuar nga al74 datë 07 Tetor 2011 - 01:16:

ngushellime Lord!!! dje titulli i Apple ka qene pertoke . sic duket edhe
wall street ka pas parandjenja .


Postuar nga AngelDevil datë 07 Tetor 2011 - 02:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Ai ishte nje gjeni. Ju prehte shpirti ne paqe...


Amin!


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 08 Tetor 2011 - 14:02:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
ngushellime Lord!!! dje titulli i Apple ka qene pertoke . sic duket edhe
wall street ka pas parandjenja .



Ngushellimet jo mua, s'ishte humbja ime personale. Ishte humbje per te gjithe.


Postuar nga bruni22 datë 09 Tetor 2011 - 01:16:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings


Ishte humbje per te gjithe.





me ngeli ne mendje kjo fraza (e morto un genio, ma noi lo porteremo sempre in tasca)


Postuar nga al74 datë 09 Tetor 2011 - 03:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings


Ngushellimet jo mua, s'ishte humbja ime personale. Ishte humbje per te gjithe.



nuk do ta beja kaq tragjike sepse jetohet shume mire edhe pa i-pod apo i-phone . meqe jemi ketu e dije qe kostoja e prodhimit te nje i-pod ishte vetem 0.90 eurocent ? pastaj Jobs ka lene 4 vite shpikje ne arkiva per Apple e llogari bankare .


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 10 Tetor 2011 - 23:59:

Nuk e di cilit iPod i referohesh per cmimin 0.90 Euro por ka dicka te pamohueshme ne gjithe kete histori.

Te gjithe kishim walk-mans, deri edhe MP3 Players. Por kur hyri iPod ne loje, komplet industria u permbys. U rishikua definicioni i MP3shit.

Te gjithe kishim celulare deri diku edhe kompjutera xhepi (Palm, Ipaq etj) por kur hyri iPhone ne loje, serish industria u permbys. Trendet moren tjeter drejtim...

Microsoft apo HP kishin ndoshta mbi 10 vjete qe eksperimentonin me Tablet PCs por kur hyri iPad ne loje... komplet industria rifilloi punen me nje gur kilometrik te ri dhe me nje synim te ri...

Qe ta permbledh me pak fjale gjithe moralin e fabules... them se kjo foto flet me shume se gjithcka. Nese njeriu qe arriti ta bente kete nuk ishte gjeni, atehere nuk di c'te them.


Postuar nga Fajtori datë 11 Tetor 2011 - 11:46:

Se shpejti sinjali HD pa fije, pa kompresim dhe pa vonesa.

Eshte krijuar pajisja qe transmeton sinjalin video HD ne rezolucion 1920x1080 me 60 frame te plota ne sekonde (1080p). Se shpejti do futet ne prodhim dhe priten permiresime qe do lejoje kalimin e sinjaleve super high definition. Pra sinjal qe sot perdoret vetem nga shtepite prodhuese kinematografike per xhirime te nivelit te larte. Gjithcka pa fije dhe me shpejtesi rreth 1 ms.


http://www.mathworks.com/company/ne...283390_1-4DH8W5


Postuar nga Fajtori datë 11 Tetor 2011 - 12:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Nuk e di cilit iPod i referohesh per cmimin 0.90 Euro por ka dicka te pamohueshme ne gjithe kete histori.

Te gjithe kishim walk-mans, deri edhe MP3 Players. Por kur hyri iPod ne loje, komplet industria u permbys. U rishikua definicioni i MP3shit.

Te gjithe kishim celulare deri diku edhe kompjutera xhepi (Palm, Ipaq etj) por kur hyri iPhone ne loje, serish industria u permbys. Trendet moren tjeter drejtim...

Microsoft apo HP kishin ndoshta mbi 10 vjete qe eksperimentonin me Tablet PCs por kur hyri iPad ne loje... komplet industria rifilloi punen me nje gur kilometrik te ri dhe me nje synim te ri...

Qe ta permbledh me pak fjale gjithe moralin e fabules... them se kjo foto flet me shume se gjithcka. Nese njeriu qe arriti ta bente kete nuk ishte gjeni, atehere nuk di c'te them.



Ne fakt Lordo trendet kane ndryshuar por nuk i gjej aresyen llogjike. Shpesh ngjan me nje delir konsumizmi qe behet mode se kap ne mase amerikanet.

Me troc: Apple ka nxjerre sistemin me dritare, bravo i qofte, por une mesova DOS ne kohen time, as Windows, as Apple. Kjo me ka ndihmuar te formoj idene e programimit. Pastaj nuk kam mbajtur kurre Walkman, nuk kam pare as ne Shqiperi njerez te ecin me Walkman. Nuk e di kujt i referohesh qe thua kemi patur te gjithe, une s'mbaj mend asnjeri te kishte Walkman. Dhe ketu vijme tek IPod, nje loder e shtrenjte per te degjuar muzike. As kjo mode s'me ka kapur, nuk kam mbajt asnjehere IPod, per vete faktin se nuk ia vlen te mbahet dicka neper xhepa vetem se ka muzike. Cfare nevoje ka te mbash muziken kaq ngjitur?

Vijme te IPhone, ishte gjeja pare qe bashkonte telefonin, IPodin dhe aparatin fotografik bashke. Pikerisht per kete e mora. Rezultati ishte qe transferimi i kengeve nuk ishte kollaj. Mos flasim per video qe mu desh te shkarkoj programe kastile qe te konvertoj videot. Kuptohet qe kur kishe nje rruge me avion per te bere duhet te mendohesh dy dite perpara qe te konvertoje nje film per ta pare ne avion. Aparati fotografik i IPhonit te pare ishte skandaloz, i nxirrte fotografite shume keq ne krahasim me nje aparat fotografik prej verteti. Tani IPhone ben fotografi shume te mira por atehere ishte skandal. Prandaj, IPhone mu merzit. Ky ishte kontakti i vetem qe pata me Apple dhe nuk permbushi pritshmerite.

Po te vijme te shpikja e fundit, IPad, akoma nuk e kuptoj kush e blen dhe per cfare duhet. Te vetmit IPad qe kam pare verdalle i kane njerez qe luajne lojra ose shikojne noi film ne avion. A mbahet gjithe ajo gerdalle me vete qe kushton 700 euro vetem per te laujtur e pare ndonje film? Une s'i gjej sensin. Por sidoqofte eshte sic the ti, ka influencuar tregun. Ec e merre vesh me ca llogjike ecen tregu.

Ndryshimet ne trend per mendimin tim duhet ti jepnin ekranet touch screen, qe e bejne kompjuterin me shoqeror, me te "prekshem". Laptopet hibride me ekran qe shkeputet dhe perdoret si IPad me fuqi te limituar. Pra integrimi i funksioneve ne pajisje tradicionale. Nderkohe qe njerezit po blejne lodra te limituara ne funksion, te veshtira per tu integruar me kompjuterin tradicional, te lidhura perjetesisht me firmen qe i shet. Ky eshte trendi. Po konsumatori amerikan krijoi dhe McDonalds xhanem, nuk eshte cudi qe krijon trende te tilla.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 11 Tetor 2011 - 17:52:

Faktikisht kur i referohesha vetes kisha si subjekt konsumatorin (ose te pakten shumicen e konsumatoreve).

Dhe per hir te se vertetes, sot pash nje artikull interesant qe do te doja ta ndaja me ju. Gjendet ne format .jpg KETU.


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.