Forumi Horizont | Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)
Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86
Mburrja vertet eshte e cuditshme, ne fjalet, veprimet apo qofte mendimet e muslimaneve, pasi 'profesori' me i mire i islamit, Muhammedi s.a.v ne shume hadithe shpreh se sa e ulet eshte mendjemadhesia, ai thote qe askush, me mendjemadhesi qofte sa nje kokerr elbi, nuk mund te futet ne xhenet. Ato qe mburren, nuk e kane kuptuar mire ceshtjen, jane si tifoze, qe gezohen se u shtohen rradhet, vetem aq.
Tani, ato qe jane me te ndergjegjshem, gezohen pasi shohin cdo njeri qe kthehet ne islam (qe ben shehadetin me zemer), si njeri te shpetuar. Pra nuk mburren se ju shtuan rradhet e partise, por gezohen qe dikujt me shume, ju shtua shpresa per shpetim. Ku bazohet ky gezim??? Ne fene tone, ne parimet islame. Gjynahi me i rende dhe i pafalshem eshte mohimi i Zotit, apo berja shoke te tij (te thenit qe ka zota te tjere apo qe Zoti ka femije). Tani kush kthehet nga kristianizmi, i bie te kete lene besimin qe krishti eshte Zot, pra ka lene politeizmin, ai qe kthehet nga ateizmi, ka hequr dore nga mohimi, pra ka shpetuar nga zjarri ne perjetesi.
Sigurisht te degjosh qe shume persona ne dite kthehen ne muslimane, kryesisht ne europe dhe amerike, na gezon ne muslimaneve, por ska pse te na japi mendjemadhesi. Kujt i rritet mendja, me mire mos ta marri vesh fare, se ato andej shpetojne, ky zhytet ne harame..![]()
Gezimi sigurisht shtohet me teper, shtohet edhe shpresa ne fakt, kur sheh qe ne muslimane kthehen intelektuale te fuqishem. (bej nje xhiro nga youtube se ti freskon icik mendimet). Kurse ato qe kthehen nga islami (nga nje ne vit, qe i ben reklame te madhe The Times-i, qellojne te jene gjithmone, 'bujq fshaterash ku jane futur stacionet televizive amerikane,andej nga Bangladeshi''E tepruar?? Icik si fjali, por thelbi, aspak... te sjell shifra sa te duash ti, po do me thuash 'po shet mend'. Ti na thuaj ndonje rast te kthimit te ndonje intelektuali nga islami ne kristianizem..jo se sikur the qe rastet jane pakashume te balancuara...
Citim:
Po citoj ato që tha hebeja
po te jap pergjigjen e pyetjes se pare jarigas...ngase te dyten e ke nga tolstoy...
Nese ARABET DO T'I MJAFTONIN ALLAHT ATEHERE NUK DUHEJ
TE KRIJOHESHIM AS NE ASPAK..PERSE, PERDERISA ISHIN
ARABET...I TERE KY UNIVERS NUK ESHTE KRIJUAR VETEM PER
ARABET...I NGATERRON GJERAT TI.....
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Edhe mua me pelqen se si shkruan, e ta them pa te lige...E ke filluar shume mire, por pak nga pak ke rreshqitur per te dale prape ne fis....A nuk ndjen njefare ngazellimi kur shkruan se intelektuale te "fuqishem", (kushedi se cdo te thuash me kete fjale), jane kthyer ne fene islame??Intelektuale, fjale qe do te thote njeri me inteligjence te eperme ne krahasim me mesataren,njeri mendja e te cilit fluturon me lart se jona, perqafojne Islamin duke pranuar te fshijne cdo lloj mundesie mendjes se tyre qe te bredhe e lire!!!!!Mah...Edhe mund te jete, po pse te ngazellen, ne nje koke kur per nje mysliman ai s'eshte vecse nje shpirt tjeter i shpetuar njesoj si bujku????
Kur flet per Kristianizmin , mendoj se e ben hapin me te gjate se sa kemba...Flet per politeizem, dmth qe ja fut kot....Nga ana tjeter eshte e pashmangsme, kur degjon vetem fyellin e islamit.....Po deshe te thellosh pak dijenite e tua ka teme te posacme per trinitetin......
Sa per balancimin e konvertimeve(nderrimeve te fese), nuk jam shprehur, pasi nuk kam statistika qe te flas....Them vetem se ka nga te dyja palet....Por a me thua pak se c'paraqet per bashkesine myslimane nje mysliman qe nderron fene???
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Atehere pergjigju pyetjes dhe mos kerko me kot ti shmangesh.....
Them arabet dhe nenkuptoj myslimanet, pasi Allahu e zbriti fjalen e vet ne gjuhen e "bukur" dhe te "rrjedhshme" arabe sic shkruante nje djale i mbare nga Kosova...Pra zgjodhi ata si popullin e vet te parapelqyer, sic pati bere me perpara me cifutet.....Dhe meqe ne Kuran shkryhet se Allahu krijoi njeriun qe ti falet dhe ta adhuroje, pyetja lind vetiu...
Po alienet pse???
Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86
Pejgamberi s.a.s ka thënë: " Nuk ka besuar askush prej jush derisa te dëshironi për vëllain tuaj atë që dëshiron për vete" (transmetojne Buhariu dhe Muslimi)
Tema e trinitetit, haha, po cili nga ju e di se ceshte mer daj, po ku e di qe nuk jam munduar shume here te kuptoj se cdoni te thoni (e jo nga budallelliqet qe shkruhen ketu, por kam fole edhe me prifterinj) e prape gjeja me e 'qarte' ne gjithe kete mesele, eshte fjala 'politeizem. Mos ju fut asaj teme se eshte pika juaj me e dobet.. mos shko si cjapi te kasapi
nqs di anglisht shiko pak kete videon
http://www.youtube.com/watch?v=E6K0627FiCk
shendet
Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86
Te thashe qe do me thoje : Po shet mend.. (intelektuale te fuqishem, nga mendja e kam fjalen, mgjs kohet e fundit ka shume doktore qe bejne palester dhe muskuj..nejse,)
Kam degjuar shume fyella lali, kam pare qe vetem islami jo vetem qe nuk stonon (si cdo fyell tjeter), por leshon melodi aq te bukura, saqe cdo perpjekje te behet per te nxjere tinguj te tjere, nuk do rezujtoje vecse ne melodi mediokre. Ne kete kontekst, 'ngazellimi' qe nje njeri tjeter shpeton (fare mire mund te jete edhe babai im, e te mos gezohem as ate here?) vjen nga tinguj te ketij 'fyelli'; Ja nje tingull te bukur:
Pejgamberi s.a.s ka thënë: " Nuk ka besuar askush prej jush derisa te dëshironi për vëllain tuaj atë që dëshiron për vete" (transmetojne Buhariu dhe Muslimi)
se cdo thote vellai, duhet te jete e qarte, po ashtu, te deshiruarit per vellane ate qe duam per veten, i bie qe te 'ngazellehemi' per shpetimin e tij por kurrsesi te bejme 'kaposhllik', ehh sna le 'fyelli':
Pejgamberi a.s.v ka thene "Allahu më shpalli mua: bëhuni modest, mos mburreni njëri tjetrit dhe mos i bëni padrejtësi njëri tjetrit." (Transmeton Muslimi)
Tema e trinitetit, haha, po cili nga ju e di se ceshte mer daj, po ku e di qe nuk jam munduar shume here te kuptoj se cdoni te thoni (e jo nga budallelliqet qe shkruhen ketu, por kam fole edhe me prifterinj) e prape gjeja me e 'qarte' ne gjithe kete mesele, eshte fjala 'politeizem. Mos ju fut asaj teme se eshte pika juaj me e dobet.. mos shko si cjapi te kasapi
nqs di anglisht shiko pak kete videon
http://www.youtube.com/watch?v=E6K0627FiCk
shendet
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Fjalen :"duaje te afermin tend si veten tende", po te kesh degjuar fyej te tjere duhet ta dish se e ka thene me pare se Muhameti, njefare Jesu Krisht....Nejse, ne gjuhen tende te ka stonuar, kurse ne arabisht te eshte me e embel.......Pune shijesh, nuk hyj ne to........
Sa per trinitetin, ta perseris shkruaj ne temen tjeter po pate gje per te thene......Atje te pergjigjem......
Videon e pashe, e te them te drejten ishte sic e prisja....S'ma ha mendja se mund te fliste ndryshe...
Por a me thua pak se c'paraqet per bashkesine myslimane nje mysliman qe nderron fene???...Kjo ishte pyetja ime per ty, te ciles akoma nuk i je pergjigjur......
Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86
Cka pune mer daje, e para, nuk eshte e njejta shprehje:
Rasulullahu ve direkt ne dyshim 'te qenit musliman', ne fakt mohon ate, te nje njeriu qe nuk do te miren e cdokujt. Kurse shprehja e Jezu Krishtit, eshte keshille....sigurisht jane te ngjashme.. por edhe me shume ndryshim.
E dyta, te gjeja nje shprehje te Jezusit, qe do mendoja se do reflektonte ate qe doja te shprehja per momentin, nuk do nguroja asnje cast ta perdorja. Ti vertet ngulmon ne nje pike inekzistente, besoje mer lal se nuk kemi perse genjejme, Jezusin e duam.
Nje njeri qe kthehet ne musliman cperfaqeson per ne? ne njeri qe shpeton pra..Nje njeri qe kthehet nga islami ne nje fe tjeter? E pamundur te ndodhi per dike qe e ka njohur mire islamin, ndaj theksoj dhe te gjithe shembujt qe di, jane njerez injorante, ku mundesia te kete njerez qe nuk e dine mire islamin, eshte e madhe.
Tani videoja, mire e paske pritur ate qe degjove, por aty flitet per boshllikun e konceptit te trinitet, te dhashe nje video ti bie shkurt, komente per te po pate, beji, nqs jo, mund te kalojme ke temat e trinitetit, mgjs mjaft tema i kemi ne diskutim qe tani..komentet?
[QUOTE]Po citoj ato që tha Jarigas
[B]
Ne fakt fjalet e Jezusit jane gjithmone keshilla, vetem ne Islam ka urdhera...
E me permend urdherat e Islamit...? Se per cudi nuk i kam hasur askund! Islami te tregon rrugen e drejte, e nuk jep urdhra...ama keto medime e tua hic nuk me ngjajne te nje njeriu te rritur....
Ik lexo Kuranin pastaj shkruaj...
Citim:
Po citoj ato që tha hebeja
[QUOTE]Po citoj ato që tha Jarigas
[B]
Ne fakt fjalet e Jezusit jane gjithmone keshilla, vetem ne Islam ka urdhera...
E me permend urdherat e Islamit...? Se per cudi nuk i kam hasur askund! Islami te tregon rrugen e drejte, e nuk jep urdhra...ama keto medime e tua hic nuk me ngjajne te nje njeriu te rritur....
Ik lexo Kuranin pastaj shkruaj...
Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.