Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Puke
“Nuk kisha lekë të blija miell, ndaj u detyrova të këpus përcjellësin elektrik të fshatit për ta shitur dhe për të siguruar bukën e fëmijëve” ky ka qenë deklarimi që ka bërë në polici Gëzim Lusha . 33 vjecari , baba i 4 fëmijëve, tre javë më parë vodhi 1300 metër përcjellës elektrik të cilin më pas, sic ka pohuar dhe vetë në polici, e kishte shitur në qytetin e Shkodrës si metal bakri dhe me paratë e siguruara kishte blerë miellin dhe ushqime të tjera për fëmijet.
Gëzim Lusha, sipas policisë së Pukës ishte i dënuar dhe më parë, pikërisht për vjedhjen e përcjellësve elektrikë brenda fshatit. Gjatë muajit të fundit në rrethin e Pukës kanë ndodhur disa vjedhje të përcjellësve elektrikë, të cilët më pas shiten si metale bakri.
Rrëmben dhe dhunon sërish ish të dashurën. Policia arreston 26-vjeçarin, por vajzës n
Rrëmben dhe dhunon sërish ish të dashurën. Policia arreston 26-vjeçarin, por vajzës nuk iu dha urdhri i mbrojtjes
Thellohet skandali me djalin e ish-prefektit të Fierit, Rauf Troka. Ndërsa ishte në hetim për plagosjen e ish të dashurës, Ertilda Spahos, dje ai e ka rrëmbyer dhe dhunuar sërish “vajzën e zemrës”. Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se 26-vjeçari është ndaluar dhe ndaj tij rëndon akuza e “pengmarrjes”.
Rrëmbimi
Ka qenë ora 09:30 e ditës së djeshme, kur Erion Troka i është drejtuar Komunës Levan në Rrethin e Fierit. Policia konfirmon se ai ka shkuar në zyrën e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike të kësaj komune, ku prej disa muajsh punon ish e dashura e tij, Ertilda Spaho. Në sy të dhjetëra personave që prisnin të aplikonin, Erion Troka e ka marrë me dhunë 26-vjeçaren dhe e ka tërhequr zvarrë deri në automjetin e tij, që e kishte lënë në hyrje të komunës. Ai e ka goditur me shqelma dhe grushte vajzën, pa u shqetësuar nga dëshmitarët e shumtë, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Pas sinjalizimit të ardhur në komisariat, policia është vënë në lëvizje dhe ka lëshuar një qarkore urgjente në të gjitha postblloqet e qarkut, duke dhënë informacion për rrëmbyesin dhe makinën me atë cilën ai po largohej.
Pas afro dy orësh vajza është paraqitur vetë në polici, ku ka kryer denoncimin e radhës. Rreth mesditës, policia ka gjetur edhe Erion Trokën. Zyrtarisht burimet policore kanë thënë se ai është ndaluar dhe ndaj tij rëndon akuza e “pengmarrjes”. “Ne po hetojmë mbi rastin në fjalë. Për Erion Trokën kemi pasur kallëzime të tjera, por është prokuroria ajo që po merret me rastet e mëparshme, ndërkohë që ngjarja e së premtes është në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor”, janë shprehur zyrtarisht drejtues të lartë të policisë së Fierit.
Ndërkohë, Ertilda Spaho ka treguar për “Shqip” se Erion Troka, dy ditë më parë kishte shkuar ta takonte, por sapo ka parë të atin e saj, është larguar me shpejtësi. Ndërkohë ajo ka thënë se javën e fundit, në telefonin e saj kishte marrë disa mesazhe kërcënuese nga 26-vjeçari. “Isha duke punuar, kur ai erdhi dhe më mori me forcë. Thërrisja për ndihmë, por askush nuk ndërhyri”, rrëfen për “Shqip” 26-vjeçarja. Më tej, ajo thotë se Erion Troka kishte përgatitur në pjesën e pasme të makinës një vend për ta fshehur dhe duke kaluar nëpër disa rrugë rurale, ka marrë drejtimin për në qytetin e Patosit. Më pas ai ka dashur ta çojë në një motel në qytetin e Patosit, por recepsionisti i kishte thënë se nuk kishte dhoma të lira. “Në këtë moment i shpëtova nga dora dhe ju drejtova një makine që pashë në anë të rrugës. I kërkova ndihmë shoferit, por ai vetëm më shihte, askush nuk më ndihmoi. Më pas Erioni më çoi në një lokal në Patos, ku nisi të më rrahë”, vijon rrëfimin Ertilda. Ajo tregon se në një moment ka mundur t’i shpëtojë nga duart dhe menjëherë ka hipur në një taksi me targa të verdha, e cila e ka çuar në polici. Por edhe pas marrjes së informacionit për arrestimin e dhunuesit të saj, Ertilda Spaho nuk beson në drejtësi. Ajo thotë se vetëm një ditë më parë ka qenë në gjykatë për marrjen e urdhrit të mbrojtjes. Gjyqtar ka qenë Taulant Banushi, i cili mësohet se i ka komunikuar Spahos që nuk ia mundëson urdhrin e mbrojtjes, pasi nuk ia parashikon ligji. Ndërkohë 26-vjeçarja dhe familja e saj bëjnë apel për dënimin e Erion Trokës. “Nëse shteti ekziston, le ta trajtojë këtë rast. I kërkoj ndihmë edhe Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila i ka kushtuar vëmendje dhunës ndaj grave. Bëj apel për drejtësi, nuk dua më shumë”, ka përfunduar rrëfimin e saj 26-vjeçarja.
Re: Rrëmben dhe dhunon sërish ish të dashurën. Policia arreston 26-vjeçarin, por vajzës n
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
“Isha duke punuar, kur ai erdhi dhe më mori me forcë. Thërrisja për ndihmë, por askush nuk ndërhyri", tha 26-vjeçarja.
“Në këtë moment i shpëtova nga dora dhe ju drejtova një makine që pashë në anë të rrugës. I kërkova ndihmë shoferit, por ai vetëm më shihte, askush nuk më ndihmoi. Më pas Erioni më çoi në një lokal në Patos, ku nisi të më rrahë”, vijon rrëfimin Ertilda.
Ertilda Spaho nuk beson në drejtësi.
"I kërkoj ndihmë edhe Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila i ka kushtuar vëmendje dhunës ndaj grave. Bëj apel për drejtësi, nuk dua më shumë”, ka përfunduar rrëfimin e saj 26-vjeçarja.
GREQI- Një 47 vjeçar grek është ndaluar dje nga policia e Athinës si i dyshuar për abuzimin seksual me 12 fëmijë shqiptarë të mitur. I
cilësuar si pedofil dhe pervers,ish-polici banues në rajonin Kato Patision është nën hetim edhe për shfrytëzimin e disa fëmijëve të tjerë në kryeqytetin helen. Ngjarja që ka tronditur opinionin
grek dhe mendohet se ky abuzim kishte lindur prej tre vitesh. Emri i të dyshuarit nuk u bë publik nga ish-kolegët e tij. Lajmin e bëri të ditur media grek gjatë ditës së djeshme, referuar zyrtarëve të policisë sëAthinës.“Shtetasi grek 47-vjeçar akuzohet se në periudhë të vazhdueshme disa mujore,ka abuzuar me fëmijë shqiptarë të moshës nga 13 deri në 16 vjeç, të cilët i detyronte te shihnin materiale me përmbajtje pornografike dhe më tej kryente me to vepra të turpshme dhe ushtronte terror psikologjik në mënyrë që ata të mos tregonin ato që ndodhnin dhe njëkohësisht u jepte sasi të hollash dhe sende e shërbime të tjera”, ai i ndiqte fëmijët shqiptarë, që të gjithë nxënës në shkollat shtetërore greke
të ciklit të ulët, duke i zënë “miq” ata në një internetkafe arrinte t’i mashtronte duke u dhënë abonim falas për periudha të ndryshme
kohore në qendrën e internetit dhe më pas i ftonte në shtëpinë e tij aty afër dhevinte në zbatim planin pervers”,Pasi i fuste në shtëpi
dhe kishte fituar besimine tyre, 47-vjeçari u servirte përmes televizorit, DVD me përmbajtje të fortë pornografike dhe abuzonte me ta seksualisht, duke kryer vepra të turpshme dhe marrëdhënie
homoseksuale....
Si ka mundesi qe prinderit e tyre nuk kane arritur te kuptojne keto gje e gjeja qe me cudit shume si ka mundesi qe kaq te vegjel rrine ne internet vetem pa kujdesin e dikuj ?
Ne emer te popullit...
Kapet Haki Miska, ai qe vrau nenen me sopate para pak ditesh.
Por...
Haki Miska ka rrëfyer se ka vrarë edhe gruan e tij, Mimoza Miska. Ne 1994 ai e kishte rrahur e goditur deri sa ajo ka dhënë shpirt e më pas e ka mbështjellë me batanije dhe e ka varrosur. Pas gërmimesh me një ekskavator, pranë zonës ku vrasësi kishte deklaruar se e kishte groposur, policia gjeti sot eshtrat e gruas.
Gjithnjë sipas dëshmisë së tij, në korrik te 1995 ai ka vrarë njerkun, pas një grindjeje për motive pronësie.
Në gusht të po atij viti ka ekzekutuar Qamil Lluken, një mësues të zonës qe e vinte ne loje se gruaja ja dridhte.
Dy vrasjet e fundit, ajo e njerkut dhe e mësuesit të zonës ishin cilësuar si vdekje aksidentale, ndërkohë që gruaja ishte shpallur e zhdukur.
Mjekët i injektuan gjak me AIDS, edukatoret e përzënë nga kopshti
Ndërsa rritet, një vogelushe 5-vjeçare e infektuar gjatë një transfuzioni gjaku me virusin HIV, po përballet me vështirësitë dhe reagimin e shoqërisë ndaj kësaj sëmundjeje. Vajza e vogel vazhdon të vuajë pasojat e infektimit me SIDA gjatë një transfuzioni gjaku në 2005-n, atëherë vetëm 8-muajshe. Gabimi mjekesor me vogelushen ka kaluar ne heshtje dhe pa ndeshkim, sic ka ndodhur rendom ne keto vite.
Ndërsa nëna do të dërgojë vajzën e vogël në kopsht, prindërit e tjerë janë frikësuar duke refuzuar që t'i lënë fëmijët me 5-vjeçaren në të njëjtin grup. Kjo ka bërë që prej fillimit të këtij viti shqetësimi të ngrihet disa herë nga prindërit, duke i kërkuar edukatores që të mos pranojë vajzën e vogël në të njëjtin grup me fëmijët e tyre.
Gjyshi i 5-vjeçares, thote se 'mjekët ia kanë helmuar mbesën vetëm se deshën të fitonin 5 mijë lekë të vjetra duke shitur gjak të pakontrolluar'.
(Marre nga Shekulli)
______________________________________________
Ja ne ca nivelesh eshte MJEKESIA dhe DREJTESIA ne Shqiperi .... pastaj thone pse shtohet perqindja e krimeve ne vend.
Dhe ta mendosh qe keto "cudira pa pergjegjshmerie" ju ndodhin popullit te thjeshte, asnjehere politikaneve apo familjareve te tyre.
SHBA, mjeku, 471 abuzime seksuale me femije
23/02/2010 03:35
Nje mjek pediater ne Delauere te Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te perballet me drejtesine me akuzen e 471 rasteve te abuzimeve seksuale me klientet e tij.
Dr. Earl Bredly, 56 vjec dyshohet se ka abuzuar me 103 vajza te mitura pergjate periudhes kohore prej 10 vjetesh, kohe ne te cilen ushtronte profesionin e mjekut pediater ne qytezen e Suseksit.
Nderkaq avokati mbrojtes i Bredlit u shpreh se do te bazonte mbrojtjen tek paqendrueshmeria e mendore e klientit te tij, pasi akuza zoteron prova filmike kunder doktorit.
“Shumica e provave jane videokaseta te cilat nuk te lene hapesire per t’iu kundervene”, tha avokati Eugene Maurer.
Vendimi i gjykates pritet te merret ne nje afat kohor nga 4 deri ne 6 jave
Re: Puke
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
“Nuk kisha lekë të blija miell, ndaj u detyrova të këpus përcjellësin elektrik të fshatit për ta shitur dhe për të siguruar bukën e fëmijëve” ky ka qenë deklarimi që ka bërë në polici Gëzim Lusha . 33 vjecari , baba i 4 fëmijëve, tre javë më parë vodhi 1300 metër përcjellës elektrik të cilin më pas, sic ka pohuar dhe vetë në polici, e kishte shitur në qytetin e Shkodrës si metal bakri dhe me paratë e siguruara kishte blerë miellin dhe ushqime të tjera për fëmijet.
Gëzim Lusha, sipas policisë së Pukës ishte i dënuar dhe më parë, pikërisht për vjedhjen e përcjellësve elektrikë brenda fshatit. Gjatë muajit të fundit në rrethin e Pukës kanë ndodhur disa vjedhje të përcjellësve elektrikë, të cilët më pas shiten si metale bakri.
8 Marsi/ Edije Kollaku rrëfen se ka vite pa i parë bijtë e saj, ndërsa në çdo festë pret që ata të trokasin
TIRANË - Edije Kollaku është një nga 90 të dënuarat e Burgut 325 në Tiranë, e cila si secila prej tyre dje priti me padurim festën e 8 Marsit, me qëllimin e vetëm për të parë fëmijët e saj. Por 61-vjeçarja e cila vuan dënimin në Burgun e Grave nuk ka mundur ta realizojë dëshirën e saj.
Asnjë prej 7 fëmijëve nuk ka trokitur në dyert e burgut për ta takuar. Pavarësisht se shumë prej familjarëve të grave të tjera kanë mbërritur për t'u bërë atyre një surprizë e dhuratë në ditën e tyre, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me Edijen. Ajo është lindur në Korçë, por ka jetuar në Tiranë dhe e përlotur tregon se fëmijët nuk i ka takuar prej shumë kohësh dhe me ta vetëm ka komunikuar në telefon.
Nënë e shtatë fëmijëve, gruaja nuk ka mundur të takojë asnjerin prej tyre në të ashtuquajturën Festën e Nënës, edhe pse kishte shpresuar shumë që dyert të hapeshin dhe mes të tjerëve të shfaqej edhe ndonjë prej djemve apo vajzave. E dënuara në një rrëfim për "Shekulli"-n tregon se fëmijët nuk i ka takuar prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshortin, që kur ka marrë dënimin 12 vjet më parë.
"Dy prej vajzave ndodhen në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ndërsa tjetra ndodhet e martuar në Francë. Kam mësuar se njëri prej djemve ka vazhduar studimet e larta në një shkollë private, ndërsa të tjerët jetojnë jashtë Shqipërisë. Unë nuk i kam takuar prej shumë kohësh, por vetëm kam komunikuar me ta në telefon", tregon 61-vjeçarja, një prej 90 të dënuarave të Burgut 325 në Tiranë.
E moshuara ka kryer pothuajse gjysmën e dënimit, rreth 12 vjet, që nga gushti i vitit 1998 kur është dënuar nga gjykata për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Tiranë në vitin 1998.
Ndërsa rri me shpresën se do të shohë fëmijët e saj, gruaja e burgosur kundërshton vendimin për dënimin e saj, duke u shprehur se është e pafajshme dhe se ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë vrasje, pavarësish se është shpallur fajtore. "Me aq sa mbaj mend ka qenë vera e vitit 1998 dhe unë po kthehesha nga punë për në shtëpi.
Atëherë punoja në një fabrikë këpucësh. Sapo futem në shtëpi, shikoj që kishin mbetur të vdekur vajza e fqinjit tonë bashkë me burrin e saj. Në ato momente gjej edhe bashkëshortin tim aty dhe nuk dija se ç'kishte ndodhur. Por më pas erdhi policia dhe më arrestuan mua dhe tim shoq, duke më quajtur bashkëpunëtore në vrasje. Më dënuan me 25 vjet burg", tregon Edija.
61-vjeçarja shprehet e bindur se nuk ka gisht në vrasjen e dyfishtë të ndodhur 12 vite më parë dhe për këtë ajo bën apel që të amnistohet për pjesën e dënimit që i ka mbetur për të vuajtur. Nëna e shtatë fëmijëve thotë se kërkon të fitojë lirinë me qëllimin e vetëm për të qëndruar pranë bijve të saj.
Rreth 90 të dënuara në Burgun 325 në Tiranë festuan dje 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Edhe pse të privuara nga liria, të burgosurat kanë pasur mundësi të qëndrojnë për pak kohë me fëmijët e tyre dhe të marrin dhurata nga ata.
Kjo ishte mënyra që drejtuesit e burgut 325 kishin menduar për të festuar festën e 8 marsit. I pranishëm në festën e organizuar ishte edhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Lulëzim Kodra, i cili uroi gratë e dënuara për festën e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.
Kukes...
Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.