Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga sarandaebukur datë 17 Mars 2010 - 03:33:

Edi Rama i është drejtuar sot me një letër të hapur kryeministrit të vendit Sali Berisha. Pikërisht ditën kur Komisioni i Ligjeve rrëzoi kërkesen e socialisteve per hapjen e kutive të votimit, Rama i kujton Berishes me ane te letres pse duhet qe kutite te hapen dhe te dale ne drite e verteta.


Rama fton Berishen qe kete leter ta konsideroje si nje ftese per ta kthyer 18 marsin, ne diten e nje konsensusi historik per nje hetim qe, nuk synon ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve dhe as delegjitimimin e parlamentit, por vetem cmontimin e mekanizimit te korrupsionit qe ka kapur sistemin e administrimit zgjedhor ne Shqiperi.



Me poshte mund te lexoni te plote letren e Rames drejtuar Berishes:

Zotit Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë

Për dijeni: Përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri



Zoti Kryeministër,

Do të kisha dashur sot t'Ju shtrëngoja dorën për kurajon, por fatkeqësisht nuk mund t'Ju shpreh veçse keqardhje për frikën Tuaj nga e vërteta që gjendet në kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit.


Do të ishte dashur shumë që sot Komisioni i Ligjeve të kishte hapur rrugën e zgjidhjes së problemit të rëndë që ekziston jo mes meje e jush, as edhe mes partive a kampeve tona politike, po mu në mes të rrugës që ndan të shkuarën me të ardhmen europiane të Shqipërisë, ku prej njëzet vjetësh nuk bëhen dot zgjedhje të lira, të ndershme, të pakontestueshme, si në çdo vend tjetër europian.


Do të donin të gjithë shqiptarët padyshim, por edhe të gjithë miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, që Kuvendi i Shqipërisë të jepte në datën 18 mars një provë urtësie e vullneti politik për ta zgjidhur krizën e vet duke dalë me një krejt tjetër përfundim nga ky i sotmi i Komisionit të Ligjeve lidhur me nismën tonë.


Ndaj edhe Ju shkruaj me shqetësim të madh sot, në vigjiljen e 18 marsit, kur të gjithë, brënda e jashtë Shqipërisë, dëshirojnë ligjërimin e një marrëveshjeje dinjitoze që i jep vendit drejtimin e daljes nga kriza politike dhe vetë parlamentit një frymëmarrje të re demokratike.


Vetëm duke u ngritur mbi ndjeshmëritë dhe interesat që mbajnë mbyllur rrugën e transparencës së plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve dhe duke vënë interesin e vendit e të popullit sovran në themelin e një marrëveshjeje mes palëve, e cila do ta kthente në ligj, jo vec për sot po përgjithmonë, të drejtën e transparencës së zgjedhjeve përmes hetimit parlamentar, ky Kuvend do të hynte në historinë e demokracisë sonë jo si parlamenti pa të ardhme i Ruzhdies, po si parlamenti i ndarjes përfundimtare me standartet zgjedhore të Ruzhdies.


Këto standarte, absolutisht të papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për Bashkimin Europian, deformuan shumëkund si në Ruzhdie zgjedhjet e 28 qershorit dhe kërcënojnë t'a kthejnë në një lojë të paravendosur procesin zgjedhor në Shqipëri.


Ky është një kërcënim i patolerueshëm për fatin e demokracisë e të shtetit ligjor në këtë vend ku një tjetër lojë e paravendosur kundër lirisë së zgjedhjeve na mbajti pesëdhjetë vjet larg Europës, ndërkohë që njëzet vjet liri nuk kanë mjaftuar ende për të bërë zgjedhje si në Europë a të paktën si në vendet e tjera të rajonit të trazuar ku jetojmë. Përfshirë edhe Kosovën që, megjithëse vetëm dy vjet shtet, zgjedh lirisht e garanton transparencë për zgjedhësit e saj.


Vrasja e besimit të qytetarëve tek zgjedhjet dhe shkrirja përfundimtare e kufirit mes shtetit e pushtetit, adresuar si shqetësim serioz edhe në raportin e OSBE/ODHIR-it, do të ishin rrjedhojat më imediate të moshetimit të plotë e të pakushtëzuar të shtrirjes së fenomenit Ruzhdie në procesin zgjedhor.


Ja pse këtë letër zoti Kryeministër duhet ta konsideroni një ftesë për ta kthyer 18 marsin në ditën e një konsensusi historik për një hetim që, siç e kemi pohuar pareshtur, nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë, as delegjitimimin e parlamentit të dalë prej atyre zgjedhjeve të korruptuara, por vetëm çmontimin e mekanizmit të korrupsionit që ka kapur sistemin e administrimit zgjedhor në Shqipëri, siç e tregon rrënqethshëm prova e kutisë së Ruzhdies.


Hetimi që ne kërkojmë nuk ka të bëjë me të shkuarën, po vetëm me të ardhmen, sepse çlirimi i zgjedhjeve të ardhshme nga korrupsioni mund të bëhet vetëm përmes transparencës së zgjedhjeve të shkuara.


Kutitë duhet të hapen jo për të rinumëruar votat, por për të hetuar numërimin në një proces ku sipas vetë OSBE/ODHIR-it në një të tretën e tij numërimi ka qenë i keq dhe shumë i keq, si edhe dokumentacionin zgjedhor ku, ashtu si në Ruzhdie, janë bërë në një numër shumë kritik rastesh manipulime që nuk duhet të përsëriten kurrë më.


Kuvendi duhet të vihet në punë jo për të dubluar institucione të tjera apo për t'iu mbivendosur pushtetit gjyqësor, sic Ju argumentoni pa asnjë bazë ligjore duke kundërshtuar kërkesën tonë, po për të hetuar si është implementuar Kodi Zgjedhor dhe sa është zbatuar në përgjithësi ligji gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009. E këtu lejomëni të besoj se nuk është e vështirë të ndajmë bashkë bindjen që jo mungesa e ligjeve të shkruara, po moszbatimi i ligjeve që kemi përbën problemin më të madh të Shqipërisë në rrugën drejt Europës. E dimë të gjithë, në letër kemi një shtet me ligje që shkruhen sipas standarteve europiane, në realitet një shtet prej letre shumë larg standarteve europiane. Eshtë koha të zbatojmë ligjet që shkruajmë dhe t'i shkruajmë ligjet për t'i zbatuar zoti kryeministër.


Përveçse një funksion i natyrshëm i organit suprem ligjvënës, ky që na refuzohet prej më shumë se gjashtë muajsh është një obligim jo vec kushtetues e ligjor, po edhe moral, etik e qytetar për një parlament ku opozita, si njëra prej dy shtyllave ku mbështetet legjitimiteti i tij, kërkon transparencë të plotë në sytë e të gjithëve sot për të garantuar siguri të plotë për të gjithë nesër.


Vetëm kështu mund të përmbushim plotësisht objektivin e përcaktuar ligjërisht të kontrollit parlamentar për hetimin mbi një çështje të veçantë me interes publik.


Vetëm kështu ky hetim, i mbështetur plotësisht mbi Kushtetutën e Republikës sonë, do të përmbushë jo vetëm të drejtën e ligjshme, po edhe detyrimin tonë të përbashkët karshi zgjedhësve:


a) Për të verifikuar zbatimin e legjislacionit gjatë një procesi zgjedhor kaq të dyshimtë e të kontestuar.


b) Për të identifikuar problemet që lypsen zgjidhur për të ardhmen duke propozuar ndryshimet përkatëse ligjore.


c) Për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë eventuale për moszbatimin e ligjeve në fuqi, të cilat, bash ashtu sic e përcakton ligji për hetimin parlamentar, Komisioni Hetimor i'a con për ndjekje të mëtejshme organeve të drejtësisë.


Vetëm kështu, falë kësaj abc-je të kulturës së transparences dhe të kontrollit parlamentar, ne nuk do të kemi më në zgjedhjet e ardhshme jo shumë, po asnjë kuti votimi si në Ruzhdie; nuk do të kemi më në zgjedhjet e ardhshme jo me dhjetëramijëra si në 28 qershor, po asnjë numër identiteti të rremë në listat e votuesve; nuk do të kemi më në zgjedhjet e ardhshme jo me mijëra njerëz si gjithnjë deri më sot, po asnjë zgjedhës që do të guxojë të votojë më shumë se një herë me disa dokumenta identiteti të fallsifikuara; nuk do të kemi më në zgjedhjet e ardhshme jo një masë të frikshme emigrantësh të vjedhur në identitetin e tyre si vitin e shkuar, të cilët u kthyen në votues pa qenë fare në Shqipëri për zgjedhje, po asnjë syresh!


Sepse, tekefundit, vetëm kështu nuk do të kemi më në sistemin e administrimit të zgjedhjeve shqiptare me qindra e më shumë se qindra komisionerë të cilët, pasi marrin nën dorë paratë për manipulimin e rezultatit, i kryejnë gjithë ato shkelje kriminale të ligjit, njësoj si në Ruzhdie, me vetëdijen e përbuzshme se çfarëdo paudhësie të bëjnë me fletët e votimit, me identitetet e zgjedhësve apo me kutitë ku zë fill jeta demokratike, asgjë nuk mund t'i gjejë përderisa krimi i tyre kyçet përgjithmonë në terrin e kutive të pahapshme.


Ju e dini fort mirë zoti kryeministër se konsensusi i shumëduartrokitur edhe nga komuniteti ndërkombëtar për reformën elektorale, që i parapriu zgjedhjeve të shkuara, u bazua në garancinë e vendosur prej nesh, Partisë Socialiste, dhe të pranuar prej jush, Partisë Demokratike, në nenet 136/3 dhe 138/3 të Kodit Zgjedhor. Të cilat shprehin qartësisht të drejtën e pakicës absolute të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dy nga shtatë anëtarë, për të hapur çdo kuti që e gjykojnë të arsyeshme për rinumërim.


Pikërisht këto nene ishin garancia mbi të cilën u bazua edhe premtimi ynë elektoral se cdo votë ishte e sigurtë në të gjitha rastet, vërtet të shumta, kur qytetarët e shqetësuar nga presionet aspak demokratike të shtetit të vënë në dispozicion të pushtetit, por edhe nga eksperienca e hidhur e të shkuarës Suaj në administrim zgjedhjesh, na pyesnin gjatë gjithë fushatës nëse do të ishte apo jo opozita në gjendje të mbronte votën e tyre.


Ne që i shkruam me dorën tonë e pastaj morëm, jo pa mund e kohë, konsensusin Tuaj për këto dispozita e kishim shumë të qartë arsyen dhe përmbajtjen e tyre.


Ato ishin, le ta themi hapur, lëshimi Juaj për opozitën, kundrejt lëshimeve të opozitës në kuadrin e një marrëveshjeje transparente dhe të dobishme për vendin e për palët. Ishin këto lëshime reciproke që për herë të parë i dhanë vendit një reformë elektorale të kryer thuajse një vit përpara zgjedhjeve, krejt ndryshe nga tradita shumëvjecare e arrnimeve të natës së fundit. Falë kësaj reforme e klimës së dialogut që mundësoi edhe më shumë se kaq, duke e nxjerrë politikën nga kuadri tradicional i konfliktualitetit konstant, Shqipëria kurorëzoi përpjekjen për integrimin në NATO dhe u vlerësua mjaft pozitivisht nga Bashkimi Europian pas shumë vitesh plot kritika në këtë drejtim.


Por sot më duhet t'Jua përsëris se kur Partisë Socialiste i'u desh ta përdorte fill pas zgjedhjeve të 28 qershorit të drejtën e lartpërmendur për të hapur e rinumëruar kuti në Berat, Tiranë dhe Shkodër, Ju, nëpërmjet shumicës Suaj në KQZ, treguat se këtë të drejtë për transparencë na e kishit dhënë për të na e hequr pikërisht kur të na duhej. Kështu, padrejtësisht, përfaqësuesit Tuaj në KQZ e bënë këtë përmes një shkeljeje flagrante të ligjit dhe padenjësisht Ju e mbështetët këtë padrejtësi nga casti i parë deri sot e gjithë ditën.


Kolegji Zgjedhor paskëtaj e vulosi nën presionin që dihet shkeljen e bërë nga KQZ-ja duke vulosur kësisoj edhe rezultatin e zgjedhjeve përmes leximit në ligj të dickaje të paqenë, të cilën ne si autorë të neneve përkatëse të ligjit as e kishim menduar, as e kishim shkruar, as e kishim votuar.


Ju e dini, më mirë se askush, që e drejta e pakushtëzuar për hapjen e cdo kutie të kërkuar nga pakica absolute e KQZ-së dhe rinumërimin e votave në sytë e publikut, ishte celësi i marrëveshjes sonë për reformën elektorale. Ashtu siç e dini padyshim edhe arsyen pse e hodhët në det këtë çelës, duke marrë peng edhe kutitë sapo morët pushtetin që nuk mishëron vullnetin e qytetarëve që kanë hedhur votën në ato kuti. Megjithatë, opozita sot nuk kërkon më atë që i'u mor padrejtësisht Partisë Socialiste dhe të tjera partive jashtë koalicionit Tuaj që kërkuan rinumërim dje. Opozita kërkon vetëm atë që nuk duhet t'i merret më askujt nesër.


Ne sot nuk kemi më punë me vendimet e KQZ-së e të Kolegjit Zgjedhor, zoti kryeministër. Ato vendime të formës së prerë kanë vulosur rezultatin dhe ndarjen e mandateve të këtij parlamenti, ku ne nuk kërkojmë asnjë karrige më shumë se c'na kanë dhënë vendimet në fjalë, megjithëse shumë të padrejta. Po, më anë tjetër, s'ka asnjë dyshim se ne as mund të qëndrojmë mbi kutitë e mbyllura ku është magazinuar mekanizmi i korrupsionit elektoral në pritje për t'u rivënë në lëvizje për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme.


Bojkoti ynë nuk futi në krizë demokracinë, kriza e demokracisë çoi opozitën deri në bojkot. Kjo krizë i ka rrënjët tek ai mekanizëm korrupsioni elektoral që ne ju ftojmë ta çmontojmë së bashku, urtësisht, paqësisht, drejtësisht, përmes një transparence që do të pengojë degradimin e mëtejshëm të procesit ligjvënës e qeverisës. Pa këtë transparencë ky degradim cdo ditë e më shqetësues është i pandalshëm dhe sfida madhore e procesit të integrimit europian të Shqipërisë është seriozisht e kompromentuar.


Shqipëria nuk meriton të shkojë mbrapsht në një rrugë ku sot jemi më të vonuarit e rajonit. Shqiptarët nuk meritojnë të presin ende në rradhën e gjatë pas derës së mbyllur të Europës për një vizë apo ta shohin të vazhdojë t'u largohet horizonti i bashkimit me familjen europiane. Në emër të opozitës Ju riftoj ta afrojmë bashkarisht Europën për Shqipërinë e shqiptarët, duke bërë secila palë detyrën e vet dhe duke mos u fortifikuar në pozicione aspak ogurmira. Vendi ka nevojë për reforma e për dialog serioz mes palëve në përballimin e një krize demokratike, po edhe ekonomike, aspak të lehtë për t'u kapërcyer. Opozita ka bërë gjithë sa ka mundur për të ardhur në pikën ku po Ju presim të afroheni e të bëni Tuajën.


Ne kemi lëvizur me urtësi e kurajo drejt pikës ku çmojmë se konvergojnë interesat e të gjitha palëve, pa cënuar parimin e patjetërsueshëm të transparencës së zgjedhjeve të shkuara, me të cilin lidhet në fakt jo thjesht shkalla e lirisë dhe ndershmërisë së zgjedhjeve të ardhshme, por edhe shkalla e respektimit të lirive e të drejtave kushtetuese në Shqipëri nga ana e parlamentit e qeverisë.


Bindja se degradimi i ndjeshëm i këtyre lirive e të drejtave gjatë dhe sidomos pas zgjedhjeve të shkuara, lidhet pikërisht me vetësigurinë që pushtetit i buron nga kontrolli i mekanizmit të sofistikuar dhe deri sot të paprekshëm të korrupsionit zgjedhor, na bën të palëkundur në mbrojtjen e parimit të transparencës së plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve.


Por njëkohësisht bindja se më e mira nuk mund të bëhet duke bërë më të keqen për palën tjetër, si edhe, le ta themi pa ngurrim, respekti për opinionin e miqve dhe partnerëve të pazëvendësueshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Europës, na bëjnë të dëgjueshëm ndaj të gjithë zërave që vijnë nga jashtë nesh. Përfshirë edhe zërin e palës Suaj sigurisht.


Prandaj e njohëm rezultatin.


Prandaj pranuam parimin e mosndryshimit të tij pavarësisht rezultatit të hetimit.


Prandaj u treguam tejet të matur në organizimin e protestave.


Prandja u kthyem në parlament dhe morëm mandatet.


Prandaj propozuam një nisëm konkrete, konform Kushtetutës, konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese, po edhe konform opinionit të Komisionit të Venecias - po zoti kryeministër, ky komision është shprehur qysh në vitin 2001 për mosngushtimin e objektit të hetimit parlamentar nga maxhoranca! - si edhe, dëgjojeni me vëmendje, konform faktit të thjeshtë që, pas zgjedhjeve të vitit 2005, komisionit të atëhershëm hetimor parlamentar për zgjedhjet i është lejuar hapja e kutive të votimit. Fakti që ai komision nuk e zhvilloi as sa dhe as si duhet procesin e transparencës, ishte një gabim të cilin zgjedhjet e vitit 2009 na mësuan se në asnjë mënyrë nuk duhet të përsëritet.


Ndërkohë Ju s'keni lëvizur asnjë gjysëm hapi nga pozicioni Juaj fillestar, edhe pse funksioni i kryeministrit të vendit, aq më tepër në kushtet aspak të lehta ku ndodhet demokracia dhe ekonomia e vendit, kërkon prej Jush kurajon e gatishmërinë për ta kuptuar sic është krizën shqiptare, të njohur tashmë ndërkombëtarisht, duke dëgjuar zërin e arsyes, jo duke besuar tek arsyeja e forcës.


Ju përpiqeni ta fortifikoni pozicionin Tuaj të vjetër duke i'u referuar sistematikisht Kushtetutës si një pengesë, që thoni se nuk u lejon ta pranoni nismën ligjore të Partisë Socialiste. Kujt nuk do t'i vinte mirë, përfshirë edhe mua pa as më të voglin dyshim, që kryeministri i Shqipërisë të ishte mishërimi me fjalë e vepra i përulësisë ndaj ligjit themelor të shtetit!


Por, e vërteta jofatlume është se këto ditë u rrumbullakos në njëzet numri i ligjeve të miratuara prej maxhorancës Suaj, që janë rrëzuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, po këto ditë, një nismë e freskët e qeverisë Suaj për të amenduar ligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit tonë i shtohet listës së afro dhjetë akteve të tjera, të pagjykuara ende prej Kushtetueses, ku lexohen qartë gjurmët e antikushtetushmërisë. Këto janë rekorde që fatmirësisht e ardhmja nuk do t'i thyejë dot kurrë, por që fatkeqësisht tregojnë problemin e madh të së tashmes shqiptare për shkak të të kuptuarit që qeveria Juaj ka me Kushtetutën qoftë në gërmë e qoftë në frymë. Një numër interesash e synimesh të lexueshme për të gjithë i'a kanë bërë të rëndomtë kësaj maxhorance avazin e shkeljes së Kushtetutës, prandaj të gjithë e dinë sot se jeni Ju jo Kushtetuta pengesa për transparencën e kutive të 28 qershorit.


Jo zoti Berisha, nuk Ju pengon Kushtetuta të pranoni projektin tone, po mungesa e vullnetit politik për ta respektuar Kushtetutën! Ju i atribuoni Kushtetutës një kufizim që ajo nuk e ka. Ju e lexoni sërish gabim apo sic i'u pëlqen atë, ashtu sic lexoni gabim apo sic i'u pëlqen vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që në fakt thotë pa asnjë ekuivok, njësoj si edhe Komisioni i Venecias, se objekti i hetimit përcaktohet nga pakica që propozon ngritjen e komisionit hetimor dhe nuk mund të kufizohet nga shumica e parlamentit.


Zoti kryeministër,


Nuk është ende vonë!


Çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni është çlirimi i zgjidhjeve për shqiptarët.


18 marsi është dita e caktuar dhe e duhur për ta bërë së bashku në Kuvendin e Shqipërisë, në vëmendjen e jashtëzakonshme të opinionit publik shqiptar dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, hapin e madh drejt këtij clirimi që do të ndikojë fuqishëm edhe kundër fenomenit të korrupsionit në tërësi.

Le ta bëjmë këtë hap me kurajo e në mirëbesim reciprok, të ftojmë edhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë të na ndihmojnë me praninë dhe sugjerimet e tyre në procesin e transparencës, t'u japim të shqiptarëve mundësinë e një eksperience të pashlyeshme demokracie, duke e bërë transparencën instrumentin e shkuljes së korrupsionit nga procesi zgjedhor dhe duke u dhënë të gjithëve mesazhin shpresëplotë të shpëtimit të lirisë e garantimit të ndershmërisë së zgjedhjeve në Shqipëri.


Ka ende kohë për të reflektuar, folur e zgjidhur këtë nyje gordiane me shpatën e kurajos politike e qytetare që kërkon një moment kaq delikat kur duhen hapa kurajozë përpara, duke filluar nga transparenca e zgjedhjeve e vazhduar vendosmërisht me reformat e tjera të integrimit dhe me implementimin e tyre për një Shqipëri Europiane ku ligjet e shkruara të jenë ligje të zbatuara.


Fortifikimi i mëtejshëm i pozicionit Tuaj të vjetër, me argumenta që janë vetëm një alibi e ngritur mbi frikën nga transparenca dhe si rrjedhojë refuzimi i transparencës nga ana Juaj në 18 mars, do të ishte një gabim që sot nuk jemi në gjendje t'ia parashikojmë dot pasojat.


Uroj që ky të mos jetë rasti, por jam i detyruar t'Ju siguroj publikisht se nëse kështu do të ndodhë, opozita është e përgatitur për ta vazhduar përpjekjen e saj demokratike deri në largimin e kësaj qeverie.



Sinqerisht
Edi Rama

 


Postuar nga lost_soul datë 17 Mars 2010 - 06:35:

Sido te vije puna, Berisha per shkak te moshes nuk e ka te gjate. Shpresoja shume qe me largimin e tij nje dite te aferme brezi i ri te ishte i moderuar.
Por shoh nje ogur i zi per Shqiperine qe ky komandanti i trendafilave, edhe pse i ri, njeh vetem gjuhen e ultimatumeve.


Postuar nga Ignatius datë 17 Mars 2010 - 07:21:

... do te vendost nga perplasja fizike...


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 17 Mars 2010 - 18:25:

ej mos e prekni Saliun se ka thane qe do na likujdoje te gjithve me leket na leni rehat dhe mos shani shume .


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 17 Mars 2010 - 18:27:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


po ti na trembe me balten mor cun ... thashe pale ne ca kafe me con

Ouu pse po e heqin ambasadorin urith ..... cne apo i mbaroj mandati?




o lali ne anet me te bukura te Tiranes do te coja ....


Postuar nga Fajtori datë 18 Mars 2010 - 01:50:

Terhiqet parlamenti shqiptar para ambasadoreve te huaj.

Parlamenti gjysmak i Berishes kerkon ndryshimin e statusit te sherbimit informativ kombetar. Ky veprim u konsiderua i rrezikshem dhe politizues nga shume organizma dhe ambasadore te huaj. Pas disa ditesh deklarata dhe protesta, sot u mblodh nje konference ambasadoresh nga BE dhe NATO. Ne deklaratat e tyre hidhen dyshime mbi polizitimin e SHISH-it nga Berisha.

Ambasadori amerikan tha:
“Roli i shërbimeve informative është të mbrojnë sigurinë e vendit. Por të gjithë ne kemi parë shumë shpesh, në ato vende që nuk janë demokratike, që ai rol shtrembërohet dhe, në fakt, shndërrohet në rol për të mbrojtur ata që janë në pushtet pikërisht nga ata njerëz që ata qeverisin."

Nderkohe, ambasadorja britanike Fiona McIlëam vlerësoi pikërisht faktin se sot Shërbimi Informativ Shqiptar, një institucion tepër profesionist sipas saj, nuk është më një mjet i pushtetit për të kontrolluar dhe shtypur."


Duket se ky presion ndërkombëtar ka dhënë frytet e veta. Ndryshe nga c'ishte parashikuar, projektligji nuk do t'i paraqitet të enjten seancës plenare. Ministria e Drejtësisë po konsultohet me misionin e Bashkimit Europian për sistemin e drejtësisë EURALIUS.

Ky event çon uje ne idene se Shqiperia duhet te jete protektorat, pasi nuk eshte e afte te qeverise vete demokratikisht

Kshu qe konkluzioni eshte:
Ose ne kemi sherbime sekrete te zhvilluara dhe bota ia ka friken fuqise tone (?!!), prandaj po fut hundet.
Ose nuk kane interes per SHISH, por bota nderhyn sepse duan te stabilizohet demokracia ne Shqiperi, qe rrezikohet nga politizimi i SHISH.


Postuar nga AndreaPirelli datë 18 Mars 2010 - 03:20:

Acarohen ndjeshëm marrëdhëniet mes pronarëve të tokës, ku ngrihet Klubi i Futbollit “Partizani”, në Rrugën “Frosina Plaku”, dhe drejtuesve të skuadrës së kuqe, e përfaqësuar nga administratori i përgjithshëm, Paro Laci. Pas ngritjes së disa padive në gjykatë nga ky i fundit, për fyerje dhe dëmtim të klubit nga pretenduesit e pronës, të enjten e 18 marsit, ora 14:30, tifozëria e kuqe do të mbajë një protestë në ambientet e klubit. Shoqata e tifozëve të kuq ka dalë në këtë vendimmarrje, për të protestuar në mbështetje të cdolloj politike për mbrojtjen e klubit dhe mbi te gjitha të emrit të PARTIZANIT. Thirrja e shpërndarë përmes rrugëve dhe mjeteve të ndryshme të komunikimit, me celular, telefon fiks, por kryesisht me e-mail dhe në facebook, është e tillë: “Protestë, në mbrojtje të klubit tonë, Partizani. Të enjten, më 18.03.2010, ora 14.30, në mjediset e klubit “Partizani”, të gjithë së bashku të protestojmë kundër atyre që duan ta zhdukin skuadrën tonë të zemrës, t’i marrin asaj edhe klubin, edhe fushat e stërvitjes. Duhet të jeni të gjithë aty. Nëpër kafene jemi tregu të gjithë të gatshëm për protesta dhe na është sugjeruar ta bëjmë një gjë të tillë. Ja pra, erdhi momenti. Të gjithë takohemi ditën e enjte, në orën 14:30 në ambientet e Klubit Sportiv “PARTIZANI”.

Në përgjigje të kësaj nisme të tifozëve, për të protestuar në mbrojtje të klubit të kuq, administratori i përgjithshëm i Partizanit, Paro Laci, ka bërë thirrje për qetësi, njëkohësisht ka garantuar se do të jetë një barrierë e pakalueshme për këdo që kërkon të rrëmbejë klubin, fushat e stërvitjes dhe gjithcka, që sipas tij, janë të Partizanit dhe po tentohet të tjetërsohen nga disa njerëz, që pretendojnë se janë pronarë të tokës. Në mesazhin e tij, të shpërndarë në facebook, Paro Laci nënvizon: “Në klubin tonë të ZEMRES kanë bërë dhe vazhdojnë të ushqejnë mendimin që ta masakrojnë Partizanin, por ta harrojnë këtë. Mund t’ia dalin, vetëm nëse unë vdes. Por që të vdesë Paro LACI është pak e vështirë, se më keni si tigër. Dhe tigër do të jem për këta lloj njerëzish, që duan të na e plasin shpirtin. Keni lajmëruar që do të mblidheni tek klubi të enjten për të protestuar. Mund të vini dhe duhet të jeni aty kur stërviten cunat e ekipit tonë, por jo për pseudopronarët. Duhet të jeni të bindur se unë i kam si “bukë me djathë“ ata që duan të nënshtrojnë e tjetërsojnë Partizanin, sic kemi pas thënë dikur. Dhe me të vërtetë nuk i bëj për burra të gjithë bashkë. Për një gjë duhet të jeni të sigurtë, që unë nuk bëj kompromis me ta në dëm të PARTIZONIT, sikurse ka bërë ndonjë tjetër tash sa vite, prandaj nuk duhet që të biem pre e provokimeve të tyre. Me qetësi do t’i fitojmë të drejtat tona, se jemi me të drejtën. Populli ynë ka një shprehje të mirë: ”I drejti zhytet, por nuk mbytet! Kështu ka ndodhur me PARTIZONIN, por legjenda jonë do të jetë përjetë. Para PARTIZONI!”


Postuar nga Piktor datë 18 Mars 2010 - 03:26:

Seç kishin sekuestruar nje peshkarexhe italiane sot ne ujrat e Sazanit.
Tere kete det italia dhe vjen e peshkon ne Vlore.


Postuar nga AndreaPirelli datë 18 Mars 2010 - 03:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Seç kishin sekuestruar nje peshkarexhe italiane sot ne ujrat e Sazanit.
Tere kete det italia dhe vjen e peshkon ne Vlore.



Ata edhe ne kohe te enverit vinin e peshkoni andej ........... madje nga 84-85 anijet luftarake shqiptare kane hapur zjarr ndaj nje skafi italian ......... (nuk e di nese ishte per kontrabande apo peshkim ) ....... duke vrare njerin prej tyre ........... .


Postuar nga sarandaebukur datë 19 Mars 2010 - 18:42:












Topalli-socialistëve: Ju ofruam transperencë, por ju doni krizë
TIRANE-Zhurmë e debat ka sjellë një deklaratë e Kryetares së Parlamentit mes diskutimeve të deputetëve të djathtë e të majtë që po bëhen sot ne emër të nismave të PS për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit.

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u bëri thirrje deputetëve socialistë që të mos e kthejnë seancën në një seancë gjyqësore dhe ti përmbahen realicionit të dalë nga Komisioni i Ligjeve me tematikë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Sipas Topallit, mazhoranca i dalë hakut socialistëve duke jua ofruar transparencën, porse këta të fundit e kanë refuzuar pasi si qëllim kanë vetëm të përcjellin në Kuvend krizën që po mundon personalsiht Edi Ramën.

“Nuk mund ta imagjinoja kurrë që një seancë plenare të kthehet në një gjyq special i komisionerëve socialistë”.

Duke iu drejtuar disa prej deputetëve që diskutuan sot në seancë, Topalli u ndal tek Ilir Gjoni, Luiza Xhuvani, e Ethem Ruka. “Zonja Xhuvani, nuk duhet fyer militanti. Është e paturpshme ajo që the, sepse nuk duhet fyer militanti që të voton”.

“Zoti Gjoni unë nuk kam asnjë urrejtje për ty, ti nuk mund të përmbysësh ato vlera që ne arritëm më 28 Qershor, se jeni mësuar gjithmonë që pushteti është vetëm me ju. Keni 24 orë që gënjeni, kishit 7 muaj që donit komision hetimor, por tani që do ngrihej komisioni hetimor, thoni jo duhet ndryshuar ligji. Berisha ndejti dje 7 orë duke ju dëgjuar,por ju as nuk doni transparence, nuk doni asgjë, por doni të transmetoni krizën e Edi Ramës në parlament”.
Duke vazhduar fjalën Topalli tha se socialistët po bëjnë cmos që të pengohet integrimi.“Në momentin më të rëndësishëm të shqiptarë qe kanë ndenjur të izoluar, dhe duan integrim, ju bëni të kundërtën. Zoti Gjoni ka ikur koha e përmbysjeve, ishin 20 vite më parë, harroje e mund ta përmbysësh. Ne jemi këtu që ky parlament të funksionojë. Bëjini transperncë të plotë ligjore atij relacioni që keni para”, tha Topalli.
Ndërsa drejtuar zotit Ruka, Topalli theksoi se duhet matur mirë kur thuhet manipulim tëzgjedhjeve. “Zoti Ruka thatë se parlamenti është I manipuluar. Ju sfumoni kështu Këshillin e Europës. Nuk janë deklarata këto se ju nuk pranoni se keni humbur”.

Reagon Gjoni: Nuk jam Berisha unë që vret njerëz
Por ndërhyrja e kryetares së parlamentit në diskutimet e deputetëve në parlament ka shkaktuar zhurmë në radhët e deputetëve socialistë. Ilir Gjoni reagon ndaj diskutimit të Topallit dhe kërkon të replikojë, por zonja Topalli i ndërpret fjalën. Mes zhurmës së krijuar Gjoni shprehet “Më vjen mirë që diskutimi im të paska bërë përshtypje. Por,ti nuk mund të hedhësh dot balë mbi mua e familjen time, nuk jemi ne si Sali Berisha që vret e pret”, tha Gjoni që më aps foli me mikrofon të fikur.
Më e qetë është treguar Xhuvani që i ka sugjeruar Topallit të vizitojë elektoratin që I ka dhënë votën si deputetet socialiste. “Ju faleminderit për mikpritjen. Më akuzuat për elektoratin tim, por shkoni e takoni dhe pastaj flisni”.

(Balkan Web)

Hajde Parlament ..Hajde..Sa e embel eshte karikja..


Postuar nga doctor46 datë 19 Mars 2010 - 19:38:

Posi, posi koken hengershin aty ne parlament. E pastaj bejne si burra apo gra te mira, u befsha nje mut ne mes te parlamentit qe i ka bere miliardera, e tallin menderen me ne. Ja tu pyes une ju qe merreni me politike e ndiqni , E marrin rrogen keta apo jane harruar mbas halleve te popullit? Po qe keshtu lumsi populli qe i ka...


Postuar nga SmoKer datë 19 Mars 2010 - 23:03:

Tirana ka përjetuar momente frike ne mesditë, kur një person me një pistoletë në dorë ka mbajtur peng për rreth 45 minuta një vajzë në mes të kryeqytetit, pak metra nga selia e Presidences dhe zonës se ish-bllokut. (Shiko pamjet ekskluzive)

Nje djale 23-vjecar ka hyre i armatosur ne nje degë banke, dhe pas grabitjes ka marrë peng një kalimtare, te cilen e ka mbajtur deri ne momentin e fundit, ku u kap nga policia.

I riu Romeo Leka, sipas policisë me precedentë penalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gjendur nën rrethimin e bluve, pas grabitjes së një banke, rreth ores 12:40, ne afersi te Librit Universitar.

Leka, i armatosur, i drejtoi vajzës së re pistoletën dhe kërcënoi policinë se do ta vrasë atë

Duke e kërcënuar me pistoletë, ai e ka terhequr pas vetes vajzën nga Libri Universitar, deri tek hyrja e Presidencës, ku edhe ka përfunduar ushtrimi i dhunës dhe kërcënimet e vazhdueshme

marr nga http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=178379&ref=fp



Kjo ndodh ku femija merr armen.


Postuar nga dylan datë 19 Mars 2010 - 23:09:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Tirana ka përjetuar momente frike ne mesditë, kur një person me një pistoletë në dorë ka mbajtur peng për rreth 45 minuta një vajzë në mes të kryeqytetit, pak metra nga selia e Presidences dhe zonës se ish-bllokut. (Shiko pamjet ekskluzive)

Nje djale 23-vjecar ka hyre i armatosur ne nje degë banke, dhe pas grabitjes ka marrë peng një kalimtare, te cilen e ka mbajtur deri ne momentin e fundit, ku u kap nga policia.

I riu Romeo Leka, sipas policisë me precedentë penalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gjendur nën rrethimin e bluve, pas grabitjes së një banke, rreth ores 12:40, ne afersi te Librit Universitar.

Leka, i armatosur, i drejtoi vajzës së re pistoletën dhe kërcënoi policinë se do ta vrasë atë

Duke e kërcënuar me pistoletë, ai e ka terhequr pas vetes vajzën nga Libri Universitar, deri tek hyrja e Presidencës, ku edhe ka përfunduar ushtrimi i dhunës dhe kërcënimet e vazhdueshme

marr nga http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=178379&ref=fp



Kjo ndodh ku femija merr armen.




thashe mos ishte nje LEKE qe njof une thashe ku dreqin shkoi dhe ky me pislleqe hahhah
po ca kane me ba moj dhe shqiptaret e gjore me dica do mirren duan leke


Postuar nga Fajtori datë 19 Mars 2010 - 23:34:

Ca kalamalliku. Te ishte ne SHBA ky do e kishin vra 20 here. Shyqyr qe ishte ne Shqiperi.

Nje 5 vjetsh burg e ka te thekme. Mirupafshim jete nga 23 deri 28 vjeç.


Postuar nga SmoKer datë 20 Mars 2010 - 00:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ca kalamalliku. Te ishte ne SHBA ky do e kishin vra 20 here. Shyqyr qe ishte ne Shqiperi.

Nje 5 vjetsh burg e ka te thekme. Mirupafshim jete nga 23 deri 28 vjeç.



...te njejten gje po mendoja dhe un.


Postuar nga lost_soul datë 20 Mars 2010 - 04:21:

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur

....
Hajde Parlament ..Hajde..Sa e embel eshte karikja..


Sa qejf do kisha sikur e gjithe media ta bojkotonte politiken per nja 1 jave ose dhe me shume. As gazetat as televizionet, internetrat etj etj.
Asnje lajm, as parlament asgje asgje.


Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2010 - 04:51:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Sa qejf do kisha sikur e gjithe media ta bojkotonte politiken per nja 1 jave ose dhe me shume. As gazetat as televizionet, internetrat etj etj.
Asnje lajm, as parlament asgje asgje.



Eshte e vetmja rruge qe mund te kete rezultat te menjehershem. Por kur t'i vijne mend s'do ja hane qente.

Fundja si do bojkotojne poltiken ata, hane ne te njejten tenxhere. Kane te njejtat interesa media-biznes-politike. Por te pakten te fillonin te filtronin lajmet se vazhdojne si ne kohe te Enverit me takime ministrash, prerje shiritash e fjalime te perditshme.


Postuar nga Ignatius datë 20 Mars 2010 - 05:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori




Fundja si do bojkotojne poltiken ata, hane ne te njejten tenxhere. Kane te njejtat interesa media-biznes-politike.


Postuar nga dylan datë 20 Mars 2010 - 17:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ca kalamalliku. Te ishte ne SHBA ky do e kishin vra 20 here. Shyqyr qe ishte ne Shqiperi.

Nje 5 vjetsh burg e ka te thekme. Mirupafshim jete nga 23 deri 28 vjeç.



pse sipas jush shiku qe ehste ne shqiperi sdo marre asnje lloj denimi ?


Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2010 - 18:09:

???

Dylan, kapish shqip? Si asnje lloj denimi?


Postuar nga Eria datë 20 Mars 2010 - 18:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
???

Dylan, kapish shqip? Si asnje lloj denimi?




Sorry qe te thashe,ktheje anglisht


Postuar nga AngelDevil datë 20 Mars 2010 - 18:58:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE



o lali ne anet me te bukura te Tiranes do te coja ....



po lale po i kam merak vete ato vendet e bukura une


Postuar nga AngelDevil datë 20 Mars 2010 - 19:01:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Tirana ka përjetuar momente frike ne mesditë, kur një person me një pistoletë në dorë ka mbajtur peng për rreth 45 minuta një vajzë në mes të kryeqytetit, pak metra nga selia e Presidences dhe zonës se ish-bllokut. (Shiko pamjet ekskluzive)

Nje djale 23-vjecar ka hyre i armatosur ne nje degë banke, dhe pas grabitjes ka marrë peng një kalimtare, te cilen e ka mbajtur deri ne momentin e fundit, ku u kap nga policia.

I riu Romeo Leka, sipas policisë me precedentë penalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gjendur nën rrethimin e bluve, pas grabitjes së një banke, rreth ores 12:40, ne afersi te Librit Universitar.

Leka, i armatosur, i drejtoi vajzës së re pistoletën dhe kërcënoi policinë se do ta vrasë atë

Duke e kërcënuar me pistoletë, ai e ka terhequr pas vetes vajzën nga Libri Universitar, deri tek hyrja e Presidencës, ku edhe ka përfunduar ushtrimi i dhunës dhe kërcënimet e vazhdueshme

marr nga http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=178379&ref=fp



Kjo ndodh ku femija merr armen.



epo shyqyr qe ndodhi qe te merreshim me kete lajm

kur pashe lajmet me ka ardh turp me policine shqiptare ne fakt .... mendo vetem mbas 45 minutash kan arrit ti hiqnin armen nga dora ... turp i zotit


Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2010 - 19:04:

Angel, e di si thote nje shprehje italiane:

"Sono tutti ricchioni col culo degli altri".

Me bythen e te tjereve te gjithe behen pederaste... Ti ja kishe heq nga dora per 2 minuta armen xhanem.


Postuar nga AngelDevil datë 20 Mars 2010 - 19:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Angel, e di si thote nje shprehje italiane:

"Sono tutti ricchioni col culo degli altri".

Me bythen e te tjereve te gjithe behen pederaste... Ti ja kishe heq nga dora per 2 minuta armen xhanem.



policia duhet te kete struktura te specializuara per te vepruar ne raste te tilla... ketu perfshihet dhe neutralizimi i agresorit me goditje me arme me veprim paralizues nga snajperat , po te kishte ndodh kjo ne 1 vend perendimor sdo kishte zgjatur me shume se 15 minuta pengmarrja.

Mendimi im.


Postuar nga SmoKer datë 20 Mars 2010 - 19:08:

Gjeja e pare kur arrestohet nje person eshte , i vendosen prangat.

Po te shikoni me kujdes kete djalin e fusin ne makine pa pranga.

Po sikur ai te kishte kapur prap ndonje pistolete te ketyre so said "special forces" dhe ti kishte qelluar.

Shume te papregatitur jane per keto raste.


Postuar nga AngelDevil datë 20 Mars 2010 - 19:11:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Gjeja e pare kur arrestohet nje person eshte , i vendosen prangat.

Po te shikoni me kujdes kete djalin e fusin ne makine pa pranga.

Po sikur ai te kishte kapur prap ndonje pistolete te ketyre so said "special forces" dhe ti kishte qelluar.

Shume te papregatitur jane per keto raste.



pikerisht kete po them ... qe jane dyrdyla ... e kam pare disa here filmimin dje e pashe gafa nga me trashaniket nga forcat "speciale" ju thencin....

keshtu eshte kur vihen drejtora militante e hiqen nga puna profesionalistet qe kane 1 jete ne polici.


Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2010 - 19:16:

Po kur e kapen e pate. Dyzet burra siper sikur do kapnin balene.


Postuar nga SmoKer datë 20 Mars 2010 - 19:17:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ketu perfshihet dhe neutralizimi i agresorit me goditje me arme me veprim paralizues nga snajperat , .

Mendimi im.



peng marrsi ose vritet ose negociohet me te , nuk mund te paralizohet.


Postuar nga AngelDevil datë 20 Mars 2010 - 19:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
POo kur e kapen e pate. Dyzet burra siper sikur do kapnin balene.


po si trapa komplet .... skandal vertet

jam kurioze se cfare bene me ate gocen ... a u mor ndonje psikologe me te me traumen qe ju shkaktua....


Postuar nga SmoKer datë 20 Mars 2010 - 19:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po kur e kapen e pate. Dyzet burra siper sikur do kapnin balene.



looooool


Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2010 - 19:19:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


peng marrsi ose vritet ose negociohet me te , nuk mund te paralizohet.



Pikerisht, i shpetuan jeten se mund ta kishin vrare. Anxhel ja fut kot. Me pushke zgjidhen kollaj gjerat, puna eshte te llogaritet mendja robit. Ai dukej qe ishte kalama qe dilte hapur para armeve. Nuk kishte pse vritej.


Postuar nga AngelDevil datë 20 Mars 2010 - 19:20:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


peng marrsi ose vritet ose negociohet me te , nuk mund te paralizohet.



smund te vritet ... quhet vrasje pastaj

vritet vetem ne rast se pengmarresi do kishte qelluar me arme


Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2010 - 19:21:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


po si trapa komplet .... skandal vertet

jam kurioze se cfare bene me ate gocen ... a u mor ndonje psikologe me te me traumen qe ju shkaktua....



Ajo goca sikur kishte dale shetitj, ca traume. Rrezik eshte tremb me shume kur qellonte komshiu me kallash ne 97-en


Postuar nga Piktor datë 20 Mars 2010 - 19:25:

Mendoj se policia punoi me profesionalizem te larte.


Postuar nga BIONDIA datë 20 Mars 2010 - 22:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ajo goca sikur kishte dale shetitj, ca traume. Rrezik eshte tremb me shume kur qellonte komshiu me kallash ne 97-en




hahahahah o Zot sa po qesh se mu kujtua kur sisha en shqiperi nga ora 9 fillonte kallashi po mire qe na lajmeronin se kisha gjyshen me zemer ...mendoj se do bejne ndonje film o liber o teleneove kjo vajza do jete e ftuar ne emisionet e tv do bahet e famshe rrezik ne bigun e 3 ...


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2010 - 00:28:

Po shkepus disa shprehje qe sapo lexova ne top-channel.

Kriza: PS nuk terhiqet (= komunistet nuk dorezohen)
Tirania e kartonave te shumices (kartonat, kjo norme elementare e demokracise eshte tirani per aleatet)
Gjinushi: pazaret e Saliut me Meten (Gjinushi akoma nuk e kupton se c'do te thote demokraci)

Aleatet opozitare pergatiten per protestat me te medha qe ka kane ndodhur ne Shqiperi ndonjehere (sipas 0.099% Veliajt)

Me duket se po i vjen era e nje katrahure kombshkaterruese dhe bolshevike alla 97. O sa mire me qen shqiptar.


Postuar nga Fajtori datë 22 Mars 2010 - 00:41:

Me duket se duhet te kujtoj ate shprehjen:

Demokraci eshte 4 ujq dhe 1 dele te votojne per ushqimin.

qe te kuptosh cfare eshte tirania e kartonave ne nje demokraci Ndersa qe te kuptosh protesten e Veliajt me 40%-in qe ka prapa vlen vazhdimi i theneis se Benjamin Franklin:

Liri eshte kur nje dele e armatosur konteston votimet.


Demokratikisht mund te vendosesh te poshterosh 45% te njerezve, por kjo nuk domethene se eshte pjese e civilizimit. Aq me teper qe ujqit akuzohen edhe per manipulime votash.

Do doja shume qe legenizmi mos shitet si demokraci, sepse ka nje limit ne normat e perfaqesimit publik. Kur ti ben fushate elektorale per te hedhur Berishen dhe ne fund e mbeshtet me te gjitha forcat meriton varjen ne litar, jo elozhe demokracie. Eshte tradheti e paster ndaj elektoratit, pra kombit ashtu siç e njeh ti si politikan. Se po na behet çdo gje normale tani, edhe korrupsioni, i lekeve, i politikes, i moralit. Me keto legena do behet Shqiperia e demokracia (Nano-Meta)? Kjo eshte demokracia? Njerezit votojne ketej dhe ti i perfaqeson nga ana tjeter.


Postuar nga AngelDevil datë 22 Mars 2010 - 00:44:

si perfundim ujku e hengri delen e Berisha ne qeveri akoma


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2010 - 01:02:

Benjamin Franklin i perket kohes se revolucioneve.
Nuk eshte mire qe te majtet gjithmone t'i referohen atyre qe kane jetuar qindra vite me pare, ku kontekstet politike dhe shtetformuese ishin shume te ndryshme. Nga Marksi te Franlin!!! Eshte mire qe te meren si shembuj politikane te medhenje te kohes se sotme dhe te shikosh sa prej tyre permendin dele te armatosura dhe kontestime me dhune.

Kjo per recetat e gatshme qe meren andej kendej dhe hidhe ketu sikur te ishin thenie absolute.


Demokracia e kartonave do te thote qe kur voton shumica, pakica e pranon. Shumica s'mund te votoje per gjithcka sepse ka nje kushtetute qe eshte votuar nga populli dhe qe mbron te drejtat e pakices. "Poshterime", jane shprehje e nje egoje te semure (s'po flas per ty) qe ne politike nuk duhet te ekzistoje.

Legenizmi nuk mund te jete antidemokratik. Po nuk e kuptove kete, eshte e kote qe diskutojme. Ai (Meta) do ta mari mesimin heres tjeter kur te votohet. Kjo eshte loja politike, ku legenizmi, patriotizmi dhe cdo izem tjeter ka cmimin e vet. Demokracia afatgjate i shoshit.

Ajo qe me ha meraku mua nuk eshte kontestimi i votave. Mua me ha meraku per protestat qe mund te organizohen dhe qe dihet ku te shpien ku ke te besh me nje popull plackites si ai i yni.
Por ata duket qe s'ndalen. Sepse nuk i intereson fare placka e popullit qe do te cenohet por karriget e tyre.


Postuar nga Piktor datë 22 Mars 2010 - 01:06:

Meta nuk kishte rruge tjeter.
Nano po keshtu, askush nuk e hodhi nje vote per president.
Sa te veshtire e ka njeriu te pranoje opoziten ose te beje opozitarin.


Postuar nga Ignatius datë 22 Mars 2010 - 01:15:

PD + PS = PPSH

kjo eshte e keqja.


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2010 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
... Eshte mire qe te meren si shembuj politikane te medhenje te kohes se sotme dhe te shikosh sa prej tyre permendin dele te armatosura dhe kontestime me dhune.
...


Harrova. Hugo Chavez dhe Kastro permendin revolucione dhe dhune gjithnje...


Postuar nga Fajtori datë 22 Mars 2010 - 01:16:

Se pari, cfare domethene Meta nuk kishte rruge tjeter? As Nano per me teper? Rruga e tyre eshte te perfaqesojne njerzit, per ate pune jane ne politike. I pari i mashtroi, i dyti sabotoi institucionin qe ndertoi vete (PS) sepse nuk iu bind tekave te tij njehere.

Se dyti, qellimi justifikon mjetin, por jo mjeti qellimin. Perfaqesimi demokratik i popullit justifikon ndonje pazar te vogel. Por nuk mund te dalin pazaret mbi perfaqesimini e popullit. Eshte tradheti ndaj normes baze te demokracise: PERFAQESIMIT. Nje popull i paperfaqesuar ne nje menyre ose tjetren eshte i rrezikshem. Edhe pse interesa karrikesh mund ta nxisin me shume. Si eshte ajo shprehja, çfare mbjell do korresh. Mbolle demokraci fallco, me vota te vjedhura dhe politikane te korruptuar, mos u habit qe korr revolucion.

P.s. Nuk besoj se do kete kushedi ç'vale protestash e katrahurash. Shqiptaret jane bere shume oportuniste te merren me ideale. Vetem nje gje luan ne favor te potestave: kriza ekonomike (si ne 97-en).


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2010 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Se dyti, qellimi justifikon mjetin, por jo mjeti qellimin. Perfaqesimi demokratik i popullit justifikon ndonje pazar te vogel. Por nuk mund te dalin pazaret mbi perfaqesimini e popullit. Eshte tradheti ndaj normes baze te demokracise: PERFAQESIMIT. Nje popull i paperfaqesuar ne nje menyre ose tjetren eshte i rrezikshem. Edhe pse interesa karrikesh mund ta nxisin me shume. Si eshte ajo shprehja, çfare mbjell do korresh. Mbolle demokraci fallco, me vota te vjedhura dhe politikane te korruptuar, mos u habit qe korr revolucion.



Ky eshte interpretimi yt. Te pyesesh Meten, ai thote qe keto jane interesat e atyre qe perfaqsoj une. Kjo eshte ceshtje debati qe do zgjasi 4 vjet.
Interpretimi yt i nje manovre politike nuk te jep te drejte morale te hidhesh ne proteste.

Keto protesta jane te pamoralshme. Zgjedhjet sipas atyre qe kam degjuar une kane qene me te mirat, dhe natyrisht jo perfekte, me vjedhje e pasaktesira andej kendej, por nuk e ndryshonin thelbesisht rezultatin. Atehere per cfare po protestohet?
Per zgjedhje jo perfekte?
Apo per mosperfaqsim te elektoratit te Metes, gjithnje sipas interpretimit Rames??


Postuar nga Piktor datë 22 Mars 2010 - 01:28:

Meta u demtua si nga ligji per zgjedhjet dhe nga mungesa e nje marreveshje paraelektorale.
Te dyja çuan uje ne mullirin e Berishes.
Nano dha doreheqje nga kreu i Ps dhe kerkoi te behej president, nuk e mbeshteten nuk i mbeshteti perkundrazi ua mbeshteti bashke me neritanin qe bente gjoja se kishte gabuar apo harruar etj.
Tani vertet ata perfaqsojne nje grup te caktuar njerzish por politika ka dhe mareveshje, ka dhe hile etj.
Pastaj Dule apo Ndoka nuk ndryshojne shume nga Meta.


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2010 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

P.s. Nuk besoj se do kete kushedi ç'vale protestash e katrahurash. Shqiptaret jane bere shume oportuniste te merren me ideale. Vetem nje gje luan ne favor te potestave: kriza ekonomike (si ne 97-en).


Shpresoj te jete keshtu.
Megjithate kam degjuar vete Gramoz Rucin ne nje emision, ku tha qe "ne nuk mbajme pergjegjesi nqs turmat dalin jashte kontrollit".
Jam shume i sigurte qe ka qarqe brenda asaj aleance qe do ta kerkojne katrahuren dhe do ta provokojne ate.


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2010 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Ignatius
PD + PS = PPSH

kjo eshte e keqja.


As nihilizmi nuk eshte zgjidhje. PD+PS=99%


Postuar nga Fajtori datë 22 Mars 2010 - 01:42:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Shpresoj te jete keshtu.
Megjithate kam degjuar vete Gramoz Rucin ne nje emision, ku tha qe "ne nuk mbajme pergjegjesi nqs turmat dalin jashte kontrollit".
Jam shume i sigurte qe ka qarqe brenda asaj aleance qe do ta kerkojne katrahuren dhe do ta provokojne ate.



Te them te drejten, do doja qe te kishte katrahure, jo 1 here, por nja dy a tre, derisa te ndryshoje elita dhe sistemi i vlerave. Te pastrohet ne daç Ps ne daç PD nga mentaliteti komunist dhe te pretendojne njerezit ne rruge zhvillimin intelektual-politik pertej langaraqeve.

Por kjo e di mire qe s'do ndodhe, sepse edhe po ndodhi diçka nuk do jete me nje ndergjegje popullore per te ndryshuar. Nuk jane akoma gati shqiptaret te kerkojne ndryshime rrenjesore ne shoqeri. Akoma kthejne prapanicen perpjete ne mes te Tiranes e dali ne proteste per Klodin...


Postuar nga lost_soul datë 22 Mars 2010 - 01:50:

Nuk e di kush eshte Klodi, por gjithsesi s'jam dakort me ty.

Sistemin e vlerave politike, shqiptaret e importojne nga vendet e medha. Jane vendet e medha qe i krijojne keto vlera, me revolucione kur ishte koha e tyre, apo me bashkime sic po ndodh ne ditet e sotme me lloj lloj bashkimesh (EU etj).

Ne s'na ngel gje tjeter vetem t'i marim ato te gatshme, dhe kjo nuk duhet te shihet si gjest perules nga ana jone. Ne thjesht kemi fatin qe jemi komb i vogel, dhe cdo perpjekje per te imituar metodat (revolucionet pra) do te ishte shkaterruese per ne.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.