Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 171 172 173 174 175 176 177 178 179 [180] 181 182 183 184 185 186 187 188 189 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)
E si te mos biesh ne Dashuri me Bleten?!
...E si te mos biesh ne dashuri me Bleten? Me vajzen me te embel e
te dashur?E cili ish` ai mashkull qe nuk ndenji zgjuar neteve dimerore duke
enderruar per ngrohtesine imagjinare te flokeve te Saj?! E cila ish` ajo
femer qe nuk kruajti hunden te mos merrte mesysh kete hyjni te rralle?!
Me thoni?
-Kush nuk e deshiroi qofte dhe nje fjale te vetme te Bletes se Embel?
Te GJithe. Edhe lulet e para te pranveres ulnin koken perpara hapave te
lehte te Saj. Dallendyshet ndalnin fluturimin e ciceronin melodi lumturie,
ne pranine e hyjneshes Bleta. Dielli ulte shikimin perballe syve te Saj plot
shkelqim, e hena zymtohej nga zilia kur Bleta dilte ne dritaren e dhomes se
saj...
Ndersa une, ja pikerisht une, fatlumja une, mora prej Saj buzeqeshje te
ciltera, perqafime te ngrohta miqesore, si dhe ndava me Te netet e gjata
te "Pjano Bar", duke shijuar kohen me pije dhe dialog magjepses.
Dashurohesha cdo sekonde qe kalonte pas Saj. E cuditesha sesi martesa
ime me Phoebus i rezistonte kohes se dashurise sime te fshehte!Cuditesha
sesi Phoebus kurre nuk me lendonte duke me pyetur se ku mund t`i kisha
kaluar oret e vona te fundjaves! Cutitesha sesi Bleta ime kurre nuk zemero-
-hej me mua,gjithmone me dilte ne takim dhe gjithmone me falte sinqeritet!
Cutitesha me veten time, sesi une kisha rene ne dashuri me nje femer aq
ideale, aq te pafaj, aq te dashur, aq te embel! Cuditesha sesi une, akoma
merrja fryme lirie ne krahet e te pa-arritshmes Bleta...
Enya.
october 05/ 2007
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 171 172 173 174 175 176 177 178 179 [180] 181 182 183 184 185 186 187 188 189 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.