Forumi Horizont Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 171 172 173 174 175 176 177 178 179 [180] 181 182 183 184 185 186 187 188 189 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)


Postuar nga Fajtori datë 17 Qershor 2012 - 23:48:

Ju te gjithe po beheni, jeni bere, ose keni degjuar shqiptare te behen shtetat italiane, franceze, suedeze, amerikane, kanadeze, gjermane, etj. Madje di nje shqiptar qe punon ne Japoni ketu e ca vjet.

Atehere ca ka per tu habitur se emra jo-shqiptare marrin nenshtetesine shqiptare?

Kur do e heqim kete vizionin e atdheut te bekuar me race te paster qe duhet mbajtur si Borebardha ne arkivol prej xhami. Shqiperia ka qene nje vend i pandricuar, me njerez ne pergjithesi oportuniste, ku shteti nuk ka qene asnjehere me i rendesishem se klani/feja/familja/gjaku. Ne pergjithesi i vervitemi me te fortit dhe azhornohemi dhunshem me te fortin e rradhes duke peshtyre te fortin qe lepime deri dje. Fjala vjen Turqine, Rusine, Kinen, Ameriken. Kemi kaluar dhe nja 20 vjet ne izolim te plote ne komunizem duke menduar se s'kemi nevoje te lepijme askend. Pastaj e kuptuam qe jemi te paafte dhe u jargavitem akoma me fort per te kompensuar 20 vjecarin.

Kur kerkohet pastertia e races pse nuk i merrni parasysh keto pjese te karakterit tone kombetar. Pse nuk gjeni aresyet pse keni ikur. Do kuptoni qe nuk jeni as te paret dhe as te fundit qe kane ikur e kane ardhur ne Shqiperi. Prandaj race puro s'mund te kete. Ka vetem njerez qe duan te mbushin boshlleqet e veta me madheshtine e supozuar te races e cila nuk eshte prekur nga "te huajt".

Cilet te huaj pastaj. Ne jemi te huaj per njeri tjetrin, sic e tha dikush me pare. Si mund te kemi frike se Aziz Abdul Osman u be shqiptar?


  Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 171 172 173 174 175 176 177 178 179 [180] 181 182 183 184 185 186 187 188 189 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.