Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 172 173 174 175 176 177 178 179 180 [181] 182 183 184 185 186 187 188 189 190 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Mbas qetesise te pavertete te gjumit fsheh trishtimin tim, i cili si nje lloj valiumi i panjohur, ngadale ve ne gjume cdo lloj oreksi jetesor. Ne enderrat e sfilitura prej alkoolit apo thjesht merzise, ndjej celesin e kesaj humnere tek zbulohet cuditshem here pas here vetem per te shtuar agonine e shpirtit tim te raskapitur. Dhe perseri syte mbyll si cdo nate tjeter per tu zhytur serisht ne nje tjeter kerkim te pafund vetem per te gjetur dicka qe me jep shprese dhe pastaj... asgje. Mbremja tjeter me gjen edhe me te lodhur se sa ajo me pare. Erresira si papagall i urryer perserit cdo here kur jam rrezuar dhe ndonjehere edhe ndonje cast kur jam ngritur perseri. Gjithashtu me kujton qe jam human duke me rrjeshtuar perpara deshtimet e mija. Tashme kam mesuar te mos ul me syte para te kaluares se dorezuar, por ta perdor per te ecur perpara ne kundershtim me cdo ligj fizik duke u shnderruar ne dikush me i komplikuar dhe me prane perfektes. Ky lloj procesi me ka shtyre shpesh thelle ne skutat e erreta te vetes sime dhe mbas analizave shpesh prej te cmenduri kam dale perseri ne drite. Por tani? Kjo gjendje "ne vend numero" e krijuar prej nje zot e di cfare lloj mutacioni shpirteror nuk zbaton asnje rregull loje dhe papritur e gjej veten pashprese si nje mekanik perpara nje disku fluturues aljen. Gjumi. Enderrat. E ndjej qe pergjigja eshte diku atje dhe po pret prej meje te shoh me qarte apo te degjoj me mire. Sot eshte datelindja ime ndaj gjerat duken me te zhuritura sec jane. Valle mund t'ja dal vete? Shpresa nuk ka vdekur akoma megjithese kerkellimat e acarit te erresires ndjehen gjithmone e me prane tek aviten boshtit tim qendror.
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 172 173 174 175 176 177 178 179 180 [181] 182 183 184 185 186 187 188 189 190 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.