Forumi Horizont | Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 172 173 174 175 176 177 178 179 180 [181] 182 183 184 185 186 187 188 189 190 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)
Këtij femijë 14-muajsh të lindur pa pore në lëkurë, i janë shfaqur luspa peshku, fakt ky që i ka habitur mjekët.
Doktorët besojnë se Song Sheng, i lindur në Jinhu, pjesën lindore të Kinës, mund të vuajë nga një keqformacion gjenetik, gjë që e bën trupin e vogëlushit të mos jetë në gjëndje të përshtatet me temperaturën dhe të mos ftohet.
Song Sheng, i quajtur edhe si “djali peshk” nga banoret e zonës, filloi te zhvillonte luspa që në ditët e para të jetës, e shkaktuar nga mungesa e poreve në lëkurën e tij.
Mjekët mendojnë se për shkak të pamundësisë së djerësitjes nëpërmjet lëkurës së tij, ajo është shndërruar në një lëkurë si ajo e peshqve, me luspa.
Kështu që familja e tij, ia kontrollon temperaturën e trupit të tij duke e shtrirë atë në banjë me akull.
Song Dehui, i ati, thotë : “Ai ndjen shumë dhimbje gjatë gjithë kohës dhe nëse nuk kemi akull mjaftueshëm fillon të ketë ethe”
E megjithatë, mjekët, të gjendur para një situate të rrallë – të një sëmundjeje gjenetike të quajtur ‘Lamellar ichthyosis’, i kanë bërë të ditur familjes së fëmijës se deri më tani nuk njihet asnjë kurë për ta shëruar.
“Mund të trajtohet por jo të kurohet, kështu që jemi duke u lutur për ndonjë mrekulli ose ndonjë kurë popullore” shprehet i ati.
http://www.telegraph.co.uk/news/wor...months-old.html
Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 172 173 174 175 176 177 178 179 180 [181] 182 183 184 185 186 187 188 189 190 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.