Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 173 174 175 176 177 178 179 180 181 [182] 183 184 185 186 187 188 189 190 191 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga Piktor datë 24 Mars 2013 - 02:02:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Pra, qe ti mbyllim disa pika Piktoro ne lidhje me konceptet. Pra, je dakort qe kombet jane abstraksione moderne? Nese po, atehere pranon qe per popullsite e lashta kemi te tjera koncepte; pra kemi ato fetare, panvarsisht se ne sot i perdorim shume prej tyre si koncepte moderne. Keshtu p.sh. "greke", duhet te biem dakort se fundi qe eshte nje term fetar i cili tregonte ata te fese pro-egjyptase me kult kryesor dheun, e te cilet kishin keshtu trinitetin si filozofi fetare. Pra "gre"-i, "gre"-qi, "gre"-ci, = "tre"-i, "tre"-qet, "tre"-qet. Po keshtu edhe eTRUsket jane keta "italiane" qe perqafuan fene jugore me filozofi TRInitetin. Kjo nuk ndodhi brenda nje dite, kjo ka ndodhur permes shume shekujve. Cdo lidhle tjeter qe i bejme ketyre termave (dhe popujve) te lashte me termat (dhe popujt) e sotem modern eshte lidhje artificiale dhe subjektive e jona, panvarsisht se etnikisht (gjenetikisht) kemi diku me shume e diku me pak lidhje te ketyre popujve te lashte me keta te sotem. Nuk e di a me kupton!?
Nese ti pastaj aludon serish me gjuhen dhe e le diskutimin te hapur, edhe ketu une duhet te them se krahasimi gjuhesor duhet bere i paanshem, pra jo vetem me nje gjuhe; keshtu shihet se si fjale te gjetura te lashtesise kane jo vetem nga shqipja, jo vetem nga italishtja, jo vetem nga greqishtja, por edhe nga shume gjuhe europiane. Po te kemi pastaj parasysh edhe dialektet e ndryshme te gjuheve dhe fjaleve te shumta te ndryshme ne 'to per te njejtin objekt dhe aktivitet, atehere perkatsia e nje gjuhe te lashte tek nje gjuhe e caktuar e sotme eshte akoma me e veshtire dhe e pamundur. Ndaj nuk mund te thuash se etrusket flisnin shqip, apo trojanet flisnin anglisht.
Persa i perket Aaronit dhe vicit te tij te shenjte, kjo ka te beje me ndikimin e jugorve ne Biblen e perbashket me verioret (molokasit babilonas e te tjere), ku keta jugore (Moisiu-mesuesi i fese pro-egjyptase) mbeshtesnin me kalimin e shekujve perhere e me teper fene klasore me Zot abstrakt, i cili kerkonte ne ato shoqeri te dendura vetem rregull dhe koken ulur, ne ndryshim kjo nga popujt veriore, te cilet ruanin akoma disa liri per shkak te terrenit te lire e te ftohte verior. Keshtu dhe 12 bijte e Abrahamit (atij te ramit nga veriu) nuk tregon as me shume e as me pak por vetem fete e kaluara dhe te kohes, si dhe nja dy koncepte te tjera (neftaliu dhe Manasi), per te cilet do zgjatesha shume ketu.

Nuk e kuptoj se ku fillon e ku mbaron koncepti komb per greket apo edhe hebrejte etj sipas teje. Ne asnje moment nuk mendoj te ngaterroj nje popull me nje shtet. Po them se nuk mundem une te mohoj nje popull si ai grek apo hebre. Koncepti komb mund te jete abstrakt dhe eshte sa abuzues dhe ofensiv, dmth nacionalizem. Ndersa populli i nje shteti te caktuar perbehet edhe nga etni te ndryshme. Ketu flasim per patriotizem dhe atdhe, pra nuk i mohoj askujt atdheun, ne rastin e vendit tone, etni te ndryshme qofshin ato antike apo te reja tashme jane pjese e popullit tim jane, jane shqiptare, qofshin, greke, serbe, evgjite, turq apo boshnjake etj.
Natyrisht jane shqiptare te adoptuar dhe nuk jane etnia jone por nje shtet i mire e nje popull
atdhedashes di ti trajtoje ata qe te ndihen mire e ne vendin e tyre. Bota perreth eshte e mbushur plot me shembuj pozitive por nuk mungojne as edhe negative, me te pakta sigurisht por qe nuk jane per tu ndjekur.

Lidhur me hebrejte serish me duhet te saktesoj, jo bijte e abrahamit as Noes qe sipas bibles kane origjinen gjithe popujt e botes, jane 12 bijte e izraelit qe quhej jozef ne mos gaboj si emer. Ata jane hebrejte. Tani me e aferta lidhet me Davidin i cili themeloi Jeruzalemin ne kohen kur mundi filistinin apo palestinin per efekt se f e p ishin e njejta germe ne te shkruar ne lashtesi e deri vone thuajse. Nejse pra kjo ka ndodhur nja 1000 vite para Krishtit. Moisiu i kishte liruar nga egjipti hebrejte nja tre a kater shekuj me perpara. Ndersa nja tre shekuj pas Davidit Assiret ua shkaterruan jeruzalemin, pra rreth 700 p.k. me vone edhe njehere nga nabucodonosor.i ne 587 p.k. ky biles i internoi te gjithe sacerdotat izraelite ne messopotami dhe fatmiresisht kur Kiri i madh do te sulmonte Babilonine pas 50 vitesh u hapi portat e burgut te internuarve dhe qe ketu mund te thuhet se fillon judaizmi dmth feja e hebrejve.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 173 174 175 176 177 178 179 180 181 [182] 183 184 185 186 187 188 189 190 191 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.