Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1816 1817 1818 1819 1820 1821 1822 1823 1824 [1825] 1826 1827 1828 1829 1830 1831 1832 1833 1834 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga RIP Gibbs datë 09 Janar 2011 - 15:40:

vritet I riu prane baneses ku jetonte!

Vritet i riu pranë banesës ku jetonte. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit. Nga të dhënat policore mësohet se viktimë është 21-vjeçari Erald D. Krimi mësohet se ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme, në një rrugicë në zonën e Ali Demit në Tiranë, disa dhjetëra metra larg lokalit Pirro Mani.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur , se viktima jetonte prej shume vitesh në atë zonë. Siç është mësuar, ai nuk njihej shumë nga banorët e lagjes, pasi nuk rrinte shumë ne te per shkak te punes qe bente. Policia ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e cila ka ndodhur në kohën kur ai po shkonte në banesë.

I riu është qëlluar disa herë me pistoletë, teksa kalonte rrugicen qe te nxjerr nga lokali "Pirro Mani''. Fillimisht ai ëshrë transportuar në gjendje të rëndë në spital, por rreth mesnatës është mësuar se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Burime nga grupi hetimor thanë se nuk kanë të dhëna në lidhje me autorët e krimit apo shkaqet.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1816 1817 1818 1819 1820 1821 1822 1823 1824 [1825] 1826 1827 1828 1829 1830 1831 1832 1833 1834 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.