Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 174 175 176 177 178 179 180 181 182 [183] 184 185 186 187 188 189 190 191 192 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
Piktori thote: Nuk e kuptoj se ku fillon e ku mbaron koncepti komb per greket apo edhe hebrejte etj sipas teje.
Po ta shpjegoj Piktor, duke besuar se e ke te pakten te mesmen, dhe keshtu e kupton me lehte problemin.
Nen kendveshtrimin dialektik, nuk ka as fillim e as mbarim ne percaktimin e nje koncepti. Po atehere, -do te thuash ti- ne njerzit nuk u merrkemi dot vesh! Po, vertet, prandaj na ndihmon kendveshtrimi metafizik, pa te cilin nuk mund te bejme dot, e te cilin e ngrinte ne qiell Aristoteli. Mirpo edhe nen kete kendveshtrim (metafizik) ne kemi ne nenvetedije gjithnje kendveshtrimin dialektik, i cili varet shume nga dijet tona; sa me shume dije, aq me shume ne nuk e injorojme kendveshtrimin dialektik, sa me pak dije, aq me shume ne bazohemi instiktivisht tek kendveshtrimi metafizik, me se shumti pa e kuptuar kete, sepse as edhe e dime c'do te thote kjo.
Pra, nese flasim per kombe greke dhe hebrej, kemi parasysh keto te sotmit, perballe kombeve te tjere, por me lidhje me ato fise te caktuara etnike dikur, qe me se shumti i perkisnin fese pro-egjyptase, asaj te jugut, judease, je i dheut. Ky nuk eshte zbulimi im, por i vete studjuesve judeas e te tjere te shekullit te XIX, shpjegim te cilin une e perseris ne punimet e mia, e te cilin e kopjojne sot lloj-lloj pseudo studjuesish (edhe) judeas, (si p.sh. nje me mbiemer Stein, i cili doli para nja dy vjetesh ne TV dhe pretendoi me dijet e tij gjysmake, se kish zbuluar kuptimin e termit "judej"! Per moderatoret e TV-ve, sot mund te sheshes c'te duash, pasi keta jane komplet pa shkolle; e kane mendjen vetem tek party.
Pra, piktoro, judejt e sotem, jane "pasardhes" te atyre fiseve dhe popujve te dikurshem, qe kishin fete jugore pro-egjyptase; por njekohesisht keta "jane" (pra jane akoma dhe me pak) pasardhes te izraeliteve (izer El, ata te hidhurit ndaj Zotit, -shpjegim i hershem ky qysh nga mesjeta), te cilet ishin armiqte e judejve, e te cilet pretendonin se ruanin fene e vertete te Diellit dhe zjarrit, dhe te dy grupet jane ndoshta te paret apo te dytet ne historine boterore (pas hetitve), qe formojne (duket nga marrveshjet hetito-egjyptase) mbreterine me dy fe te kunderta ne perberje te vet, ate filistease, Filistihna, (verioret e tonizonin: Palestina, si me te evoluar keta ne gjymtyret e gojes) . Ndaj dhe shume studjues (midis tyre edhe judeas) prej mbi 100 vjetesh mendojne se me te ngjashem me filistejte e dikurshem jane izraelitet e sotem se sa palestinezet e sotem. Pra, nen kendveshtrimin dialektik, eshte shume veshtire te japesh percaktimin e nocionit "hebre" apo "judeas" apo "izraelit", pasi kemi gjate rreth 2700 vjetesh, ndryshime te tilla ne "kete" popullsi, sa nuk duhet te habitemi qe sot, nen provat e ADN (DNA-s) dalin hebrejte e sotem neper europe larg nga njeri-tjetri, biles jam i sigurte, se jane edhe me larg sa c'mund te kemi ne shqiptaret nga Shkodra e deri ne Sarande.
I njejti problem qendron edhe me greket, por tek keta ndryshimet jane gati te njellojta si tek shqiptaret. Te dy popullsite kane brenda tyre kaone (henore, vellezer ne fe te heleneve), nga Vlora ne Sarande, si dhe kane diellore (nga Mati e deri ne Tropoje). Shqiperia e mesme perben nje grup me vete etnik, i cili duket ishte i ndare ne te dy grupet e pare. Nese toponimi Tirane do te kete kuptimin Tir (h)on -tyr hon, porta mbrojtese e henes, tempulli mbrojtes i henorve- atehere gjeme keshtu edhe kur mund te jete vene ky emer dhe kur duhet te kete ndodhur kjo ndarje; si dhe ku duhet te kete qene ky tempull mbrojtes, -ky i fundit duhet kerkuar.
Keshtu piktor, une i rashe shume shkurt temes, por besoj se e kupton tani cfare kuptoj une me hebrej, me greke, me shqiptare, me italiane etj. Po ta kesh kuptuar kete, kupton se edhe helenet nuk kane perbere nje etni dhe aq me pak nje komb. Vete fakti qe kemi ne shek. e 5 para e. s. deri ne 5 pas e. s. termin "helene" dhe "kaone" per te njejten perkatesi (fetare), tregon se keta henore kane folur gjuhe te ndryshme. Dhe si gjithnje, mos harro cilen periudhe merr ne trajtim. Pasi sa me thelle te zbresesh ne lashtesi, aq me pak takon kombet e sotem me kete ndarje dhe perberje. Qarte?
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 174 175 176 177 178 179 180 181 182 [183] 184 185 186 187 188 189 190 191 192 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.