Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 174 175 176 177 178 179 180 181 182 [183] 184 185 186 187 188 189 190 191 192 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 09 Nëntor 2009 - 16:56:

Argita Malltezi: Taçi jo klient i studios sime ligjore. Pse e refuzova Bazen

Argita Malltezi hedh poshtë faktin se Rezart Taçi është klient i studios së saj ligjore. Duke iu referuar shkrimit të botuar në gazetën "Tema", vajza e Kryeministrit Berisha del sërish në skenë për të mohuar përmbajtjen e tij, ku e përditshmja "Tema" bënte me dije se biznesmeni Rezart Taçi ishte klient i studios së saj ligjore të këshillimit. Në deklaratën e saj, juristja Malltezi thekson se biznesmeni Rezart Taçi nuk është klient i saj dhe më pas bën me dije edhe arsyet që e kanë çuar atë për të refuzuar Mero Bazen të bëhej klient i studios që ajo drejton. Duke iu referuar çështjes "Taçi" dhe deklaratave të bëra në emër të saj, Malltezi tregohet e hapur për të sqaruar cilindo që pretendon të kundërtën e asaj që ajo thotë. "Sqaroj më përgjegjësi të plotë se Rezart Taçi në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka qenë klient i studios sime.

"Në fakt, e vërteta është se Mero Baze ka qenë klient i studios sime deri në kohën kur studioja i refuzoi të përpilonte sipas kërkesave të tij një praktikë për rimarrjen pa shpërblim të gazetës ‘Tema‘, të cilën ai më parë e kishte shitur me një çmim qindra milionësh", thotë ajo. Në vazhdim të deklaratës së saj, Malltezi shton se "kur ne i bëmë të qartë se një praktikë e tillë binte erë pastrimi parash, zoti Baze vendosi të mos ishte më klient i studios sonë dhe nisi serinë e tij të shpifjeve". Duke përgënjeshtruar shkrimin e ditës së djeshme në gazetën "Tema", ajo bën me dije se "në fletushkën personale "Tema", pronari dhe gazetari i saj Mero Baze vijoi me shpifjen e radhës, sipas së cilës Rezart Taçi ka qenë klient i studios sime ligjore". Por në fund të deklaratës së saj, juristja Malltezi sqaron se dënon ashpër dhunën ndaj cilitdo gazetar, duke e cilësuar si një akt që lëndon mbarë shoqërinë.

(G. Shqip)


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 174 175 176 177 178 179 180 181 182 [183] 184 185 186 187 188 189 190 191 192 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.