Forumi Horizont Gjithsej 201 faqe: « E parë ... « 174 175 176 177 178 179 180 181 182 [183] 184 185 186 187 188 189 190 191 192 » ... E fundit »
Trego 201 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Ja kush eshte Edvin Rama per mua , PO per JU ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1675)


Postuar nga Klodel datë 22 Tetor 2003 - 01:44:

shenjtori, perqindjet mbeten ende spekullime, kam folur me shume persona dhe ka patur vertet probleme. dje ka patur ne mos gabohem nje dialog mes Jemin Gjanes dhe Ethem Rukes, kryetareve te komisionit bipartizan per hartimin e ndryshimeve te kodit zgjedhor dhe Jemin Gjana kur u pyet se perse pati probleme me listat, tha qe listat deri te premten qe i kemi kontrolluar per here te fundit kane qene en rregull dhe te gjithe vune firmat. te djelen ishin zgjedhjet dhe ka patur probleme. Atehere pd ka paraqitur ne prokurori ankesen dhe i mbetet prokurorise te gjeje si lindi problemi nga e premtja ne te djelen dhe kush eshte pergjegjes.

personalisht nuk e kam idene e funksionimit te komisionit zgjedhor por mendoj qe pas kontrolleve normalisht vihen firmat ne procesverbale ( llogjike normale funksionimi ) nga anetaret qe kane bere kontrollin. dhe mendoj qe pastaj ato listat duhe te ishin mbyllur ne kasaforte apo kycur dhe hapur vetem diten e zjgedhjeve ku jane shprendare neper rrethe.

se di por fakti qe ka ndodhur problemi kryesisht en dures dhe ne tirane nuk me duket i rastesishem.

tani sa zhurme po behet per ate, kuptohet cdo gje eshte e shumefryre politikisht. pavaresisht rezultatit perfundimtar fitoi ps apo fitoi pd, serisht u kontestuan dhe serisht u riprovua sa funksionale jane institucionet tona dhe serisht u vu ne diskutim vullneti i popullit.

por gjithsesi sic e permendi insomnia pak me siper ka shume te beje dhe apatia e popullit. megjithate kjo nuk justifikon faktin qe ndodhen keto probleme qe tashme pas 13 vjetesh thjesht nuk duhet te ndodhnin.

egzistenca e tyre tregon per mua dy gjera : 1 ) friken e pozites aktuale per humbjen e pushtetit ne kryeqytet dhe ne durres, ku luhet me miliona ( lejet e ndertimit, trafiku, doganimet cdoganimet, etj etj )
2) mungesa e pregatitjes se opozites dhe verberia e saj per te permbysur qeverisjen e aktuale ne cdo menyre, padurimin e saj per te pritur zgjedhjet e pergjithshme ne 2005, por shfrytezimi i cdo rasti qe i jepet per te shkaktuar nje krize dhe zgjedhje te parakohshme.

Spo them qe qeveria eshte funksionale, pasi vete kriza e PS flet vete. thjesht me duket loje mjaft e ulet nga te gjitha palet.

elita politike shqiptare nuk bie akoma dakort per 3 gjera thelbesore:
1 ) konsensusi per vlerat themelore te shoqerise si liria dhe barazia, e cila ka te beje me konfidencen ne rregullat e lojes dhe procedurat politike, vlera qe shkelen rregullisht ne cdo proces zgjedhor
2) mungesa e konsensusit procedural per rregullat e lojes, sidomos rregullin e zgjidhjes se konflikteve. konsensusi procedurial eshte kushtii pare per egzistencen e demokracise. elita politike shqiptare ka qene gjithmone ne konflikt dhe ajo qe ka tejkaluar cdo imagjinate eshte bojkotimi i zgjedhjeve, manipulimi i pakenaqesise se populluit per interesa politike, bojkotimi i parlamentit, i procesit zgjedhor, kontestimi i gjithshkaje. shqiperise ju desh te priste deri ne 2002 te shikonte nje opozite te luante rolin brenda sistemit dhe jo jashte tij (flas per periudhen 1992-2002 )

3)konsensusi politik
baza dhe esenca e cdo demokracie eshte qeverisja mbi bazen e shkembimit te opinioneve te ndryshme. kjo menyre e organizimit te jetes politike dhe shoqerore ne nje shoqeri demokratike duhet te punonte per permiresimin e cilesise se qeverisjes por nuk duhet te vinte ne dyshim formen e qeverisjes. Shkembimi i ideve eshte shume pozitiv sepse ndihmon ndertimin e institucioneve te forta dhe luan nej rol te rendesishem ne perceptimin e pluralizmit brenda shoqerise. klasa politike shqiptare nuk e pranon opoziten si pjese integrale e institucioneve, dhe kjo qasje e pa kompromis con ne mungesen e konsensusit politik dhe kjo per ceshtje shume te rendesishme kombetare, si kushtetuta, lloji i sistemit politik dhe ligji elektoral.

do thoni juve, po ka patur kompromise mes pozites dhe opozites per ceshtje te ndryshme.

per mendimin tim ka qene thjesht siperfaqesor sepse po te kishte qene real, te pakten neketo zgjedhje nuk do ishin shfaqur keto probleme qe u shfaqen.
serisht kemi deshmine qe klasa jone politike nuk ka ndermend te ndryshoje.


  Gjithsej 201 faqe: « E parë ... « 174 175 176 177 178 179 180 181 182 [183] 184 185 186 187 188 189 190 191 192 » ... E fundit »
Trego 201 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.