Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 174 175 176 177 178 179 180 181 182 [183] 184 185 186 187 188 189 190 191 192 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
si nuk kemi nje grup forcash secrete kombtare qe edhe pse jemi shtet i vogel me buxhet te vogel per ushtri do i duhej kombit shqiptar nje grup i pergaditur secret qe t'i shkoje ne shpi gjithe ktyre shpifsave politikan te huaj qe vetem bejm porpogand te nyte per te demtuar imazhin e pupullit shqiptar ne skene boterore.
p,sh forcat speciale te izraelit jane grupi me i frikshem ne bote, qe sot cdo politikan i botes, matet 100 here para se te beje propogand kunder izraelit. sot politikanet e botes kane frike te tregojn te verteten per krimet e izraelit kunder palestinezve, imagjino te shpifin gje kunder izraelit, sic shpifet dick marty me carla del ponte per krimet qe kane bere shqiptaret kunder serbve gjoja.
Mos u bo merak o kurt. Karagjoze dhe haters do kete gjithmone.
Lajmi i fundit eshte se ushtria Amerikane n'a doli Gay!
Ra tabuja e nje Shteti Superfuqi...mahhh
Kane nje muaj qe u lodhen me "t'i lejm apo mos t'i lejm"
Gjithe ajo humbje kohe me nje ceshtje qe eshte e tejkaluar.
vritet I riu prane baneses ku jetonte!
Vritet i riu pranë banesës ku jetonte. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit. Nga të dhënat policore mësohet se viktimë është 21-vjeçari Erald D. Krimi mësohet se ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme, në një rrugicë në zonën e Ali Demit në Tiranë, disa dhjetëra metra larg lokalit Pirro Mani.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur , se viktima jetonte prej shume vitesh në atë zonë. Siç është mësuar, ai nuk njihej shumë nga banorët e lagjes, pasi nuk rrinte shumë ne te per shkak te punes qe bente. Policia ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e cila ka ndodhur në kohën kur ai po shkonte në banesë.
I riu është qëlluar disa herë me pistoletë, teksa kalonte rrugicen qe te nxjerr nga lokali "Pirro Mani''. Fillimisht ai ëshrë transportuar në gjendje të rëndë në spital, por rreth mesnatës është mësuar se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Burime nga grupi hetimor thanë se nuk kanë të dhëna në lidhje me autorët e krimit apo shkaqet.
Meta, urdhëra Priftit për aferat me tenderat
Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e sotme korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë. Në një video që ka mbërritur në redaksinë e emisionit shfaqen zëvendëskryeministri Ilir Meta që i jep urdhëra ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Dritan Prifti, për një aferë që ka të bëjë me dhënien e një tenderi, anulimin e një tenderi tjetër dhe punësimin e një militanti. Ja dhe dialogu i zhvilluar mes tyre në zyrën e Priftit:
Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnje unë kam një që duhet ta bësh inspektor.
Prifti: Po cfarë problemi ka?
Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.
Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?
Më pas biseda vijon për një cështje tjetër. Meta i jep udhëzime Priftit që të plotësojë kërkesat e tij që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.
Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.
Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.
Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi.
Por aferat e numrit dy të qeverisë nuk mbarojnë me kaq. Ai hap cështjen e një hidrocentrali, ku thotë se nëse tenderi i jepet një personi të afërt me të, do të marrë një ryshfet prej 7 për qind.
Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.
Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.
Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.
Prifti: Dëgjo cfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit.
Pas telefonatës:
Meta: Për emrin tim ... prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes ... se prokuroria e hap...
Lajm i bukur ky lart.
Flini shqiptare ne krevat, flini. E te gjithe veç e veç hani e pini.
Edhe ne politike vepron ekonomia e tregut mesa duket.
Per sa kohe Edi Rama e ka pazarin 20%, pazaret do fitoje Meta qe eshte me i lire me 7%.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Lajm i bukur ky lart.
Flini shqiptare ne krevat, flini. E te gjithe veç e veç hani e pini.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ca i bukur ... lajm bombe .... ka rene heshtja kudo asnji nuk eshte prenoncuar deri tani. Jam kurioze do e shkarkoje Meten a jo Berisha.
Fillojme bastet them une; 700 ...... qe jo![]()
![]()
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 174 175 176 177 178 179 180 181 182 [183] 184 185 186 187 188 189 190 191 192 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.