Forumi Horizont Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 175 176 177 178 179 180 181 182 183 [184] 185 186 187 188 189 190 191 192 193 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)


Postuar nga IQVLORA datë 19 Maj 2008 - 19:56:

Bukur shume bukur mikja ime!Vjen nje kohe, qe njeriu arrin pjekurine e mendimit dhe gjykimit. Nga zemra i dalin gjithmone fjale te mencura qe ketyre djemve e vajzave ju bejne pershtypje te mire.Ne kete lloj shprehje te sinqerte te ndjenjave me te mira,sigurisht qe do te mbahesh mend per mire ne familje,miqesi e shoqeri.Emri do te te permendet per mire edhe kur te mos jesh me(Per mua te rrosh sa me gjate).Eshte satifaksion per pasardhesit kur do te degjojne nje fjale te mire per ty nga goja e atyre qe te kane njohur.
Do te te lutesha mos na i nxirr sekretet e moshes te gjitha.Ne ishim brezi qe shpresuam shume,por u zhgenjuem nga premtimet boshe te komunisteve.Eshte per te qeshur kjo qe po ju kujtoj.Kur u be kongresi i VII i PPSH,ne popull u perhap nje fjale sikur qeveria do tua jepte buken pa paguar pare popullit. Kryesisht ky thashethem qarkullonte ne fshat.Gezonin fukarenjte se do ta merrnin buken e misrit pa para.Kulmi.... e!E pra e dashur kotka per ne cdo gje ishte tabu.Populli mendonte vetem me koken e nje njeriu.Te jetosh ne nje izolim total,nuk mund te pretendoje shume ne moshen 20 vjecare.
Ne i kaluam si i kaluam ato kohe vate ajo pune,por femijet tane duhet ta jetojne jeten dhe ne duhet te leme te lire ata.Ndodh qe djemte e medhenj coku vonohen dhe une shqetesohem e them pse nuk po vijne.Grindemi me gruan se ajo me thote nuk jane me te vegjel!Mos do qe te rrijne ketu me ne?Ajo ka shume te drejte.Ne nuk jemi cliruar akoma nga tentakulat e oktapodit.Pavaresisht se ne jetojme mire ,mendoj se une dhe ti kemi nevoj te rrijme me shoket dhe miqte e vjeter;te pime nje kafe me ta e te shkembejme nje muhabet,te flasim gjuhen tone.Mua per vete me mungojne miqte e vjeter,te afermit e te njohurit.Sakrifica ime eshte bere vetem per jeten e femijeve te mij.
Nga nje zemer e bardhe burojne gjithmone fjale si hoje te bardha mjalti mikja ime kotka.E bekuar qofshe!


  Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 175 176 177 178 179 180 181 182 183 [184] 185 186 187 188 189 190 191 192 193 » ... E fundit »
Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.