Forumi Horizont Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Adami & Eva, Molla e ndaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18487)


Postuar nga lorie datë 02 Janar 2012 - 23:46:

Gzuu more Al :)

NË MUNDSH (Kippling)-----Ja AL, kjo poezia ketu me kujton komplet parimet Biblike dhe karakterin e Jezusit. Nuk kam lexuar fare mbi Kippling, por kete e ka te goditur. Mua me frymezon te luftoj me shume keshtu.




Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin



E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,

Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,

Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

Në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,

A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh

Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur

Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.



Në mundsh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim

Të ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh,

Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim

Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.

Në durofsh dot thënjet e tua të drejta

Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë

T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta

E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.



Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh

Si në kumar, në një të vetme lojë,

Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh

Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë

Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër

Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,

E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit

Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.



Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash

A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon

Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash

Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda

Me vepra që peshojnë-dije dhe mos ke asnjë dyshim

Se jotja do jetë bota me cka ka brenda

Dhe Burrë do jesh, o biri im!


  Gjithsej 262 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit »
Trego 262 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.