Forumi Horizont Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)


Postuar nga Indrit datë 26 Prill 2004 - 12:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Laudrup
E di si eshte kjo pune me ty Indrit qe ngelen duke tu shpartalluar te gjitha argumentat. Ne Evrope, ne kohen e mesjetes ekzistonte ajo qe quhej Divine Rights of the King(qe ishte dhe interpretim i shtrember Biblik) qe qe dhe koncept teper i rrezikshem. Po ashtu je dhe ti, vetem se tani eshte Divine Right of Kuran.
Eh cna ka gjet, ja u kam thene une ore. Turku kshu thote, jo vetem 5 milion qe jane kthyer por edhe ata qe jane tani jane kolone Turq. Edhe hec na flit pastaj per asimilime.
Greku dhe Serbi as ja kane idene Fese. Feja Ortodokse ka qene pjese e Bizantit e ILIREVE e fiseve Ilire, dhe jo e grekeve te sotshem te ardhur nga Iraku dhe Irani apo azia e vogel. Ata kane VJEDHUR fene Ortodokse dhe kulturen e Heleneve, fis ILIR.
Ndersa per Serbet apo Ruset mos me peremend aman. E vetmja aresye pse kane mbeshtjelle Krishterimin(Ortodoksine) ishte se pieshe vere, gje qe nuk lejohet ne Islam.

Mund te argumentohet fare qarte se Kaonet pra Iliret jane nje nga popujt e PARE NE BOTE qe u bashkuan me Krishterimin. Shif formulat e pagezimit ne Berat apo kishat ne Jug qe tregojn fare qarte se kush jemi ne para krimbave Grek dhe Serb.



Ne lidhje me perhapjen e Islamit ne vendin tone jane dhene edhe shume mendime.
Shume studjues te huaj e kane vleresuar islamizimin e shqiptareve duke theksuar rolin e madh qe ka luajtur ai ne ruajtjen e egzistences kombetare.
Ja psh. Se cfare thote Italiani Roberto Marocco” Islamizmi i Shqiperise ka qene nje prite kunder trysnise Sllave ashtu sic ka qene edhe katolicizmi kundrejt Greqizimit te favorizuar nga Bizantinet”
Pra sipas te njenjtit aotur vetem nepermjet Islamit mund ti behej balle asimilimit Sllav te instucjonalizuar. Kjo vihet re edhe nga kodi i vene prej Car Dushanit (1336-1356)ku thuhej: Sa i perket herezise latine dhe atyre qe terheqin besimtaret ortodokse ne fene e tyre (sigurisht ketu e ka fjalen per katoliket e muslimanet) autoritetet duhet te perpiqen ti konvertojne te gjithe ne fene e vertete. Nese nje i tille nuk deshiron te konvertohet, do te denohet me vdekje.. pasuria e te gjithe atyre do te konfiskohet dhe do te behet edhe shume me teper ne kete drejtim”

Shqiptaret pranuan Islamin se e kuptuan se ai nuk ishte ne asnje menyre mohim i vlerave qe permbanin besimet e mepareshme por per kundrazi ai i ngrinte keto vlera edhe me lart dhe ne nje atape te re zhvillimi.
Ata e kuptuan se Islami nuk kishte te bente fare me idhujtarine,idolatrine ,paganizmin.me injorancen e shprehur ne klerin qe deri atehere u kishte sherbyer atyre nga ana shpirterore.Ne fene Islame Njeriu eshte i lire te zgjedhe besimin e tij dhe askush nuk mund te jete ndermjet Zotit dhe njeriut. Po ashtu ata moren vesh se Islami nuk shenjteron askend dhe keto mesime bene te inkurajonin alternativen e re qe po perhapej anekend vendit.

Argumentet ndaj se vertetes nuk mbarojne kurre i dashur shiko me poshte.


  Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.