Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Dhe pak dite durim dhe mund te te shoh serish.Kendej thone qe peshat e fundit jane perhere me te renda.Totalisht e vertete,ndihem e renduar nga pesha e mungeses me teper se asnjehere.Me mungon rutina qe kishim:ti ne pune,une ne uni,ne stazh...Keto kohe me ka munguar struktura e cdo gjeje,madje dhe koha ka humbur fillin e saje.
--------------------------------------------
Sot mbasi mbarova dy leksionet po shkoja tek parkingu me nje mik dhe nje mike tere qejf duke u llafosur.Duke dalur nga korridori,ne shkallet e unit shoh nje cun nga nje viti i fundit te cilin e njoh nga Organizata Studentore.Sapo na sheh ne ai PLLAQQQQ nje te lepire ne buze asaj goces me te cilen po rrinte.Ne shikojme njeri-tjetrin.Ku miku duke kaluar e prek ne sup si forme pershendetjet kur ai ja nis te luaje rolin e te befasuarit qe po na sheh,na jep nga nje te puthur ne faqe mua dhe shoqes time.Ky miku im e sjell biseden rreth e rrotull derisa perfundoi ne pyetje per partnerin tim.Ky cuni vetem se shikonte.Me vone ikem.Ajo shoqja mori makinen e saje.Une me kete shokun timen,do e shoqeroja deri tek app.i tije meqe kishte probleme me makinen.Sa hyme ne makine ja plasem te qeshuri per formen ne te cilen ky miku arriti ta ngacmonte indirekt.
-"E...,s'ja ka bluar stomaku refuzimin tend atij?Ca hajvani!"
*"Po di une?!Pastaj"refuzim"...pfff,me ka ftuar disa here te pime dicka dhe ka ndodhur te jem perhere e zene deri kur me pa ne shoqeri te embel ... "
-"Ahh,ti..."
Kam patur fatin te takoj njerez ne jete qe mbartin gjithe ingredientet qe jane te nevojshem per nje shoqeri gati ideale.Njihemi qe ne kolegj me te,shoke te ngushte qe atehere...shpesh kur pyesin se qekur njihemi ju them per ta ngacmuar"e njoh qe atehere kur e kishte mbuluar akneja " Ai ja be perhere"Mire tani,mire,mbylle dosjen
"
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.