Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 178 179 180 181 182 183 184 185 186 [187] 188 189 190 191 192 193 194 195 196 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Ekzekuton në klasë gjimnazisten, më pas vetëvritet
ELBASAN- Qyteti është tronditur nga vrasja e ndodhur në orën 09.15 minuta brenda në ambientet e gjimnazit “Mahir Domi”. Një 19 vjecar ka hyrë i armatosur në ambientet e shkollës dhe ka vrarë me armë zjarri nxënësen Gerta Baja, 20 vjece nga Elbasani. Korrespondeti i NEWS24 Fatmir Popja informoi në raportim se vrasja ka ndodhur në klasën ku studionte viktima.
Pasi ka kryer vrasjen autori,i identifikuar nga policia, Endrit Llambaj, 19 vjec nga qyteti i Vlorës, është larguar në këmbë nëpër rrugicat e lagjes afër shkollës.
“Pak minuta para se të ndodhte vrasja po qeshnim me të në lokal,(afër shkollës). Endri hyri në shkollë edhe para se të bënte vrasjen. Hapi derën e klasës ku studionte Gerta dhe më pas largua, pasi po zhvillohej mësim. Në 5 minutëshin e pushimit, hyri në klasë, u afrua te banka e fundit ku ndodhej vajza dhe e qëlloi tre herë”- tregon një nxënës dëshmitar i ngjarjes.
Menjëherë forcat e policisë kanë ngritur postblloqe në të gjitha rrugicat. Kur i riu ka parë se ishte i rrethuar nga policia ka qëlluar në drejtim në policisë. Më pas ka qëlluar dhe veten.
NEWS24 raporton duke iu referuar burimeve nga policia se autori dhe viktima duhet të kenë qenë të njohur dhe dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.
Ps: Shume e dhimshme per te dyja palet.
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 178 179 180 181 182 183 184 185 186 [187] 188 189 190 191 192 193 194 195 196 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.