Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1869 1870 1871 1872 1873 1874 1875 1876 1877 [1878] 1879 1880 1881 1882 1883 1884 1885 1886 1887 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 14 Janar 2011 - 03:15:

Prifti: Meta synon marrjen e PS-së

Pasi deklaroi se ka marrë kërcënime mafioze kundrejt jetës së familjes së tij, Dritan Prifti deklaroi se Ilir Meta bashkë me Sali Berishën ka një skenar ogurzi për Shqipërinë.

“Ky burri ( Ilir Meta) është pjesë e një skenari ogurzi për Shqipërinë. Ky burri ( Ilir Meta) bashkë me Sali Berishën, Lulzim Bashën kanë bërë plan që me cdo mënyrë t’i marrin Edi Ramës Bashkinë e Tiranës. Ilir Meta pas kësaj, me disa njerëz që janë brenda Partisë Socialiste dhe disa që janë jashtë, do të ndërmarrë një fushatë kundër Edi Ramës për të marrë Partinë Socialiste, duke përdorur paratë e pista që po fiton. Imagjinoje cfarë skenari ogurzi që është për Shqipërinë, që këta njerëz të bëjnë edhe opozitën edhe mazhorancën. Unë kam informacion besoj tepër të saktë nga takimet që ka patur Meta-Nano në dreka të ndryshme të tyre. Imagjinoni Shqipërinë me një lider të tillë të opozitës, me këtë lider të mazhorancës e me president Fatos Nanon. Ilir Meta ka folur për këtë skenarin jo vetëm me mua por edhe në biseda me persona nga vetë Partia Socialiste për marrjen e kësaj partie”, tha Prifti.

__________________________

Turll e mban mend gurune ca ka thene ... urno nashti


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1869 1870 1871 1872 1873 1874 1875 1876 1877 [1878] 1879 1880 1881 1882 1883 1884 1885 1886 1887 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.