Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 1875 1876 1877 1878 1879 1880 1881 1882 1883 [1884] 1885 1886 1887 1888 1889 1890 1891 1892 1893 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga cecilia datë 11 Shkurt 2012 - 02:05:

E vërteta dhe përralla

Kanë thënë shumë kohë më parë që e vërteta vishte një fustan modest dhe jetonte krejtësisht e vetme .
Një ditë vendosi të shkonte mes njerëzve.Nuk e kishte bërë kurrë .Askush nuk e mirëpriti ,edhe ata që e hasën përballë iu dhanë me të shpejtë këmbëve dhe ia mbyllën portat para syve .
E poshtëruar dhe e dëshpëruar u drejtua drejt një rruge të shkretë fshati ,kur papritur iu shfaq një zonjë e bukur e veshur me mëndafsh e dantella , e stolisur me bizhuteri fallse , por që shkëlqenin . Ishte përralla !
Përshëndetje - i tha miqësisht përralla , - ku po shkon e vetmuar dhe kaq shumë e trishtuar ?
Të gjithë largohen me të shpejtë nga unë , asnjë nuk dëshiron të më dëgjojë - iu përgjigj me trishtim e Vërteta .
Shiko - i thotë përralla , ti gabohesh sepse iu paraqitesh atyre e zhveshur ,je shumë e pakujdesshme ...
Ndërsa unë me këto rroba të bukura ngjyra - ngjyra jam dëgjuar me vëmendje kudo dhe nga të gjithë .
Kam një ide !Fshihu poshtë mantelit tim , dhe do dalim së bashku shëtitje nëpër botë si dy motra .
Do të na vlejë që të dyjave .Të mençurit do më mirëpresim kur të mësojnë që brenda meje fshihet e vërteta ndërsa budallenjtë do të të pranojnë sepse do të jesh e shndritshme nga veshjet dhe bizhuteritë e mia .


P.S: E vura ketu se spo dija ne cilin nenforum ta vendosja. Shume domethenese...


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 1875 1876 1877 1878 1879 1880 1881 1882 1883 [1884] 1885 1886 1887 1888 1889 1890 1891 1892 1893 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.