Forumi Horizont | Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 180 181 182 183 184 185 186 187 188 [189] 190 191 192 193 194 195 196 197 198 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)
Po bej perjashtim nga rregulli qe vura prandaj them se nuk mund te keshe debat me juve qe jo vetem kundershtoni veten por edhe nuk keni sens komunikimi ne nivelin e duhur.....
Nga Morracaket si puna jote, i ka dale nami shqiperise per keq, te thashe dhe njehere me vjen keq se qenke cam, por i paske harru cfare kan heqe ato te shkrete. Ao u vran e u shkaterruan se ishin MUSLIMANE SHQIPTARE, se camet qe e nderruan fene ne ortodokse nuk i luajti njeri ne toket a tyre, shiko dokumentet......
E sa i perket Arianismave te tu qe gjykon njerezit nga lekura, se a ka mjeker apo jo, apo nga prejardhja kjo eshte e paraqitur vetem ndermjet njepakice njerezish te ulet si hitleri me co. Nuk besoj se je infektuar kaq shume nga "morrat" Darvinsit, sesa ato te MArksit apo engelsit ....))) Ne asnje shoqeri civile nuk pranohet qe njeriu te jete me i mire vetem pse eshte i bardhe apo i zi apo pse ka mjeker apo jo. Po te shohesh historine e shqiperise kane ardhur gjithnje duke u zvogeluar si nga sllavet edhe nga greket e maqedonet, duke i vrare shkaterruar, e shqiperia u zvogelua keshtu fillimet e se ciles vijojne para se shqiptaret te beheshin muslimane. Po te ishim "ariane"(sipas teorise qe ti mbeshtet se ne jemi me te mire te mire se te tjeret se jemi ariane gje qe tregon nivelin tend) te vertete nuk jane ketu si jane sot, por marrin kosoven teritoret e pushtuara ne greqi, maqedoni, e mal te zi, deri ne Nish....por ato nuk jane si "kusheriret e tyre gjermane" te cilet u bashkuan edhe pse ishin ndare ne fund te viteve 90.....muhabet koti, prandaj them une se gomari im eshte me i udhezuar se juve. Ju kundershtoni veten tuaj....
Ceshtja shqiptare me dhemb mua me shume se sa ti qe ke syza shume te ngushte te cilet i perdor per te pare "realitetin" qe ta mesojne ne ato shkollat tuaja.
Sa i perket Ismail Qemalit ai ka then te verteten se ka qene i mencur dhe i edukuar se edhe eshte shkolluar per se mbari ne shkollat e muslimaneve ese me te vertete ne vijme nga popujt me te vjeter te evropes. Asaj kur thua se mua me vjen zor, eshte se mua me vjen keq edhe zor per shkak te nejerezve qe e shpuan shqiperine ne kete gjendje, keto si ti me co....
Sa i perket asaj qe ti studion ne evrope shkollave qe ti meson duhet tu vije turp se cka pregadisin nebankat e tyre nqs pregadisin njerez si ti. Po ashtu rreth hyrjes se shqiperise ne EU ja cka shkruan Doric Pack "shoqja juaj" ndermjet te tjerash (shiko gazeta panorama) psh... megjithese kjo nuk reflekton se a dokortohem un me te apo jo. Mendoj se duhet te mironformoheni para se te flitni, dhe te tregoni kulturten tuaj te marre ne shkollat europiane, e mos flit si "gjeli ne maje te plehut"....=))))
Eurodeputetja përgjigjet për deklaratën e Bush
Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për BE
Në një të përditshme në Tiranë, një gazetar i bazuar në
Bruksel, deklaroi se një numër parlamentarësh evropianë i
kanë thënë atij se një nga arsyet pse Shqipëria nuk mund të
bashkohet me BE-në, është anëtarësia e saj në Organizatën e
Konferencës Islamike. Është e vërtetë që BE-ja është e
pakënaqur me anëtarësinë e Shqipërisë në organizata si puna
e OKI-së?
Unë nuk njoh ndonjë koleg që mund të ketë përmendur diçka
të këtillë. Në asnjë rezolutë të Parlamentit Evropian nuk
është përmendur diçka e këtillë. Mbaj mend që në fillim të
viteve nëntëdhjetë, Presidenti Berisha kërkoi për
anëtarësim në OKI. Por, kjo nuk është ratifikuar asnjëherë
në Parlamentin shqiptar, dhe pjesëmarrja e zyrtarëve
shqiptarë në takimet e tyre ka qenë e nivelit të ulët. Po
përse duhet të mërzitemi ne? Shqipëria mund të shërbejë si
një sy evropian aty, për të ndihmuar ata të kuptojnë
Evropën.
Ekziston një tendencë në mesin e disa qarqeve në Shqipëri,
që deklarojnë se një nga arsyet pse Evropa Perëndimore nuk
e do integrimin e Shqipërisë në BE është trashëgimia jonë
myslimane. A ka Komuniteti Evropian ndonjë problem me 70%
të shqiptarëve që janë myslimanë?
Jo. Kjo është absurde. Trashëgimia juaj është trashëgimia
jonë gjithashtu. Dikush duhet të lexojë Kadarenë për të
kuptuar dhe pëlqyer Shqipërinë. Anëtarësimi i Shqipërisë
varet vetëm në arritjet e saj politike, në përmbushjen e të
gjithë kushteve si çdo vend tjetër që kërkon të
anëtarësohet në BE. E njëjta gjë vlen për Bosnje dhe
Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.
Ndërsa sa për Turqinë, ka mendime të ndryshme në BE, për
shumë arsye që nuk mund t’i bisedojmë këtu.
Po mbi Islamin? A i sheh Bashkimi Evropian myslimanët si të
huaj, apo si pjesë e identitetit të tij të ri kulturor?
Siç them edhe më lart, myslimanët evropianë janë qytetarë
si të gjithë besimtarët dhe jo besimtarët dhe kultura e
tyre është një nga bazat e kulturës sonë evropiane.
Tashmë dihet nga të gjithë që në Shqipëri dhe Kosovë
ekzistojnë institucione të korruptuara dhe krim i
organizuar. Megjithatë ka një tendencë në mesin e disa
qarqeve në Shqipëri dhe Kosovë të atribuojnë emrin e keq të
shqiptarëve në Perëndim me identitetin tonë mysliman dhe
Islam. Është e vërtetë një gjë e këtillë?
Është e vërtetë që në Kosovë, në Shqipëri, por edhe në disa
vende të BE-së operojnë shumë organizata kriminale të
lidhura me shqiptarët. Ky është fatkeqësisht një fakt
dëshpërues që cenon imazhin e shqiptarit në përgjithësi.
Por, kjo nuk lidhet në asnjë mënyrë me identitetin fetar.
A është BE-ja e shqetësuar për liritë dhe të drejtat fetare
në Shqipëri dhe Kosovë?
Jo, aspak. Problemet tuaja qëndrojnë gjetkë.
Cila është këshilla juaj që shqiptarët duhet të ndjekin për
t’ju bashkuar BE-së?
Të ndalojnë luftërat e pafundme politike, të lehtësojnë dhe
përmirësojnë jetën e qytetarit të thjeshtë, të ndjekin
rregullat që Shqipëria pranoi kur nënshkroi Paktin e
Stabilizim-Asocimit – që do të thotë ta implementojnë atë –
të luftojnë rrjetet kriminale, t’i japin qytetarëve të
paktën një kartë identiteti etj.
PS sa per informim kam pase jetuar ne USA, por tani jam transferuar ne Ameriken Latine pesr shkak te punes qe kam, dmthne kompaninae ne te cilen punoj......-))
Citim:
Po citoj ato q� tha diabolic
Ti usta berati me embel mandolles...
Po pse nxehesh mor plak,permbahu se nuk vrame hoxhen jo.
Pastaj pse hishesh si gjel jevgu ti qe jeton ne amerik per sistemin arsimor ne shqiperi,.Jo per gje por me ke permendur edhe emrin duke me ber edhe hitlerU sa kam qesh plako u sa kam qesh...
Tani une nuk jam kunder shamive ne shkolle ,por nuk jam as kunder minifundeve keshtu qe nese dikush do te vishet me ferexhe a me mni eshte jeta e saj dhe mua sme intereson aspak.Puna eshte se nese shkolla ka nje rregullore dhe ne te tillen nuk lejohen qe femrat te vishen ne kete menyre ato femra skan per tu veshur ne ate menyre.Ligji eshte ligj dhe rregulli eshte rregull dhe si i tille duhet zbatuar.
sa per mjekrren une sdua qe afer meje te rri ndonje me mjekerr se kush e di sa e ka morrin aty ai dhe si dihet vjen morri dhe i p�lqen koka ime.
Pastaj une skam gje pikerisht me islamistet por edhe me deshmitaret e jehovait ,me fondamentalistet ortodoks dhe kristian.
Keshtu ti gt2xf (ma ke nickun si teorem) mos u revolto shume se kot ja fut.
Shqiperia duhet te futet ne europ se interesat e shqiptarve jane te lidhura me europen .Shumica e emigranteve shqiptar jane ne europ dhe levizja e tyre e kirshme behet vetem nese shqiperia eshte pjese e bashkimit europian(lere se per kete studjoj djalli ta marre).
Tani ti vazhdo bej gerr verr se ate pune ke se ne e duam shqiperin qe te jete e shqiptarve(pa dallim feje krahine dhe ideje).
Shkolla eshte laike dhe ashtu duhet ne ngeli.
Pik...
Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 180 181 182 183 184 185 186 187 188 [189] 190 191 192 193 194 195 196 197 198 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.