Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 180 181 182 183 184 185 186 187 188 [189] 190 191 192 193 194 195 196 197 198 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga Petrit Kola datë 27 Prill 2006 - 07:44:

http://www.balkancentre.org/Bashkep...at_nikolla.html

Shqip

English

Srpski

( Nje leter e At Nikolle Marku,kisha e "Shen Merise" Elbasan rreth orthodoksise dhe krishterimit ne Kosove)

Krishterizmi erdhi si një dhuratë hyjnore për popujt dhe njerzimin i cili me anë të tij fitonte njësinë dhe identitetin e tij dhe qëndresën autentike. Krishterimi nuk ka qenë vetëm i Bizntit, por i gjithë viseve nga lindja në perëndim. Dokumentet vërtetojnë…se krishterizmi në këto vise është i kohës apostolike dhe jo vetëm mbrenda teritorit tone të sotëm, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Qysh herët në trevat e Maqedonisë përmendet Peshkopata e Ulpianës e cila përfshinte nën teritorin e sajë edhe Dardaninë (Kosova e Sotme) në vitet 342 pas Krishtit. Krishterizmi në Kosovë është shumë i hershëm, qysh para ardhjes së sllavëve në Ballkan në shekullin e VII-të, pas Krishtit . Pra pretendimi se Krishterimin e prune popujt sllav në Kosovë bie poshtë, sepse sllavët e gjetën të zhvilluar krishterizmin në këto treva. Për këto të dhëna ka fakte të shkruara,kur perandori Justinian për të organizuar më mire kishën e krishtere në lindje , ku bënë pjesë edhe Dardania ( Kosova e sotme) krijoi një peshkopatë të re që u quajtë Justiniana e pare , në vitin 535 pas Krishtit dhe e cila e kishte qendrën në hapsirat Dardane.

Deri në shekullin e VIII krishterizmi u administrua sipas kombësive dhe popullatave në mënyrë të pavarur në bazë të traditës së mëhershme dhe në bazë të kulturës dhe gjuhës së tyre, ku përdorte të njejtën liturgji dmth ungjijt dhe letrat e shkrimet e apostujve. Po përsëri perandori Justiniani në “Novelën CXXXI” ndër të tjera thotë: “ Dhe shumë i lumuri në këtë kohë, kryepeshkopi i vendlindjes sonë ( Bederiana në Dardani) dhe që u quajt “Justiniana e pare”.

Eshtë fakt se Justiniani zgjidhi dy nga problemet kryesore të riorganizimit të kishës:

Ø Gjeti formulën më të mire për tu dhënë përgjigjje herezive që kishin për bazë ananizmin, kur thoshte perandori bashkëvepron me zotin, pa e zëvendësuar atë. Justiniani është edhe autori i termit “besimi i drejtë” që në greqisht do të thotë orthodoks..

Ø Ai mbrojti parimet për një kishë të përgjithshme apostolike dhe të pastër, të cilat ishin vendosur qysh në Sinodin e Nikesë .Kjo do të ishte pra edhe baza e kishës së krishtere.

Ardhja e slavëve dhe avarve në Ballkan u shoqëruar me luftëra dh errënime të reja. Këto hordhi grabitnin dhe plaqkitnin pasurinë e vendasve si dhe pasuritë e kishave dhe të manastireve. Vendësit u tërhoqën maleve.Slavët gjetën këtu një popullsi kompakte, të formuar shpirtërisht në pjesën më të madhe, pra krishterizmi kishte hyrë në Ballkan 700 vjet para ardhjes së sllavëve.

Nga pikpamja e krishtere arbreshët kanë qenë të pavarur nga sllavët, për arsye se edhe me ardhjen e tyre, ata arrijnë të ruajnë peshkopatat e ngritura më pare. Siq e kemi përmendur më sipër Justiniana e Parë u themelua nga perandori Justinian (527-565) me anën e një akti të lëshuar me 14 prill 535 dhe që lexohet në Novelën XI-të. Këtë peshkopatë ai e themeloi pranë vendlindjes së tijë dhe i vuri emrin e tijë. Kjo peshkopatë kishte nën administrim Dakinë bregdetare, Dardaninë, Maqedoninë veriore, Kosovën dhe Malin e Zi. Përfundimisht fiset slave u vendosën në ballkan në shekullin e VII-të. Ata nuk ishin të organizuar në shtet.Pasi u thyen dhe u nënshtruan nga ushtritë Bizante ata qëndruan në heshtje deri kah viti 828 dhe udhëheqeshin nga pleqët e fiseve që quheshin Zhupanë.

Mbas rrëzimit të perandorit Samuel në vitin 1014 erdhi në fuqi perandori Vasil i II-të i cili ka lënë dokumente të rendësishme, ku ndër tjerat përmendet administrimi dhe autoriteti që ka pasur mbi këto peshkopata si Peshkopata e Dibrës, Prizerenit Hosnit pranë Decanit dhe Pejës.

Duke iu referuar për sat hamë më si[për dhe duke u bazuar në dokumente autentike-hisorike të ndryshme të botuara herëpasherë del qartë pikmësynimi i serbve se ata sipas tyre e paskan sjellur dhe zhvilluarkrishterimin në Ballkan . Natyrisht kjo nuk mund të qëndrojë sepse dokumentet e shkruara flasin se edhe në kosovë ka pasur qendra të organizuara,peshkopata të krishtera shumë para se sllavët të arrinin aty. Kishat orthodokse të ndërtuara në kosovë janë të datuara si të ndërtuara rreth viteve 980-1014 me një stil që vërtetojnë kulturën serbe, që më vonë të dëshmonin se këto treva janë tokë serbe, se Kosova është pjesë e Serbisë, në një kohë kur kishat në kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas krishtit.Kosova ka një kulture shumë të hershme me qendra dhe kryeqendra të krishterizmit , të ndërtuara me mjeshtri nga duartë e arta të popullit shqipëtar, prandaj spekulimet dhe pretendimet e kishës orthodokse serbe nuk kanë bazë reale.



Lavdi Zotit

At Nikollë Marku

Dioqeza e “Shën Mërisë” Elbasan


http://www.balkancentre.org/Bashkep...at_nikolla.html


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 180 181 182 183 184 185 186 187 188 [189] 190 191 192 193 194 195 196 197 198 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.