Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga volter datë 21 Nëntor 2003 - 20:05:

pa titull

Ora nëntë e mbrëmjes, natë e ftohtë, ndërsa jeta me vlime artistike. Thuajse gjithçka me dashuri.
Natyra ishte mbytur me jorganin e bardhë të fjollave të borës. Shtëpitë kishin ngrirë në akull të ftohtë, thuajse nuk mbijetonte asnjë frymë e ngrohtë.
Hëna si princezë e ftohtë e ndjekte fytyrën e heshtur të Vangjelit, dhe me nota të ngrira shkruante peizazhin e dimrit plot acar.
Fryma e tij papushim kërkonte botën e fshehur të dashurisë, ndërsa ndjekja konsekuente e bënte atë edhe më të përkryer.
Akrepat e orës mbuluan orën dhjetë. Pothuajse, dëgjohet vetëm pipëtima e borës së pushueme, që e zbukuronte gjerdanin e natyrës me nota peizazhiste.
Pushoi së menduarit një çikëz, dhe doli nga shtëpia për të vështruar panoramën e dimrit, dhe përnjëherë e pa natyrën që ishte e mbuluar me fjollat e borës. Natyrën që e admironte, akoma më shumë i shkonte për mall dashuria në orët e dimrit...
Nata e shtunë, shpërtheu me shprehje alegorike, edhe më shumë e bënte atë të mos ndalej para asnjë veprimi të dashurisë. Pra, në shpirt kishte temperaturë vlimi për dashurinë e Alketës, që e kishte takuar para disa ditësh në parkun e Tetovës. Në çdo moment fryma e tij e kërkonte aromën e saj të ngrohtë.
Në orën njëmbëdhjetë të mbrëmjes e mori rrugën përgjatë Tetovës. Thuajse në rrugë nuk shihej askush, vetëm shprehësia e tij emocionale, dhe qëllimi për t’u takuar.
Çdo hap që bënte ai, disku i hënës e shikonte fytyrën e tij të lodhur nga të menduarit, për fatin e tij të etur për dashuri në këto orë të dimrit plot acar. Vangjeli, sa herë që e shikonte hënën, hijedrita e saj e argjendtë vazhdimisht e ndjekte me ndriçimin e saj të kristalizuar. Thuajse e shoqëronte në çdo kënd vështrimi. Bile-bile, në çdo hap I jepte ndriçim të kulluar.
Sapo kishte arritur në qytet, papritmas u shfaq fytyra e Alketës që dilte nga ndërtesa e saj dhe përnjëherë sytë iu ndalën tek fytyra e tij. Kjo për fytyrat e tyre është sikurse aroma e zambakut, që kundërmon në pranverën magjike me tërë intelektin e forcës karakterizuese.
Përshëndetjet e mbrëmjes i pranuan me kulturë të pacenueshme…
Fillimi i mori me puthje të lehtë.
Vangjeli dhe Alketa u nisën drejt parkut të qytetit, për t’i çmall pasionet e tyre, gjatë tërë vikendit të kaluar.
Panorama e qytetit T, pothuajse ishte shndërruar si një gur smeraldi që u jepte imazhe të qartësuar fytyrave të tyre të zbuluar. Brerorja e hënës ndriçonte faqet e tyre rreth e përqark, dhe ua mbulonte fytyrat e tyre me dritë të kulluar, që të dallohen nga kalimtarët e rastit.
Vangjeli ishte goditur me pamjen e Alketës, sepse ajo qëndronte si lule pranë fytyrës së tij. Sytë e saj panë shpirtin e Vangjelit që pushonte me hënë e yje.
Ndërkaq, Vangjeli në duar mbante librin e dashurisë për të marrë shuajtjen e të ftohtit.
Në qoftë se dakordoheni është mirë që t’i lexojmë disa motive me dashuri.-Tha Vangjeli me emfazë retorike.
Pse jo, me gjithë respektin që kam për ju, do t’i lexojmë.-Tha Alketa. Mirë atëherë le të jehojë leximi I prozave në orët e dimrit, për të marrë zbukurim parku I qytetit.
Në moment prozat e bukura filluan të pëlcasin me ritëm të papërshkruar, ashtu si shtatë ngjyrat e ylberit që kur prezentohen në qiell, zbërthehen duke dhënë dritën e bukurisë.
Prozat ishin të bukura aq shumë,saqë i jepnin natyrës melodi të romantizmit -theksoi Alketa.
Ai, kur i lexonte prozat, ajo qeshte trëndafilshëm. Sa herë që qeshte, aq më shumë i zbutej veshi, dhe i ëmbëlsohej me sheqerka, ndërsa bora që binte hove-hove, mbulonte kokën me fjollat e bardha të saj. Ndërkaq, kokat e tyre shkëlqenin, ashtu si bilur abazhure.
Kështu ëmbëlsohet rrjedhja e dashurisë së Vangjelit dhe Alketës në orët e dimrit.
Kur u rrallua lëvizja e veturave, dhe e njerëzve, koha, qëtë sinjalizoi se këtu është edhe fundi I tërë kësaj ngjarjeje-emocionale.
Kur kuptuan këtë, ashtu të mbërzitur të dy ulën kokat, dhe nisën për në rrugë pa kthim.
Së fundi Floriani dhe Alketa ndahen nga kjo panoramë si të mërzitur. Ndërsa më lartë lehnin do qen endacak që s’i lan të takohen edhe një herë buzët e tyre të njoma.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.