Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Pas ngjarjeve me ushtaraket, greket perseri provokojne. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13316)


Postuar nga Fajtori datë 12 Mars 2007 - 06:19:

Para dy vjetesh pashe nje dokumentar mbi ballkanin. Kishin intervistuar nje ushtarak italian ne Shqiperi, i cili tha dicka qe me beri pershtypje. "Ideja e Shqiperise se madhe, tha, ka kohe qe ekziston. Deri tani shqiptaret e kishin harruar dhe nuk jane shume te ndergjegjshem per kete, por shume shpejt do behen te vetedijshem dhe do kuptojne se mund te realizojne endrren e tyre te vjeter. Kjo mund te sjelle jo pak sherre dhe probleme ne ballkan. Prandaj parashikoj se kjo mund te jete nje nga aresyet me te medha te problemeve ballkanike ne te ardhmen e afert."

Ai njeri e kishte kapur thelbin e muhabetit akoma pa e kuptuar vete shqiptaret. Nuk duhet ti meshojme idese se Shqiperise se Madhe, sepse do na hape probleme te medha ne rajon. Kosova duhet te dale e pavarur fillimisht dhe pastaj parapelqimet tona te drejtohen ne aspektet tregetare dhe ekonomike. Ideja e Shqiperise se Madhe nuk eshte e realizueshme dhe sa here qe nacionalistet do e permendin bota do beje nje hap prapa ne dhenien e statusit.


  Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.