Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- ^ Koncerte Live, Data e Informacione rreth tyre ^ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13704)


Postuar nga briseide datë 06 Dhjetor 2007 - 05:16:

Lufta On Line Serbo -Shqiptare

Po e vendos tek muzika lajmin edhe pse nuk eshte topic central i artikullit

Tashmë është bërë e ditur se rap këngëtari amerikan, 50 Cent, më 17 dhjetor, do të mbajë koncert në Stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, në kuadër të turneut të tij botëror, i cili fillon më 1 dhjetor në Munich të Gjermanisë, për të mbaruar më 21 dhjetor në Dubai, të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në faqen zyrtare të internetit të 50 Cent, përpos njoftimeve rreth turneut të tij, ekziston edhe faqja e vizitorëve, ku ata mund të adresojnë ndonjë koment. Interesant është se, për koncertin në Prishtinë, i cili organizohet nga IpkoNet, kanë bërë komente mbi 420 vizitorë, ndryshe prej koncerteve që pritet të mbahen nëpër vendet tjera, ku numri i komenteve është tepër i vogël, e që madje mund të numërohen me gishtat e vetëm njërës dorë. Komentet rreth koncertit në Prishtinë janë bërë prej shqiptarëve dhe prej serbëve, andaj faqja e 50 Cent ka marrë formën e një arene sulmesh e kundersulmesh. Shqiptarët ndjehen të lumtur se 50 Cent do të mbajë koncert në Prishtinë, e s'do të mbajë në Serbi. Ndërkaq, serbët pohojnë se ai edhe do të mbajë koncert në Serbi, ngase Kosova ende është pjesë e Serbisë. Rrjedhimisht, fyerje të ndërsjella ka me bollëk dhe përplot fjalë të pista, edhe pse ka edhe komente të shumta që lidhen me statusin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Postimet janë të shkruara më së shumti në anglisht, por edhe në serbisht dhe në shqip. Komentet shpesh merren edhe me prejardhjen e kundërshtarit. Shqiptarët shkruajnë se serbët e kanë prejardhjen prej Karpateve, ndërkaq serbët pretendojnë se janë autoktonë, ndërkaq shqiptarët janë të huajt këtu.Komente me fyerje ka sa të duash, megjithëse 'linku' është hapur për tjetër qëllim, por, falë realitetit politik aktual, të gjithë sikur kanë harruar të flasin për muzikë.


ps.Tulip vendos vete nese do ta spostosh tek mediat


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.