Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Sot mora pluhurat tek kutia e letrave shkruar vetes. U be shume kohe pa i shkruar vetes dhe "Dikujt". U be kohe qe nuk mbyllem ne dhomen time dhe te derdh vargje ndjenjash ne copeza letre , te trokas ne portat e mbyllura te vetes dhe si pas cdo mospergjigjeje te le nje leter nen dere.U bene kohe qe nuk shkruaj nje mesazh ne shishe , sepse deti i jetes time eshte aq i qete ,aq pa dallge saqe as shishja nuk do mbrrinte ne destinacionin qe dua dhe mua mesazhet e paderguara nuk me pelqejne. U bene kohe qe kam mbyllur veshet nga zhurmat e hapave te njerezeve qe shkojne e vijne cdo sekonde ne jeten time , kam mbyllur syte perballe fytyrave njengjyreshe apo shumngjyreshe qe me dalin me ,pa vullnet perpara cdo dite duke u munduar te ndalin hapin tim prej vetmitareje. Dhe gojen e shpirtit dhe te zemres e kam mbyllur nje here e pergjithmone. Ate nuk e le me te pipetije dhe te psheretise asnje fjale, asnje germe.Ndihem mire ne rrethin e vetmise time, ne folezen time me kutine bosh te letrave shkruar vetes, me nje leter te pashkruar per "Dike" . Dhe me pelqen vargu i heshtur qe leshojne hapat e mi , teksa eci rrugeve vetem si tani ashtu sic une do te doja te isha per shume kohe....
KaT
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.