Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Prezantimi i Anëtarëve të Forumit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=251)
-- Ju pershendes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18560)


Postuar nga Deb* datë 19 Shkurt 2012 - 20:11:

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior
Sa per informacion, une jam besimtar i vertete, fal pese kohet e Namazit dhe kam vizituar pothuaj cdo dite Xhamine. Praktikimi i fese nga ana ime nuk eshte i gje e vogel, qe do te mund te mbaja fshehte nga nusja. Madje, s'donte t'ia dije se c'feje i perkas une si dhe si praktikohet ajo. Me lutej vetem per nje gje, qe te mos ta braktisja kurre. Keshtu, bazuar ne dispozitat e fese sime, neve na lejohet te martohemi gjithashtu edhe me nje vajze te krishtere, pa i imponuar asaj fenë tone. Mire do ishte sikur ajo te konvertohej ne Islam, porse me vetedeshire. Per sa me perket mua, nuk guxoj te veproj kryenec ne kete pike, i kam premtuar se nje gje e tille nuk ka per te ngjare kurre - une sikurse edhe ajo, qeme ne dijeni per fete tona perkatese.

Nderkaq, vellai nuk ka bere mire, por tani per vepren e tij te shemtuar po shijon burgun. Babi i saj mbahet si nje hero "i shqiptarise" dhe urren cdo gje qe nderlidhet me fenë time, qe, sipas tij, gjoja praktikohet vetem nga turqit.
-Mua me duhet patjeter te punoj (ne te zeze), qe te ndihmoj familjen time dhe te nuses. Nuk e di sigurt nese i marrin te hollat e mia te cilat ua dergoj po ashtu atyre, por nga ana ime do t'i kene hallall gjithmone - pasur parasysh se edhe ata kane nevoje.

Kalofshi mire!



Nuk ka rendesi ne e praktikon fene apo jo, gjersa nusja te ka pranuar ty per ate qe je. Nuk besoj se ju shtire si jo besimatar para se ta merrje apo jo?! Gruaja te punon? Ne pergjithsei ju praktikantet jeni fanatiker. Shqyeni ne pune vet nga mengjesi ne darke, dhe grate doni ti mbani ne shtepi.


Keto kontradita ekzistojne dhe ne Shqiperi kur familjet jane shume fetare. Nje shoqja ime, muslimane i thencin se nuk e praktikonte, dashuronte nje djale te krishtere. Ai e la se e detyroi familja. Vellain ai e kishte prift.

Ju qe thoni qe nuk ekzistojne keto probleme ne Shqiperi gaboni, por dihet ne Kosove jane cik me te theksuara dallimet. Te krishteret nuk japin vajze te muslimanet ne Shqiperi. Po ndodhi, vetem nese ata dashurohen e s'kane c'bejne. Te krishteret jane shume here me fanatik ne mbrojtjen e besimit te tyre se muslimanet ne Shqiperi. Sa e ofenduar jam ndjere kur njera i tha tjetres, " C'tu desh qe u fute ne deren e muslimanit? Nuk eshte mire". Harruan qe perreth kishin dhe te tjere qe nuk ishin te krishtere. U habita. Nuk e dija qe ekzistonin keto lloj dallimesh mes nesh ne Shqiperi.
Nuk thuhen haptas, por ekszistojne.


  Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.