Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
14. Kush e solli Doruntinin + Gjenerali i ushtrisë së vrarë (dy novela) 278 faqe Vllamasi-Tiranë mars 2015, 700 lek/ 7€
Ideja e këtyre dy novelave i ka lindur autorit hershëm, diku aty në fillim të viteve ’80. Asaj kohe ai arriti vetëm ti skiconte e ti niste këto dy novela. Puna dhe shkaqe të tjera nuk e lanë të vazhdonte me ‘to, siç dhe me shumë idè të tjera letrare. Vetëm në mbyllje të vitit 2014 autori pati kohë të merret me këto dy idè të njohura, që cilat e çojnë lexuesin në vitet ‘80.
Në novelën e parë, atë çfarë autori na e sjell përmes një atasheu kulturor francez dhe një punonjësi të ministrisë së jashtme, (ky i fundit edhe pjestar i sigurimit shqiptar), ai kish patur si idè ta sillte përmes shumë personazheve të sigurimit shqiptar. Mirpo pena e kushtëzoi automatikisht tek vetëm njëri prej tyre, pikërisht ai nënpunës shqiptar, i cili duhet të shoqëroj nëpër Shqipëri atashehun e huaj të kulturës.
Ngjarjet e kësaj novele piqen dalë e nga dalë, ashtu si një frut i zgjuar peme, që s‘ nxiton të piqet para kohe. Kështu i sjellin edhe shoqëruesit tjetër të tyre, lexuesit, gjithmonë gjëra të reja, duke e mbajtur atë me kureshtje deri në fund të saj.
Në novelën e dytë kemi një larmi kockash, por jo aq të larmishme. Ato kanë mbërthyer lehtë e si padashur të riun artist, Smajl, si dhe figura të tjera të kulturës dhe shtetit. Ato kanë mbërthyer më së shumti plakën, siç quhet kjo në ngjarjet e ndodhura, si dhe disa të tjerë njerëz që shoqërojnë ato ngjarje kockash, po ashtu ato kanë mbërthyer dhe ruajtësit e tyre.
Shfaqjet artistike të të riut Smajl i çlirojnë pakëz këto kocka nga prangat e tyre të hershme, sepse çlirojnë padashur edhe ruajtësit e tyre. E ndonëse një qëllim i hershëm i Smajlit është të arratiset, -një qëllim paksa latent-, tek ai përzihen dhe ndjesi të tjera, si karriera artistike, ndihma për të tjerët, etj. Kockat mbajn edhe lexuesin ngjitur pas faqeve të novelës deri në fund.
Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.