Forumi Horizont Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Basketboll. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1943)


Postuar nga qershor13 datë 29 Janar 2004 - 18:55:

Post FSHB-ja i dhuron superkupën Luftëtarit

Luftëtari fiton superkupën e Shqipërisë i ndihmuar nga federata e basketbollit që me paturpësinë më të madhe është menduar mirë dhe me disa vendime të njëpasnjëshme ku më parë vendosi Tiranën si vendin e zhvillimit të ndeshjes më pas u mendua akoma edhe më mirë duke vendosur Gjirokastrën pikërisht dhe çuditërish qytetin në të cilin bën pjesë edhe fituesja e finales Luftëtari. Federata Shqiptare e basketbollit duket se ja ka arritur qëllimit të saj duke zhvilluar ndeshjen finale të superkupës së Shqipërisë në Gjirokastër dhe si rrjedhoj ka ardhur bojkoti i skuadrës së Flamurtarit që është paraqitur me të reja dhe ka humbur thellësisht ndeshjen. Kjo superkupë të nderuar zotrinj të federatës do të ngelet në kujtesë si turpi i kësaj federate sepse ka qenë plotësisht e njëanshme. Ju duhet ti kishit marrë masat dhe të mos ndryshonit vendin e ndeshjes siç e bëtë për arsyet tuaja, mbase edhe personale. Ju duhet ti kishit marrë parasysh fjalët e trainerit të Flamurtarit zotit Toska që deklaroi se: Nuk ka përse të ndryshohen vendimet e federatës së basketbollit me vendime qarkullues ku është paravendosur që takimi i vlefshëm për superkupën do të luhet në një qytet asnjanjës siç është Tirana që ka një ambjent tepër komod dhe të përshtatshëm për të zhvilluar një ndeshje të tillë të madhe. Zoti Toska ka paralajmëruar se nëse nuk do të luhej ndeshja në Tiranë, Flamurtari do të paraqitej me një skuadër të re në Gjirokastër sa për të kaluar radhën dhe kështu ndodhi. E vetmja që ka përgjegjsi në këtë mes është FSHB e cila ka bërë të pamundurën që Luftëtari të fitonte këtë trofe. Përse u ndërrua vendi i ndeshjes që më parë ishte vendosur Tirana dhe më pas u vendos Gjirokastra? Përse FSHB nuk mori parasysh një ndodhi të tillë të turpshme? Mos vallë vlejnë paratë e Luftëtarit më shumë se loja e ndershme e basketbollisteve? Luftëtari këtë ndeshje nuk e fitoi por e humbi, vetëm se këtë ndeshje nuk e humbi vetëm Flamurtari dhe Luftëtari por e humbi në përgjithsi Basketbolli.


  Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.