Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Fajtori datë 23 Janar 2003 - 08:36:

Ketu jemi per te diskutuar. Sigurisht qe pa fakte dhe argumente te sakta nuk mund te hiqen kollaj bindjet e formuara me vite.

Psh nuk me duket fakt i rendesishem se 2995 personat qe vdiqen ne NYC ishin me kulture ndersa 5000 afganet jetojne ne guva. As me duket krim djegja e flamurit amerikan. Mos valle u kthyem ne komunizem dhe amerika nuk lejon qe njerezit te kene bindjet e tyre? Cte keqe ben nje popull qe ska buke te haje por djeg flamurin amerikan? A nuk eshte vete amerika qe shtyu Saddam Husseinin te luftonte kunder Iranit? Dhe sigurisht qe luftrat e demtojne popullin, sidomos ate iraken qe mbeti ne lufte cdo 10 vjet.
A e dini qe ne terminologjine e luftes nuk ekziston lufta paraprake, sic pretendon Bushi. O sulmon njeri, o sulmon tjetri. Eshte qesharake te justifikosh sulmet luftarake me mbrojtjen. Dhe as eshte vetem amerika qe u rrezikoka nga bombat atomike. Bile edhe ata arabe qe kane inate me ameriken nuk me ha mendja ta kene pare ne enderr qe eshte e keqe. Pse nuk ka njeri inat Francen apo Italine?

Per mua eshte qesharake te fillosh luftra kur pretendon te globalizosh boten ne komerc dhe levizje. Eshte thjesht qesharake te fillosh nje lufte pa mbeshtetjen e gjere te ONU-t. Bile eshte aq qesharake sa kane filluar te bejne humor ne TV e radio me deshiren e madhe te Bushit per te bere lufte. Bile po te kalojme pak fazen qesharake do kuptojme qe nje lufte e tille nuk mund te jete tjeter vec kryqezim interesash ekonomike e gjeopolitike dhe kjo eshte per te ardhur keq. Dhe, kujdes, kjo lufte do nxehe akoma me shume urrejtjen arabe per ameriken dhe mos kujtoje asnjeri se amerika do mbyllet ne parajsen e saj per te ngrene frytet e luftrave ne paqe. Sa te kete lufte, do kete probleme brenda dhe jashte amerikes.

Kjo pune me ngjan me chatin, meqe aty kam patur eksperience. Krijimi dhe mbajtja e nje kanali te madh nuk eshte nje ceshtje passwordi, sic mund te mendoje dikush. Eshte nje ceshtje politike e gjere, sepse nese nuk te do bota, heret a vone vjen fundi.

E gjithe kjo lufte nuk ka te beje me dy shtete, Irakun dhe USA. Ka te beje me gjithe globin, sepse do te diskretitohet amerika ne ambjentet politike internacionale dhe do shtohet numri i njerezve qe urrejne apo kane antipati per ameriken.

Korcare, po te flas me respekt, sikur te kisha para. Mos kujto se ti do rrosh ne parajsen e Manhattanit nderkohe qe jashte behet nami me luftra. Une e di qe shume shqiptare qe kane shkuar ne amerike e kane shume te veshtire te pranojne se dhe amerika ka problemet e saj, nuk eshte perfekte si diamanti. E kuptoj qe keni lene paret neper ambasada dhe shume njerez jane ndare per se gjalli nga te afermit qe te realizojne ate enderr. Por ti dhe une jetojme ne nje "eko-sistem". Nuk mund te mendojme thjesht ato qe na ushqejne mediat "patriotike" qe u ngjajne lajmeve te kohes Enverit. Eshte e domosdoshme te dalim nga vorbulla e opinionit publik e ti shikojme gjerat me objektivizem. Te kuptojme qe jeta vazhdon edhe jashte atij Manhattanit te vogel qe njoh si shtepine time nga filmat e shumte qe kam pare. Te kuptojme qe bota ndryshon, dhe ne kemi pergjegjsi per budalleqet apo shkaterrimet qe behen ne kete planet. Nuk mund te llogjikohet ne baze te rroges qe merret ne Manhattan.

Bile, meqe jemi ne temen e globalizimit, nuk mund te globalizohet asgje nese njerezit nuk jane te lire te levizin. Ben pjese ne te drejtat e njeriut mundesia per te levizur i lire. Nuk mund te rrethohet nje kopsht i bukur si amerika apo BE dhe te knaqesh duke krijuar nje jete aty, nderkohe qe ne Shqiperi njerezit vdesin. Neper kufij vdesin te rinj qe duan te kalojne kufirin per te gjetur nje jete me te mire jashte vendlindjes. Apo nuk e ke degjuar rastin e fundit sesi u gjeten te ngrire disa te rinj qe po kalonin kufirin shqiptaro-grek mes malesh. Qe ti ke arritur te shkosh ne Manhattan kjo eshte nje arritje padyshim, po kush e ndau qe ti duhet te jetosh mire e ai tjetri te vdese per buke ne shkretetiren shqiptare ? Kush ? E ndane njohjet qe kishin prindet e tu ? Apo parate qe mund te kete paguar dikush neper seksere dhe ambasada ?

Prandaj te them, se 2995 te vdekur jane 2995 te vdekur. Nuk ka asnje ndryshim se ti apo ata 2995 jane me shkolle. Me shkolle mund te ishin shumica e shqiptareve po te mos ishin vendet e zena, po te mos luhej me bursat ne kohen e komunizmit, po te mos kish korrupsion ne universitet sot, po te kishin para qe te shkonin aty ku je ti.

Dhe dicka te fundit. Ka nje film qe mua me pelqen shume: Natural Born Killers. E kam pare shume here dhe nuk e kuptoja pse me pelqente aq shume. Ne fund arrita ta lokalizoj pjesen qe ishte misherim i atij filmi. Eshte intervista qe nje gazetar i ben nje ...krimineli. Aty behet nje dialog i tille:
Gazetari - Nuk e ndjen fajin qe preve 50 jete ?
Krimineli - Jo, pse duhet te ndjej faj. Te gjithe bejne faje ne kete bote. Ti je i fajshem psh?
Gazetari - Jo, per vrasje jo njehere.
Krimineli - E çfare kujton se eshte nje vrasje? Ne kete planet po vriten kafshet, po priten pyjet, po behet ndotje qe as planeti se mban dot me. Askush nuk thote gje per kete. Ti... je pjestar i mediave, i atyre qe manipulojne mendjet e njerezve dhe shikojne vetem fitimin .....etj etj

Me kete doja te te kujtoja se koncepti i njerezve te pafajshem eshte shume relativ. Pershendetje


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.